Gazeta Nacional Albania

Policia e Kosovës merr nën kontroll Manastirin e Banjskës, disa ushtarakë e policë serbë të arrestuar dhe të vrarë – detajet e fundit

Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimitDyshohet se është gjetur sasi e madhe e armatimit brenda manastirit ku po qëndrojnë agresorëtRaportohet se Njësia Speciale ka hyrë brenda manastirit të BanjskësPolicia del me informacion zyrtar, ja sa sulmues u vranë gjatë shkëmbimit të zjarritShkon në tetë numri i terroristëve të vrarëEdhe një sulmues i vrarë në veri, gjenden dy trupat e tyre
24.09.2023 – 19:16
Sveçla: Së paku tre të vrarë, janë duke u kryer procedurat e identifikimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka arritur që të vë nën kontroll territorin në Banjskë.

Ai ka thënë se deri tani janë tre të vrarë nga ana e sulmuesve, gjashtë të arrestuar prej të cilëve dy janë të plagosur dhe me uniformim, dhe katër të tjerë që janë kapur duke mbështetur operacionin me radiolidhje.

“Vendosëm këtë territor nën kontroll. U bë pas disa betejave të njëpasnjëhsme. Kishim një viktimë. Kryem operacionin pa viktima të tjera. Kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë , dhe katër të tjerë që mbështesnin operacionin me radiolidhje. Se paku tre sulmues të vrarë, po identifikohen dhe barten”, ka thënë kreu i MPB-së.

closevolume_off
Ai ka treguar se Policia ka zbuluar edhe një sasi të madhe të municionit, eksploziv, uniforma, logjistikë dhe ushqime.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshëm të rëndë, eksploziv, unifroma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Ata janë përgatitur për të cenuar sovranitetin e Kosovës”, shtuar tutje kreu i MPB-së.

Disa prej personave të arrestuar Sveçla thotë se janë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”

“Ata kanë dështuar falë sakrificës dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës. Ky është grup terrorist, duke qenë se kanë qenë të kyçur të në akte terroriste. Disa prej tyre të identifikuar si pjesë e Mbrojtjes Civile”, ka thënë Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka thënë se edhe pelegrinët e ndodhur në Manastirin e Banjskës në mënyrë që të sigurohen se s’ka të infiltruar nga grupi terrorist.

“Pelegrinët po kontrollohen në mënyrë që të sigurohemi se se s’ka të infiltruar”, ka shtuar tutje ministri Sveçla.

Kujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në konferencë për media se e diela është ditë e rëndë për Kosovën. “Vrasja e tij [zyrtarit policor] duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”. Ai ka thënë se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor, janë duke vazhduar akoma. “Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.