Gazeta Nacional Albania

Presidenti Amerikan Biden, kryen homazhe para trupit të Mbretëreshës Elizabeth

Mijëra policë, qindra trupa britanike dhe një ‘ushtri’ zyrtarësh bënë përgatitjet përfundimtare të dielën për funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth që do të mbledhë udhëheqës nga mbarë bota.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden ishin mes mijëra njerëzve, që nga londinezët, turistët dhe udhëheqësit botërorë, që po bëjnë nderimet e tyre në “Westminister Hall”, një nga ndërtesat e parlamentit britanik, një sallë 900 vjeçare, ku ndodhet arkivoli me trupin e mbretëreshës.

Pas nënshkrimit të librit zyrtar të ngushllimeve, Presidenti Biden do të marrë pjesë në një pritje në Pallatin Buckingham, të shtruar nga Mbreti Charles. Të hënën zoti Biden do të marrë pjesë në funeralin shtetëror në kishën “Westminster Abbey” mes 500 udhëheqësve të tjerë botërore të ftuar në funeral. Të ftuar janë gjithashtu qindra punonjës të shoqatave britanike të bamirësisë.

Një varg i madh njerëzish, prej mbi një kilometër i gjatë, priti në radhë për të parë arkivolin e zhvilluar homazhe. Të hënën në mëngjes, arkivoli do të dërgohet në kishën “Westminster Abbey” për funeralin e mbretëreshës.

Në një radhë kilometrike, mijëra njerëz vazhduan të prisnin për orë të tëra, nën temperaturat e ftohta të natës.

Tetë nipërit e mbretëreshës, të udhëhequr nga trashëgimtari i fronit, Princi William, rrethuan arkivolin dhe qëndruan në heshte kokë ulur gjatë një vigjiljeje të shtunën në mbrëmje.

Ndër udhëheqësit e huaj, në Londër ishte edhe kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, e cila tha për BBC-në se ndjehej e përulur që përfaqësonte vendin e saj në funeral dhe për të dëshmuar respektin dhe pikëllimin kombëtar për mbretëreshën e ndjerë.

Mbarë Britania do të mbajë një minutë heshje në mbrëmje për të nderuar mbretëreshën që u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96 vjeçare, pas 70 vjetësh në fron.