“S’ka më e dashur dhe më e dhimbshme se vendlindja. Ajo është foleja e parë dhe më e ngrohtë e njeriut. Sado që të jetë e vogël dhe sa do ti të jesh i madh, ajo emrin e ka vendlindje”.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë ta kaloj në vendlindjen e tij, në Çepan, 17 kilometra larg qytetit të Çorovodës.
Edhe pse një fshat i thellë mes maleve të Çorovodës, vendlindja e kreut të shtetit ka një natyrë dhe peisazh piktoresk që në stinën e pranverës bëhet edhe më i bukur.
Dhe kur viziton fshatin e lindjes nuk mund të harrosh shtëpinë ku je lindur e je rritur.
Këtë ka bërë sot edhe Meta, i cili ka zgjedhur t’ua tregojë shqiptarëve përmes fotos që ju sjellim më poshtë.
Ilir Meta ka lindur më 24 mars të vitit 1969 në fshatin Çepan të Skraparit, në ora 04 të mëngjesit, datë që përkon edhe me festën e Sulltan Novruzit atë vit.
Syri Tv