Begaj uron kryebashkiaken e parë shqiptare në SHBA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi për fitoren si kryebashkiakja e parë shqiptare në ShBA. Znj.Violetta Berisha.
Presidenti Begaj e cilësoi suksesin e saj “si një model frymëzimi dhe krenarie.”
Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit shtoi se fitorja shënon një moment historik jo vetëm për Berishën por për të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA.
“Urime Violetta Berisha për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.
Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA.
Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, shkruan Begaj në facebook.