Gazeta Nacional Albania

Presidentja Vjosa Osmani viziton Tiranën në 4 dhe 5 shtator, zbardhet axhenda

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj
Presidentja Vjosa Osmani do të vizitojë Tiranën më 4 dhe 5 shtator.
Pritet që temë e takimit të jenë intesifikimi i maredhenieve mes dy shteteve shqiptare dhe sidomos forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, siguria rajonale dhe faktorët që mund të kërcënojnë këtë siguri, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Vjosa Osmani është një udhëheqëse karizmatike, e fortë, energjike dhe me një vision demokratik për të ardhmen e Kosovës në paqë me vetën dhe të tjerët. Ajo shquhet për qendrimet e saj të hapura, demokratike dhe properendimore, si një polimezuese e pakompromis dhe luftëtare e të drejtave të Kosovës. Osmani ka drejtuar shpesh kritika edhe ndaj kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama, dhe politikave të tij për Ballkanin e hapur që faktorizionin Serbinë në rajon dhe anashkalonin Kosovën, kritika të cilat kanë qënë vëllazërore dhe konstruktive. Në fund vetë zoti Rama u detyrua të heqë dorë nga Ballkani i hapur, duke provuar si të drejta qendrimet mosbesuese dhe skeptike të Prishtinës.
Në këtë periudhë të mospajtimeve të qeverisë së Kosovës me faktorin perendimor, për shkak të provokimeve të qeverisë serbe dhe destabilitetit që sponsorizon Beogradi në veri të Kosovës, Presidentja Osmani ka qënë një amortizuese e këtyre konflikteve me aleatët strategjikë të Kosovës, duke mbajtur hapur komunikimin me Uashingtonin dhe Brukselin, ajo ka mbrojtur të drejtën e Kosovës për të ushtruar kopetencat e saj kushtetuese në të gjtihë territorin e saj por edhe ka nënvizuar rëndësinë jetike që ka për të ardhmen e Kosovës ruajtja dhe forcimi i maredhënieve me SHBA-të.

Më poshtë gjeni disa nga detajet e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.
04 shtator 2023
10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.