Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish përmes një mesazhi, ndërsa ka vlerësuar dhe procesin e votimit në vendin tonë.
Në një postim në ‘Facebook’ Meta thekson se tashmë është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve ky proces. Mes të tjerash ai bëri thirrje që askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine.
REAGIMI I METËS
Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.
Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.
Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!
Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!
Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.
Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!
Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim.