Gazeta Nacional Albania

PRA KËSHTU KOSOVE.  Poezi nga Ali M. Lajçi (1952-2020)

 

 

 

FJALA E HISTORISË

 

Ka për të folur

në gjuhen e vet

që rritet e rritet

ngadalë e sigurt

 

treshi i dekadave

kalon  si të tjerat

me hapat e par caca

istoriografia 

 

atëherë do filloj

shkrim-leximin

me bazën e fortë

në rregullin e vet

 

Të vegjlit kanë

histori të vogël

për sheqerkat

e xhepit t’gjyshit

 

lodrat e ëndrrat

lojën në rërë

shëtitjen livadheve 

të mbushura lule

 

ata e shkruajnë

historinë për veti

për ngricat e motit

historia shkruhet

 

nëpër dritën e Diellit

të hënës e yjve

dritën e vërtetës

në rritë shkëlqimi

 

 

 

 

 

POETI NË KARANTINË

 

Shtrënguar dorës fortë

me mrrola në ballë

të shtyer për qeshje

bredhishtave të përrallës,

ndërrimit të brezave

herë tepër herë pakë

ngjasim ne vritmë cjapi

o në këngë t’ gjinkallës.

 

Dhe priste për të parë

zogj t’artë si kishte dëgjuar

fjalë të shkuara e mbretëri

për të pasur më lehtë,

kuptimin e asaj së nata

i pushton tokë det e ishuj

qytete e fshatra  njësoj

dita të kalohet më e qetë.

 

njerëzit vallëzojnë me Ditën

doreza për një përdorim

me maska në gojë e hundë

nga doli zjarri  erdhi uji

as akulli s’është larg tyre,

rënë thellë   në meditime

n’kërkimin e lakmisë madhe

u has harrimi se po jetojmë

luciferët bëjnë roje një lyre!

 

16.03.2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DIAGNOZË

 

Jeton me frikë

Dhe pritje të rendë

 

Trembet në gjumë

Si fëmijët

 

Padrejtësitë për te

Ishin punët që bëri

 

Ai bëri padrejtësi

e punë tjera të këqija

 

11.04.2020

 

 

 

PRAG MOSHE

 

Bëmë rrugë bile të gjatë

Mos bash asaj sigurt po

Të asaj gjatësie do shkelesh

Helmin shtarën Odisenë

Lojën symbyllas

Qumështin e bletëve

do njohësh në këtë rrugë

të cilës frymues po je

do të besh patjetër

edhe ti po i fale emër tjetër

ajo që të them është.

 

11.04.2020

 

 

 

 

 

 

 

PRA KËSHTU KOSOVË

 

Ushtimë në histori

Shtrirje në gjeografi

 

E shkruar në libra

N’ det dhe ishuj shprese

 

Në mes oqeanit temë dite

Mbi thellësinë e kaltër

 

Ka ngjarë që pastaj

Të behet pagëzim ndër mile

 

Temë e ditës ishe në udhë

Mbi thellësinë e kaltër

 

E në breg dheu bleron

E imja ëndërr ksenofilë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BLERIMI I MALLIT

 

Me mua po luanë mërzia dhe po me mund

Ndër hije i qëndroj gjethet e veta shkund

 

Pak dal n’ fushë ajo me thotë edhe unë me ty

Njeri rrugës s’ takova anëve s’me zuri sy’.

 

Të gjithë jemi si n’karantinë si ne e tërë bota

Prerja e krahëve t’ keqes përpjekjet e kota.

 

Ishin ato çaste dikur si janë tash,  ku jemi

Ato klasë janë ashtu sikur ka mësuar Azemi

 

Shkolla atje të lisi, moshë shumëfishta  jona

Pjesë biografie Ernestiane dhe vargu tevona:

 

-“Më harro bukur, thuaj u pamë në një përrall                                                                                                         Siç thoshte Ai, -aty filloj të bleroshet  një mall!…

 

25.IV.2020

SHËNIME PËR  AUTORIN

 

 

Ali M.LAJÇI(1952-2020) u lind  në katundin  Nabërgjan, në rrethin e Pejës më ku edhe i mori mësimet e para fillore  ndërsa shkollën e mesme ekonomike e mbaroj në Pejë. Studioj dhe diplomoj në Fakultetin Juridik  të universitetit të Kosovës në Prishtinë. Pranë komisionit, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë iu nënshtrua provimit të Jurisprudencës që e kaloi me sukses nga edhe mori licencën e avokatit, është anëtarë i OAK në Prishtinë. Ishtë anëtarë i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës. Si student ka marrë pjesë në konkurse letrare (poezi) si në “ Bota e Re “. Ali M.Lajçi është përfaqësuar në përmbledhje të përbashkëta me poezi dhe si i tillë është përfaqësuar në Antologjinë e poezisë së poetëve të Pejës të përpiluar nga Muhamed Kërveshi

Ali M.Lajçi ishte  personalitet  krijues e letrar poliedrik.Përveç poezisë për të rritur ka shkruar dhe botuar  poezi për fëmijë, tregime për të rritur, tregime për fëmijë dhe nuk janë të padukshme as përpjekjet e tij në fushën e artit figurativ, në ilustrimin e ballinave të librave, me shumë mjeshtri dhe domethënie  punon vinjetën në teknikë të grafikës.

Ka shkrur poezi dhe prozë, për  të rritur dhe për fëmijë. Deri tani ka  të botuar  këto vepra poetike:

1996 – “Mashtrimet e shevarit”, poezi për të rritur,

2000 –“Dhelpra flet me bisht”, poezi për fëmijë,

2005 – “Pranvera ma fali një vetull”, poezi për fëmijë,

2007 – “Këmisha e diellit”, poezi për të rritur,

2013 –“Frymëmarrje kosovare”,poezi për të rritur në gjuhën  romune

2016 – “Portret pa kornizë” ,poezi për të rritur ,

2017 – “Në karvanim poetik” , poezi per fëmijë dhe të rinj,

2017-  “Dikush ma vodhi ëndrrën”, poezi për fëmijë dhe tër rinj,

2019 –  “Kur e thërras Pranverën”  poezi pë fëmijë dhe të rinj,

2020 – “Edhe për gjyshin” poezi për fëmijë dhe të rinj,

I

Mbase vetes ka lene dhe shume dorshkrime qe do të botohen ne vazhdimsi …