Gazeta Nacional Albania

Presidenti Meta merr pjesë në  Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Kërcimit

Presidenti Meta merr pjesë në  Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Kërcimit

 

 

Kërcimi i Tropojës, kryevepra e trashëgimisë shpirtërore të kombit

 

“Festivali organizohej nga shoqata “Kërcimi i Tropojës” me president koreografin Skënder Haklaj ‘Mjeshtër i Madh’ me mbështetjen e bashkisë Tropoje dhe përkujdesjen e Ministrisë se Kulturës.”

 

Nga  Fran MULAJ

 

 

Për dy dite radhazi ne prehër te alpeve, banoret e qytetit Bajram-Curri ishin ne feste. Atmosfera festive ndjehej ne te gjitha sheshet e rrugët e qytetit. Ritmi i tupanëve dhe hapat e kërcimtareve pjesëmarrës ne ketë festival, te ardhur nga trevat shqiptarë bënin qe jehona te ndjehej ne te gjithë vargmalet e alpeve.

Festivali organizohej nga shoqata “Kërcimi i Tropojës” me president koreografin Skënder Haklaj ‘Mjeshtër i Madh’ me mbështetjen e bashkisë Tropoje dhe përkujdesjen e Ministrisë se Kulturës. Si prolog ishin grupet fituese te konkurrimit mes shkollave 9 Vjeçare e te Mesme organizuar 2 Dite me pare. Për te hapur ketë event artistik mbarëkombëtar iu dha fjala ‘Mjeshtrit te Madh’ veteranit te artit Tropojan AliMula.

Te pranishmit i përshëndeti edhe zv/Kryetari i Bashkisë Tropoje z. Astrit Margjeka. Siparin e festivalit e hapi grupi i valltareve te shoqërisë kulturore artistike “Ardhmëria” Gjakove për te vijuar me grupin e Shtëpisë Kulturore Artistike “Brezat” Shkodër, grupi i Pukës, Shtëpia Kulturore Artistike “Liria” e Tuzit Mal i Zi dhe Shtëpia Kulturore Artistike “TradFolk” Tirane. Ne alterimin e grupeve konkurruese ishin te ftuar këngëtaret e karrierës; Leke Pecnikaj, Vitore Matoshi dhe AdaGjyriqi. Për vlerësimin e vlerave artistike te kësaj veprimtarie madhore ishin ftuar një juri mjaft profesioniste me kryetar z. ArjanÇukniçi dhe anëtar z Genc Kastrati, HelkaSaraci, AndreaKokeri dhe kompozitori Kole Susaj ‘Mjeshtër i Madh’.

Nata e dyte nisi me një urim mirëseardhje nga Presidenti i Republikës z Ilir Meta nga kryetari i Bashkisë Tropoje z. Besnik Dushaj i cili shprehu dhe mbështetjen e pa kursyer ndaj kësaj vlere te trashëgimisë shpirtërore te kombit. Pastaj përshëndeti zoti Ilir Meta duke bere edhe shpërndarjen e diplomave te kurseve 3 vjeçare te drejtuara nga mjeshtri Skender Haklaj, si ne Tropoje edhe ne Tirane, duke u shoqëruar nga një valle masive nga e sapo diplomuarit si dhe nga veteranet e valles Tropojane, pjesëmarrës ne shume veprimtari kombetare si: Bube Mici, Haxhi Hoxha dhe Hajrie Haklaj.

Rradhen e konkurrimit e nisi grupi i SHKA ‘Maja Karafili’ Plave-Guci per te vazhduar me Matin, Dibren dhe mbyllur me artistet e SHKA ‘Shqiponja e Dukagjinit’ Gjakove.

Te gjitha grupet konkurruese sollën vlerat burimore qe përfaqësonin si dhe evoluimin e përpunimin e valles tradicionale duke vene dore koreografike.

Ne mbyllje, juria beri vlerësimet përkatëse:

Me çmim te pare –  Burimore ‘Brezat’ –Shkodër

Përpunuar ‘Iliria’ –Tuzit

 

Me çmim te dyte – Burimore Mati e Dibra

Përpunuar ‘TradFolk’ –Tirane,

‘Ardhmëria’ –Gjakove

 

Me çmim te trete – Burimore Puka, Plave-Gucia

Përpunuar ‘Shqiponjat e Dukagjinit’ Gjakove

 

Veprimtaria u mbyll me urimin e vazhdimësisë dhe te takimit ne festivalin e dyte mbarëkombëtar te kërcimit.

Ne funksion te festivalit nga shoqata kulturore “XhelalGosturani” u organizua promovimi i botimit studimor “Aty ku trupi flet” me autor “Mjeshtrin e Madh” studiuesin, interpretuesin dhe koreografin tropojan Skender Haklaj.

Hapi veprimtarinë kryetari i shoqatës z. Ali Syla përshëndeti zv. kryetari i Bashkisë Tropoje Z. Astrit Margjeka. Pati edhe shume referenca nga mësuesi veteran Z. Zenel Vidrica. Z. Xhevde Mala solli ne kujtese te pranishmeve homazh për artistet Tropojanë qe bene shume për arritjen e artit Tropojan ne majat me te larta te artit tone kombëtar dhe tani nuk rrojnë më qe nga e madhja Fatime Sokoli, Ali Logu, Sokol Arifi, Shaban Mula, Isuf Gosturani, Sali Doci etj. Kumtuar edhe njerëzit e letrave shqipe Petrit Zëneli, Lulëzim Logu, Skënder Hoxha (Poet), Kryetari i shoqatës se ‘Krijuesve’ Peje, si dhe koreografet Maestro Arjan  Suknici e Genc Kastrati duke u ndalur tek ndihmesa qe u jep ky libër studimor zhvillimit shkencor te artit koreografik shqiptar. Falënderoi te pranishmit autori z. Haklaj për vlerësimet e bëra duke u ndalur te pasioni i tij i hershëm qe e ka bere hajdut te stilit dhe vlerave te kërcimit Tropojan. E mbylli duke falënderuar koleget e bashkëpunëtoret nder vite qe me dhanë krahë e  qe te ngulmojmë qe kjo vlere e trashëgimisë tone kombëtare, siç është kërcimi i Tropojës te kaloje ne ruajtje te UNESC-os

 

 

 

 

Shumë i emocionuar të merrja pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar “Kcimi i Tropojës”. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi. Organizimi i festivaleve të tilla jep një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë qëllim.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat kaq patriotike, krenare dhe fisnike të Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s, trashëgimisë kulturore botërore.