Gazeta Nacional Albania

Prof. Albert Nikolla: SHQIPJA ESHTE SHKRUAR QE NE PREJHISTORI ME SHKRIM GJEOMETRIK

Bisedë me gjuhëtarin Albert V. Nikolla Bruksel…

SHQIPJA ESHTE SHKRUAR
QE NE PREJHISTORI
ME SHKRIM GJEOMETRIK.
————————————————————-
Shqiptari me gjuhën e tij kozmike jeton në të gjitha dimensionet e Universit, kjo është arsyeja pse është Krenari të jesh Shqiptar… Shqiptaria të garanton përjetësinë, është më shumë se Fe, është ekzistencë në dritë… Prandaj gjuha dhe Kombi ynë janë sulmuar e sulmohet pa mëshirë nga demonët e errësirës!

Intervistoi dr. Mujo Buçpapaj

Dr. Mujo Buçpapaj; Mirdita Zoti Albert Vlash Nikolla! Gëzuar festën e Alfabetit Shqip!
Faleminderit për urimin. Gëzuar festën edhe për Ju personalisht, dhe për gjithë stafin dhe bashkëpunëtorët e gazetës Nacional !
Mujo Buçpapaj: Jemi në një ditë të shënuar per kombin shqiptar , atë të Kongresit të Manastirit i cili u zhvillua mes datave 14 dhe 22 nëntorit të vitit 1908! Edhe sot pas 114 vitesh ka diskutime nëse u zgjodh forma e duhur e këtij alfabeti?
Nuk e di nëse duhet festuar apo duhet vajtuar ky alfabet… Për hir të së vërtetës, u deshën 8 ditë që delegatët të binin dakord për alfabetin, dhe kontradiktat kane qenë të mëdhaja mes shoqatave të ndryshme, aq’ sa u desh ndërhyrja e Konsullatës Austriake në Shkodër për të vendosur alfabetin Latin.
Mujo Buçpapaj; Sipas jush, ishte ky një sukses i Gjuhës Shqipe ?! … apo një dështim me sukses?
Thjesht vendosën konjukturat politike ndërkombëtare për fatin e Shqipes. Ka patur një linjë ndërhyrjesh të planifikuara që më herët, që në shekullin e XVIII, sipas projekteve të Nikita Ivanovich Panin, ministrit të saj të jashtëm ngaku mori frymëzim Pashiç një shekull me vonë, për hartimin e planin të tij për gjenocidin fizik apo degdisjen e shqiptarëve nga gadishulli Ilirik drejt Turqisë. Pas aplikimit të Planit të Rusisë, të hartuar nga Katerina e Rusisë dhe gjithë makineria e rëndë e perandorisë Ruse, për shkatërrimin e Etnive me origjinë ilire, ishte dhe Anglia që në një momente të caktuar, hëngri “qoften e prishur ruse” pas një marrëveshje tregtare, dhe pranoi që në territorin e Ilirisë së Jugut, të krijohej një popull i ri Grek. Alfabeti duhej të ishte goditja e fundit që i duhej dhënë Gjuhës shqipe, për të humbur gjithë kulturën Ilirike dhe për t’ja akorduar dhuratë në “tabaka” shtetit të sapokrijuar, projektuar nga Orlovi dhe drejtuar nga Otto i Bavarisë. Greqishtja e re, e implementuar nga “Orthodoksizmi si ideologji e shpirtit të ri unik të “Kishës Konias-Turqi ” dhe krijoi një gjuhë pa identitet të qartë, po që bazohej mbi anti-shqiptarizmin e karamanlinjve ortodokse turq, që u vendosën si kolonë në ish territoret e Greqisë Antike nga viti 1821 deri në vitin 1923.

Mujo Buçpapaj; Cila pjesë e gjuhës shqipe e pësoi më shumë nga ky proces i tjetërsimit kulturor e etnik të trojeve Ilirike të Ballkanit?

Sidomos shqipes Arvanite Atike u vra përjetësisht , sepse me një alfabet të ri u hodhën në koshin e harresës rreth 4 mijë vjet histori , rreth 80 për qind e letërsisë dhe rilindjes tonë Kombëtare të shkruar në gjuhën Arvanite , të cilat gjenden edhe sot në arkivat e Turqisë, Greqisë, Hilandarit, Vatikanit e Venecias, po që konsiderohen si Greke… në mos qofshin eliminuar definitivisht. Pra alfabeti Fenikas i Kadmosit, atit tonë Ilirik me 56 shkronja që ishte aq perfekt për gjuhen shqipe u zëvendësia me atë Latin. Unë sjam kundër alfabetit latin, por ne s’mund të merrni një alfabet të ri, për të humbur gati gjithë letërsinë dhe historinë tonë!
Mujo Buçpapaj; Meqenëse ju jeni një njohës shumë i thellë i prehistorisë së gjuhës shqipe dhe dialekteve, si e shikoni në aspektin teknik të Alfabetin e Manastirit ? A është ai fuksional?
Ne vijmë nga veriu dhe dihet adhurimi që kemi për veprën e Fishtës, pasi dimë të lexojmë atë me gjithë koloritin e tij Homerik . Po ai ishte një prift Katolik , i dashuruar me Latinishten! Dhe nuk e menduan gjatë, se donin të turreshin pas perëndimit të ndritur. U bënë gabime fëminore në zgjedhjen e Alfabetit. Për shembull, për bashkëtingëlloren */sh/ nga ana grafike do të ishte më e lehtë të përdorimi i simbolit */Š → š/. Kjo vlen edhe për bashkëtingëlloren */dh/- që për mua mund të ishte në formën grafike */Ɖ→đ /, për bashkëtingëlloren */ J→j/- ja mund të ishte */Ï→ï/, */Nj-nj/ mund të ishte */Ǹ→ñ/ -, */Th-th/-ja/ mund të ishte */Ŧ→ŧ /, bashkëtingëllorja */Rr-rr/ mund të shënjohej si */Ř→ř /… pra edhe sot alfabeti ka shumë probleme teknike, sidomos për Shqipen Gege, pa llogaritur sistemin e zanoreve kolorike të gjata, të shkurtra dhe hundore etj , të cilat u zhduken nga qarkullimi, si: */ā/, */ȧ/, */â/, */õ/, */ ö/, */ô/, */ē / , */ê/, /è/, */é/ ,*/õ/ ,*/ö/ ,*/æ/, */ü/, */û/,*/ū/,*/ũ/ etj. Kjo mund të zgjidhte dallimet mes foljes */qép/ dhe emrin */ qēp/, emrit */ûj/ dhe pasthirrmës */ūj/, mes formës habitore */ ā / (po habitem) dhe foljes Gege /â/ (asht, është), fjalë ajër do të shkruhej më bukur në versionin geg */ær/(Ajër), që vjen nga togfjalëshi i vjetër */â er/(ajër) i sumerishtes. Shkurt ; alfabeti aktual nuk pasqyron realitetin historik dhe atë të sotëm të gjuhës shqipe. Hartuesit e alfabetit shqip, po të ishin konsultuar me Historinë e shqipes, do kishin zgjedhur alfabetin e Kadmit, atë që sot quhet alfabeti i vjetër Grek. Po me që zgjodhën alfabetin latin definitivisht , duhej që kohën ta kishin shpenzuar në diskutimin e zgjidhjeve tekniko-grafike të alfabetit dhe jo me diskutimet pafund alla-shqiptarçe, siç tregojnë kronikat e kohës?!
Mund të jeni pak më i qartë, më konkret?
Pra në 8 ditë u bë një operacion Kirurgjikal për të hequr Nënës Ilirike, një foshnje nga barku i saj, e cila u quajt Gjuha shqipe. Nënën e varrosën të gjallë në mënyrë anonime në varrin e prehistorinë dhe antikitetin e Shqipes…. Me kufomën kulturore të ilirishten u ushqyen kombet e reja si Greqia Koniane, Serbia e krijuar me minoritetin sllav bullgar, por edhe Turqia e krijuar me përzierjen Osmano- Shqiptaro -Selçuke dhe Bullgaria e ngritur mbi rrënojat e Thrako-ilirishtes B… Ky ishte finalizimi i Planit të Katerinës së Madhe, i cili u materializua një shekull më vonë me kapitullimin turk, në të famshmin “Traktat të Shën Stefanit” dhe u implementua me vonë gradualisht me ndarjen e Ballkanit në shtatë shtete, duke i dhënë fund njëherë e përgjithnjë mundësisë së rikrijimit të një shteti të fuqishëm Ilirik. Rusët e dinin se ky shtet do të ishte një pengesë e pakalueshme për aspiratat Ruse e cila udhëhiqej nga filozofia: “Европа станет русской” (Evropa do të bëhet Ruse). Edhe sot e kësaj dite, teksti i marrëveshjes nuk është publikuar, pasi ky dokument hedh në erë ekzistencën Morale të Turqisë , Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë… Gafa gjermane e Bismarkut që u tremb para Rusisë, i kushtoi Kombit Gjerman, atij Rumun dhe atij Shqiptar humbjen e rreth 1 milioni km katrorë sipërfaqe. Prusia e Bismarkut në kartën e Evropës quhet Kaleningrad.
Pyetja shtrohet ; Pse “kardashët” tanë Turq , (meqenëse na konsiderojnë si vëllezër, – nuk e publikojnë dokumentin e plotë të marrëveshjes së Fshehtë)…. “ Nëse del në shesh historia e vërtetë e etnisë Ilire – Ballkanin dhe Turqinë do ti merrte lumi”…. sepse janë Vëllezër që ta ngulin thikën mbas shpine!

Mujo Buçpapaj. Pra nëse do të ishit ju;, do të zgjidhnit alfabetin e Greqishtes se vjetër, i cili i ka të 36 shkronjat që i përshtaten gjuhës shqipe?
Sigurisht, për mua alfabeti i Greqishtes e vjetër, do të na krijonte mundësinë që brezat e rinj ta lexonin Homerin thjesht me anë të Gegnishtes, siç lexon një Italian i sotëm Virgjilin në Latinisht. Studimet e fundit kanë treguar se Shqipja ka të njëjtin sistem gramatikor të njëjtë me Hitishten dhe Greqishten e vjetër, sistem i transmetuar edhe në gjuhët gotike (Gjermane), ndërkohë që Greqishtja e re nuk eshtë e modelit gjerman në aspektin gramatikor, pra del të mos ketë lidhje me Helenishten e vjetër, por thjesht ka marrë fjalë prej saj , të cilat nuk janë natyrore brenda saj por janë thjesht të huazuara, pasi dalin me etimologji të panjohur për gjuhëtarët grek, po që çuditërisht shpjegohen me shqipen Gege.

Mujo Buçpapaj; Por në të gjitha studimet thuhet se shqipja nuk është shkruar asnjëherë , dhe se libri i parë i gjuhës shqipe është Meshari i gjon Buzukut…
Kjo është nga teoritë më “bidon” që mund të ekzistojë: I bie që gjuhën shqipe ta këtë folur e shkruar, i pari një prift, i cili ka duhej të ishte një zot, se shpiku një gjuhë… shtrohet pyetja ; Po alfabetin e këtij shkrimi nga e mori… E krijoi vete bazuar në alfabetin latin , pra e “vodhi”, apo ja sollën të tjerët dhe ja vunë në tavolinë… Po populli “analfabet” si arrita që ta mësonte si me magji gjithë këtë gjuhë të civilizuar ?! Populli si e kuptoi me telepati fetare…. apo spati nevojë se ja lexonte Urata nën dhunën turke ky priftërinjtë katolikë nguleshin në Hunj… del pyetja, kaq shumë kisha paska pasur Shqipëria asokohe që Buzuku , (dhe pse nuk ekzistojnë sot- apo çliruesi unë turk i ktheu në Xhamia për të na bërë nga Qafiristansa Arnautë në Nursitansa Arnautë. Nëse kemi vetëm një kopje! Ku u zhdukën kopjet e tjera . Apo shtypi vetëm një kopje, thjesht për ta lexuar vetë për snobizëm, se nuk i pëlqente latinishtja e Shën Jorenimit. Apo vendosi të shkruante biblën në shqip ! – që të ishte i pari dhe i fundit që do të mahniste Eqrem Çabejin… dhe k’tu fillon gjuha shqipe, sipas akademikëve pa vepra… apo me vepra plagjiaturë. Këtë thonë gjuhët(h)arët e Tiranës!
Mujo Buçpapaj; Pra ju Zoti Nikolla mendoni se ka diçka që nuk shkon, me alfabetin por edhe me Shqipen në tërësi
Ne na mashtrojnë çdo ditë! Meqenëse shqiptarët internacionalizuar e abandonuan kulturën e tyre të lashtë, me lejoni t’ju jap një shembull pikërisht me fjalën */abandonoj/ që konsiderohet si e marre nga frëngjishtja. Po ti hyjmë studimit morfologjik struktural dhe etimonial të fjalës ! Etimoni fillestar ose folja */do/ (dua) , është e shqipes, edhe folja */don/ e shqipes gjithashtu, (ta zëmë ; */A po don/; */don me ba/, */çysh po don/”) , Nga fjala */don/ vjen edhe fjala */donacion/ (dhënie – bamirësi) . E kundërta e foljes */do/ është togfjalëshi */nuk do/, që në gegërisht gjendet në formën */ndo/ dhe */ndon/ (nuk don)… Nga togfjalëshi i gegërishtes */a ban ndon /, ( Eshtë bërë i pa-dashur) pra rrjedh fjala */abandon/. Merr cilin-do fjalor zyrtar të shqipes, të gjithë e nxjerrin me origjinë franceze ndërkohë që në latinisht është ; */desere/. Shihni se deri ku ka arritur arti i gënjeshtrës Akademike. Ata qëllimisht e kanë abandonuar kulturën tonë, dhe tani s’kemi asgjë, madje as një alfabet të hajrit.
Mujo Buçpapaj; Në të gjitha manualet historike botërore, shqipja përmendet se është shkruar në shekullin e XV… cili është mendimi juaj!
Studiuesit më të mëdhenj të prehistorisë së gjuhëve i evidentojnë forma të shkruara të fjalëve para -shqipe, në Dialektet Mesape, Japige, Venete, Iliro – Ardiane, Dardane e Ashene (Atike) . Për shembull Hans Krahe që ka 5 vepra voluminoze mbi ilirishten , ka deshifruar shumë prej tyre , madje ai ka arritur në konkluzionin se Gjithë Sistemi Hidrik i Evropës , është Hidro-Nomi e Ilirishtes, e cila gjen shpjegim me shqipen e sotme, Kuptohet versionin Geg. Të këtij mendimi kanë qenë pjesa dërmuese e gjuhëtareve. Por mund të shkojmë dhe më tek në arsyetim… Ku e hasim shkrimin e parë në forma Kunjash…. në Vinça, rreth 7 mijë vjet më parë… apo shkrimi gjeometrik, që rezulton të ketë ekzistuar në afrike para 150 mijë vitesh.. A kemi shkrime të mëhershme…Po kemi piktogramat e Gjugjës në Mirditë , të Kojzakut në Dibër, të shkallës në Mat, po dhe në Kosovë. Si ka mundësi që i njëjti model grafik u gjet më vonë në Lindjen e mesme? ¨Pse nuk quhej në gjuhën arabe “fi shakl dabus “ , po në gjuhën shqipe “Kuj në form”(kuiniform) … pastaj si erdhi dhe u sintetizua në shkrimin Etrusk të Lemnosit … Si i transformua shkrimi në Etrusk e Ilirik (Quhet sot Grek antik) dhe më pas në Latin…. Nga na doli Alfabeti Cirilik, të cilin po ti heqësh /c/-në, kthehet në Ilirik… Pse gadishulli Apenin ka origjinë etimologjike nga emri i fisit ilir */japeth- japethin/ ?

[ ]

Pastaj Kemi fjalën */en/ në shqip, */enki/ (Perëndia e krijimit në sumerisht) , Enkel (Ilirët e parë Enkelejd’që krijuan mbretërinë e parë evropiane të njohur me mbret Kadmin Fenikas dhe mbretëreshë nënë Harmoninë – rreth liqenit të Ohrit), dhe */enki/ (engjëll në gjermanisht ) nga vjen edhe fjale English … si ka mundësi të ekzistojë një kronologji aq perfekte logjike e krijimit të emrit me kronologjinë grafike të krijimit të shkronjave… Vetëm shqipja i deshifron këto ekuacione të vështira historike e gramatikore…. Atëherë kush nga shkencëtarët mund të dalë e të thotë se Shqipja është shkruar vonë kur në Sumerisht gjenden mbi 5 mije fjalë identike të Gegnishtes siç i përdorim ne sot, apo gjejmë lakimin e emrave dhe foljeve në të njëjtat sisteme gramatikore si në Hitisht. Si ka mundësi që kemi kulturën e Xarës primitive në Sarandë, (përveç emrit “Mésopotam” diku aty afër ), dhe si shprehje e këtij civilizimi gjendet edhe një Qytezë me mure te vjetra ciklopike, ku ka maja shigjetash dhe heshtash me gurë të mbrehte stralli që përdorte njeriu primitiv para 50 mijë vitesh…. A ka ndonjë shenj civilizimi më të vjetër në Evropë e Azi të Vogël , sesa ajo e Xarës në Shqiperi?!
Mujo Buçpapaj ; Po thuhet se njeriu i parë ka jetuar në Afrike, dhe se ai ka qenë i zi… Gjithë antropologjia botërore e thotë një gjë të tille…
Më falni… Para 2 milionë deri para 12 mijë vitesh, gjithë bota ishte nën Akullnaja dhe e vetmja zonë e banuar për specin tonë ishte zona ekuadoriale e Afrikës, me një temperaturë mesatare vjetore 5 deri në 15 grade celsius… Si mundet në një temperaturë të tillë, njerëzit që kenë qenë të zinj me melaninë në lëkurë. Kanë qenë me më shumë lesh në lëkurë për shkak të ftohtit, po jo të zinj. Sipas të gjitha matjeve antropologjike , njerëzit në afrike kanë qenë Albinë, dhe ky fenomen shfaqet në formë atavizmi dhe sot kur shpeshherë lindin albinë mes popujve të sotëm të Afrikës, Europës apo Azisë. Atëherë si na paska qenë njeriu i parë; i zi apo i bardhë…. Shkenca nuk ecën mbi opinione personale, por në të vërteta reale, bazuar mbi Gjeologjinë, Antropologjinë, Gjenetiken , Matematikën Gjuhësore fillestare, inxhinjerinë gjenetike, dhe të dhënat arkeologjike. A e dini se mes tetë skeletet 300 000 vjeçare të homo-sapiensit primitiv, të gjetura në Atlas të Marokut nga Jean Jacques Hublain, gjendet edhe një kafkë e ruajtur mirë që rezulton e njëjtë me karakteristikat e kafkave të Suedezeve të sotëm. Pra teoria e Albës, albinëve dhe Albanëve si fillestarë, nuk është një shpikje e imja….po vjen nga thellësia e prehistorisë kulturore të njerëzimit, ashtu si gjuha dhe alfabeti ynë nuk fillojnë në mesjetë, por në fillesat e species humane.
Mujo Buçpapaj; Le të kthehemi tek alfabeti ynë. Si mund të korrigjohen gafat historike për rishkrimin e historisë tonë. A ka vend për një standart të ri të shqipes dhe për një sistem grafik të përmirësuar?
Ne si shqiptarë jemi pjesë integrale shumë e rëndësishme e historisë së njerëzimit. Nuk them ta shkruajmë historinë që të fillojmë ti eliminojmë apo ti sundojmë popujt e tjerë që tashmë janë krijuar. Realiteti politik i Ballkanin është i pakthyeshëm dhe në duhet të mësohemi të jetojmë me këta Ilirë të tjetërsuar në Turq, Grek të rinj, Sllavë. Edhe ata e dinë se kanë të njëjtët paraardhës si ne. Problemi është që të shkruhet historia reale, të na jepet pjesa që na takon, të ndalojë asimilimi dhe gjenocidi ndaj pjesës së mbetur Ilirike. Sa i takon përmirësimit të drejtshkrimit, ekziston një nevojë imediate. Sistemi teknik i drejtshkrimit, ana grafike mund të modernizohet , të thjeshtëzohet dhe të pasqyrojë direk të gjitha fjalët e shqipes. Kjo do ta bënte gjuhën shqipe më lehtësisht të kuptueshme për fëmijët dhe më të lehtë për tu mësuar nga të huajt.
Mujo Buçpapaj: Në përvjetorin e katërmbëdhjetë të alfabetit shqip, gjuha shqipe vazhdon të sulmohet në Maqedoni, sidomos. Biblioteka Shqipe e Manastirit, qyteti ku lindi alfabeti i sotëm është nën sulm të pandërprerë nga pushteti dhe autoritet lokale, me qëllimin për tu mbyllur.
Maqedonia është histori sa tragjike aq edhe qesharake. Ata e kanë Maqedonishten e vjetër të ruajtur në fshatrat ortodokse të Rekës. Por ata e braktisën gjuhën e Aleksandërit të madh, Maqedonishten antike, dhe shkuan e morën gjuhën e pushtuesit të tyre mesjetar , gjuhën e kishës Bullgare sllave. Nuk arrij ta kuptoj, sesi mund të lihet gjuha e stërgjyshërve, dhe të merret një gjuhë e ardhur në kohën e Car Borisit te Bullgarisë… Tani gjejnë helmeta dhe shkrime ilirike gjithandej nëpër territor arkeologjike dhe i ri-groposin të tmerruar, se mendojnë se nuk janë të tyre… pastaj ngrihen Bullgarët dhe tallen me ta; u thonë se gjuha e sotme Maqedono-Sllave është një dialekt bullgar. Kalojmë nga tragjedia Maqedone në komedi Bullgare… Vjen më pas Akademia Maqedone e cila shpik lloj-lloj teorish për ardhje shqiptarësh nga Mali , nën moton “Gënjemë sa mundemi “, për të mbajtur të gjalle një komb të tjetërsuar, ndërkohë që zgjidhja është e thjeshtë: Të marrin gjuhën e tyre të vjetër dhe tua mësojnë fëmijëve në shkolla… dhe më pas le të krenohen me historinë e tyre reale Maqedonase Antike. Nuk e kuptoj, Maqedonia i ngjan një gjarpri në formë rrethi që ha vetveten ! Gjithë stresin e këtij makthi identitar e derdhin në luftë kundër alfabetit shqip dhe kulturës shqiptare. Çfarë faji kemi ne, se ata kanë braktisur lavdinë e tyre Iliro-Maqedone dhe janë zhytur në humnerën Sllavo-Bullgare. Ata po korrin frytet e injorancës që kanë mbjellur mes shqiptarëve. Kur Medreseja e Shkupit u Përurua në vitin 1993, Kiro Gligorovi ua uroj Myftinjve myslimanë te Shkupin, duke ju thënë “ta gëzoni”, se i pëlqente ta shihte shqiptarin pa dije, të zhytur në dogmë fetare, pa identitet, injorant fondamentalist. Ndërsa kur Intelektualët Shqiptarë hapën universitetin e Tetovës, ata dërguan tanket për të shtypur studentët dhe stafin akademik. Universiteti nuk duhej të hapej për shqiptarët se pastaj bëheshin njerëz të zgjuar. “Kush mbjell injorancë do të korrë injorancë dhe humbje”… Kjo po i ndodh Maqedonisë e cila “Merr këshilla serbe”… Me këshillat e Emisarëve Serbisë, “nuk shkohet as deri në tualet se rrëshqet e bie në gropën fekales” jo më të krijohet një shtet. Eshtë koha që Maqedonasit ta kuptojnë…. ata me kulturën dhe gjuhën e tyre që ruhet në Rekë e fshatra të tjera maqedone mund ta ri-ngrenë kombin e tyre real dhe të jenë bashkë me shqiptarët më të vjetrit në Evropë, ndërsa me gjuhës sllavo-maqedone nuk do të jenë veçse një shtojcë bajate Bullgare, – bisht . Eshtë koha që ndalojnë Luftën kudër Alfabetit Shqip, kundër kulturës shqiptare që një ditë mund te jenë Maqedonë të vërtetë dhe jo Fallso. Manastiri duhet te flasë gjuhën e Aleksandrit të madh , si dikur në vitin 1908, kur u krijua alfabeti i 99-të në historinë e Shqipes.
Mujo Buçpapaj; Shqipja ka pësuar gjenocidin më të madh në të gjitha kohërat, per pese shekuj u ndalua me ferment Otoman. Cilat janë shkaqet që ajo nuk u zhduk, mbijetoi dhe tani po bëhet një ndër gjuhët më të rëndësishme në studimeve indoevropiane?
Nuk ka ndonje shpjegim tjetër veçse ekzistenca e një force super inteligjente ardhur nga universi që e ka ruajtur kombin shqiptar. Me presionin e bërë ndaj shqiptaret nga Perandoria Otomane dhe Ekspansioni sllav, çdo lloj populli do të zhdukej nga faqja e dheut. Ne jemi këtu akoma… dhe besoj se do te jemi edhe për shumë milenere… sepse edhe nëse Bota shembet dhe krijohet një Tokë e re, njeriu i parë i kësaj Toke të re, do ti thotë shiut; */shi/ (Sipas zhurmës që bën shiu) , pikës ; */pik/ sipas zhurmës që bën */pika/ e ujit kur bie në gur, do ta mbledhë pikat e ujit në pëllëmbë dhe */ka me i pi pik për pikë, për me shu etjen / , do ta quajë veten “Shqipe”, sipas klithmës së Shqiponjës */shqiiiip/, do të thotë ujit */ũj/ (sipas zhurmës “uuuu” që bën uji në lum), do ti thotë tokës */tok/ (sipas zhurmës që del nga përplasja e gurëve…. Kjo është arsya pse shqipja quhet “gjuhë e kozmosit dhe e krijimit”, sepse fjalët i ka marrë nga natyra. Edhe nëse ajo shfaroset me genocid ndaj folësve të saj, ajo ringjallet si feniksi… në botëra të reja, ndërkohë që këtë shanc nuk e kanë popujt me gjuhë artificiale…Shqiptari me gjuhën e tij kozmike jeton në të gjitha dimensionet e Universit, kjo është arsyeja pse është Krenari të jesh Shqiptar… Shqiptaria të garanton përjetësinë, është më shumë se Fe, është ekzistencë në dritë, në energji në krijim… prandaj shprehja e gegnishtes “Koh zë mas” përputhet me teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit sipas të cilës “Koha ze masë” ngaku rrjedh fjala */kosmas/ e Greqishtes antike. Kjo është arsyeja pse gjuha dhe kombi ynë janë sulmuar e sulmohet pa mëshirë nga demonët e errësirës! Nga krahu tjetër, ky eshtë shkaku, që megjithëse e neglizhuar qëllimisht në shumë raste, asnjë studim gjuhësor indoevropian nuk ka vlerë shkencore pa etimonin fillestar të shqipes.