Presidetja e Kosovës Vjosa Osmani i dorezoi shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, nderit të kombit, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Në një status në fb Osmani me këtë rast shkruante:
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”!
Sic dihet shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare ka qënë një zëdhnës i shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së tyre për mbijetesë gjatë sundimit të egër serb, si dhe gjatë luftës për liri në vitet 1998-1999, si në letërsi, në publicistikë dhe në të gjitha qarqet politike me ndikim në Europë, SHBA dhe botë.
Presidetja Vjosa Osmani i ka dorezuar shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës
