Gazeta Nacional Albania

Presidenti George Bush surprizon studentët shqiptarë, pozon me ta me flamurin kombetar shqiptar

“Dërgesë speciale nga presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi!
Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, The Clam Shack në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.
Studentët u kënaqën me takimin me ish-presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”.
Kështu shkruan Ambasada amerikane në Tiranë, që ka postuar edhe foton e kësaj surprize