Gazeta Nacional Albania

Prof. Albert V. Nikolla: Gjuhëtari i madh Gjerman me famë botërore Prof. Dr. Paul Hegarti: Shqipja, më e vjetra e gjuhëve indo-evropiane

Më ka habitur sjellja e Shtetit Shqiptar dhe e Akademisë së Shkencave te Republikës së Shqipërisë ndaj gjuhëtarit të madh Gjerman me famë botërore Prof. Dr. Paul Hegarti. Asnjë falënderim zyrtar për punën e tij të jashtëzakonshme në drejtim të indoevropianistikës dhe ndershmërisë, korrektësisë dhe paanësisë së tij shkencore në klasifikimin e prejardhjes historike të Gjuhës Shqipe.

Shikoni me kujdes klasifikimin e gjuhëve që bën Prof. Doc. Paul Heggarty, aktualisht numri 1 i Gjuhësië Botërore. Përveçse ai e klasifkon Shqipen si të parën gjuhë te Familjes Indo-Evropiane, ai e vendos në një degë me lart nga Greqishtja dhe Armenishtja. Siç e shikoni degen e origjinës, shqipja lidhet me Tokatishten , dhe nga dega e Shqipes zënë fillesën të gjitha gjuhët e gjalla aktuale Indoevropiane.

Analizë Morfo-strukturale;
A ka lidhje gjuha Mikene me Shqipen Gege?

Lidhja prehistorike mes gramatikës dhe gjuhës vihet re qartë në analizat e dokumenteve sumeriane dhe mikenase. Deri më sot nuk ka pasur asnjë studim mbi etimologjinë të dhjetë shifrave të para të alfabetit, të cilat të cilat si matrica fillestare, në korrelacion kombinativ mes tyre krijojnë pafundësinë e shifrave matematikore. Ta zëmë shifra “zero” mendohet se vjen nga arabishtja, por meqenëse arabishtja nuk e motivon dot si origjinë etimiologjike, shqipja gege i jep kuptim. Shifra */zero/ si fjalë vjen nga etimoni i shqipes gege /ze/(zë) e cila në bashkim me matricën gjuhësore */r/ ka dhënë foljen /zer/ (fillesë) dhe u bashkuar me foljen */ö/ (është) të versionit epiro-maqedon ka dhënë shifrën */zero/. Nisur nga ky etimon i vjetër i shqipes, nis paralelisht gjuha dhe matematika si shkencë. Dhe kjo mund të dallohet thjesht në gegnishten e Tiranës, */zer të numroj/ (zë të numëroj), që shpreh aspektin brendshëm semantik të fjalës.
Shifra */nî/ e shqipes është shumë e vjetër dhe lidhet me foljen */nī/ dëgjoj, me i të gjatë, nga e cila rrjedh edhe forma */nji/ e gegnishtes dhe me derivim forma */një/, e toskërishtes. Por shqipja primitive gege ka qenë burim etimologjik jo vetëm për gjuhët e sotme evropiane. Për shembull, përemri vetori i shqipes së vjetër */û/ ka dhënë përemrin vetor të shqipes së sotme gege */un/ dhe të toskërisht */unë/, por edhe veshjen fonetike të numrit /një/ në frëngjisht */un/(yn) dhe në italisht, */uno/. I njëjta strukturë fjalëformimi haset edhe në shifrën */dy/, e cila haset në versionin shqip të Dibrës (shqipja maqedone), */y/ -*/yt/ në dhe jep */te y/ose me derivim tingëllor, fenomen mjaft i njohur ne gjuhë shkëmbimi *[t/d], ose *[d/t], kemi format */de y/ që ka dhënë semantikisht kuptimin */dy/, sepse është më se logjike në aspektin e shënjimit , “Kur jemi vetëm në një vend te caktuar, ardhja e një presioni të ri , na bën dy, në sistem numerativ dhe në sistemin e perceptimit logjik të situatës. Kjo shifër fonetikisht, thuajse është e njëjtë në të gjitha gjuhët IE, si */dy/ (shqip), */deux/ (shqiptohet dëu) në frëngjisht, */duo/, në italisht, */two/ anglisht, */dy/ ( द्वि ) në sanskrit.
Pastaj kemi numrin */tre/ (tri gra – gjinia femërore) dhe */tre/ (tre burra – gjinia mashkullore) , i cili vjen nga togfjalëshi gjuhës Mikene, gjetur në shkrimin “linear B” të Knosos -Kretë dhe është i njëjtë në shqipe */të re/-/të ri/ , nga e cila rrjedh forma */tre/ ose */tri / e cila është pothuajse e njëjtë si për gjuhën sanskrite */tre/ ( त्रयः ) , ashtu për të gjitha gjuhët indo-evropiane. Kemi format */trois/ në gjuhën frënge, →*/three/ në gjuhën anglize , →/dri/ në holandisht→ */drei/ në gjermanisht, →*/tres/ në spanjisht, → /tri/ në italian, →*/tria/ (τρία)në greqisht →*/Tri/ në gjuhën ruse, dhe */tri/ në kurd sorani, – kjo e fundit një fosil i gjuhëve të vjetra te Azisë minore.
Fjala e gjuhës nuk është thjesht veshje e konceptit. Numri */katër/ ka lidhje etimologjike me togfjalëshin e shqipes primitive */ka të re/ e cila gjithashtu gjendet në gjuhën Mikene, shkrimet “lineare B”, gjetur në tableta, dhe gjendet gjithashtu në gjuhën me prejardhje latine, por jo ne ato me prejardhje gjermanike, ndërkohë që shifra */pēs/ (pees) mendohet si e ardhur nga sanskritishtja */pees/ (पंचं), por që në të vërtetë, meqenëse sakstitishtja nuk e motivon, vjen nga togfjalëshi i shqipes gege */pe she/, shenje e bërjes me dorë, (përshëndetje- tregim i pesëshes së gishtave, pra dorës). Kemi të bëjmë me koncepte praktike të lindjes së shenjave të para të numërimit, mekanizëm që e zotëron vetëm shqipja gege si gjuhë e përcaktuar natyrale dhe asnjë lloj gjuhe tjetër në botë.

Në evolucionin gjuhësor, elementë primitive riciklohen, ose ripërsëritet por në një stad të ri! “Kjo është përsëritje primitive, ky është një skanim i përkohshëm që siguron ruajtjen e identitetit të objektit: dhe në prani dhe në mungesë, këtu kemi saktësisht shtrirjen, kuptimin e simbolit për aq sa lidhet me objektin, d.m.th. për të thënë atë që quhet koncept. Edhe këtu gjejmë të ilustruar diçka që duket kaq e errët kur e lexojmë te Hegeli, domethënë; – që koncepti është koha”.. [ ] Do të duhej një konferencë psikologjistësh dhe psikologësh, Jacques Lakan. Në këtë seminar Lacan hodhi idenë revolucionare sipas se “koncepti është koha dhe anasjelltas”. Për analizat gjuhësore, të gjitha metodat etimiologjike që gjuhësia njeh deri tani, si : metodologjia krahasuese e traditës gjermane; semantika strukturale franko-zvicerane, dhe metoda sociolinguistike anglo-amerikane”, pa harruar këtu shkollën matricore hebraike, janë të aplikueshme dhe të vlefshme sa i takon studimit të gjuhës shqipe. Duhet thënë se megjithëse gjuha shqipe klasifikohet si gjuhë Indoevropiane e tipit “kentum”- perëndimore nga “shkolla gjuhësore amerikane”, sërish ka një handikap të madh. Duke qenë se shqipja, kryesisht gegnishtja, në aspektin diakronik (vjetërsi) është më e vjetër se vetë gjuhët proto-indoevropiane, vjetërsi që përcaktohet nga fjalëfonemat e saj njërrokësh, shtrohet pyetja se a mund të analizohet shqipja njërrokeshe me fjalët shumë rrokeshe të “glosave indoevropiane”? Si mund të studiohet shqipja, si gjuhë natyrore e lindur nga onomatopetë, në korrelacionin me natyrën dhe emocionet fillestare të homo sapiensit primitiv, apo me ligjet e IE-së ku fjala është një kombinim fonemash të mëvonshme pa lidhje tingëllore apo fizike të objektit?
Në vitin 1769, Akademia Mbretërore e Shkencave dhe e Letrave te bukura e Berlinit nxori në konkurs pyetjen e mëposhtme, të formuluar nga , mbretit Frederiku II i Prusisë: “Le të imagjinojmë njerëzit të braktisur nga fuqitë e tyre divine dhe të lënë vetëm në aftësitë e tyre natyrale, vallë a ishin në gjendje të shpikin gjuhën? Dhe me çfarë mjetesh do ta arrijnë vetë këtë shpikje? Ne kërkojmë një hipotezë që shpjegon gjënë qartë dhe që plotëson të gjitha vështirësitë” .[ ]
Herder mbështetet në origjinën hebrease të Schultens për të pohuar: “Në mbetjet e asaj që konsiderohet si gjuha më e vjetër, rrënjët janë pothuajse të gjitha folje dyrrokëshe [por ka dhe disa njërrokëshe]. Këto folje në fakt ndërtohen menjëherë mbi zhurmat dhe pasthirrmat e natyrës tingëllore, që ende dëgjohen shpesh në to dhe që ruhen ende aty-këtu në trajtë ndërvepruese. Por duke qenë se shumica ishin zhurma gjysmë të pa artikuluara, ato mund të zhdukeshin vetëm kur të formohej gjuha”.[ ]
Ta zëmë fjalën primitive */tōk/(tokë) të shqipes gege, do ta lidhim me fenomenin e vjetër ritual të toskëve, që duke përplasur gurët dhe duke dëgjuar tingullin */tōk/, ato patën idenë fillestare të emërtimit të tokes? Apo thjesht ata ja dhanë një emër pa lidhje? Fjalën */tera/ të italishtes, ata paraardhësit e Sikulëve të vjetër, ja ngjitën sepse ashtu ju erdhi në mendje, apo sepse toka ishte shume /e tertë/ (e thatë) dhe kështu ata vendosën ta quajnë */terra/ ( tokë e thatë pa ujë) sipas karakteristikave fizike të tokës siciliane.
Studimi i gjuhëve të gjeneratës së dytë, ku futen sakritishtja, greqishtja e lashtë dhe latinishtja antike me gjuhë të gjeneratës së katërt si gjermanishtja, frëngjishtja anglishtja dhe shqipja moderne aktuale, mund të jetë e frytshme me metodën krahasuese indoeuropiane. Por kur vjen puna për gjuhë të gjeneratës së parë , si sumerishtja dhe gjuha mikenase, duhet ti adresohemi me shumë metodologjisë matricore strukturale dhe asaj laboratorike, sesa metodologjisë komparative, pa shumë elementë semantikë e sociolinguistikë. Fenomeni gjuhë nuk ka të bëjë thjesht me një kod komunikimi, por me koncepte universale të krijimit, të cilat vishen me fonema për tu përcjellë si mesazhe, të-të gjitha llojeve, dhe pa të cilat civilizimi njerëzor nuk do të mund të ekzistonte me gjitha agregatet shkencorë dhe kulturore që përfshin brenda vetes. Pra gjuha nuk është thjesht një sistem fonemash, pasi zhurmë-fonema, mund të prodhojnë edhe trupa të pajetë, kur përplasen, kur shpërbëhen apo kur kalojnë në ajër. Gjuha është fillesa logjike e njeriut, ose shpirti i tij që shprehen me forcën e përjetimit dhe të ideve. Por nuk duhet të mbetemi gjer më sot tek aspektet teorike të gjuhës së parë, apo të marrim si shembull ndonjë gjuhë amalgamë, siç bën Derek Bickerton, por duhet të adresohemi drejt një gjuhe primitive njërrokëshe që i përmbush të gjitha kushtet , për të qenë gjuhë e parë. Nëse në rastin konkret ne analizojmë shkrimin linear të Kretës, ka në të fjalë që prezantojnë kafshët dhe shifrat.
“Ne duhet të pranojmë tashmë se gjuhësia dhe matematika janë të lidhura drejtpërdrejt. Gjuhësia diakronike bashkëkohore vëzhgon trashëgiminë e diakronive në evolucion , i përball ato njëra me tjetrën dhe në këtë mënyrë zbulon evolucionin e një gjuhe në një perspektivë historike në thellësitë më të mëdha të mundshme, duke mbajtur parasysh jo vetëm ndërthurjet e sisteme gjuhësore, por edhe elementë që pësojnë këtë ndërthurje; statistikat… […] duke e koncentruar vëmendjen në sistemin dhe aplikuar në diakroni të njëjtat principe analitike që janë përdorur për sinkroninë”. [ ]- do të shprehet Roman Jakobson ne librin e tij “Ese e gjuhësisë së përgjithme”.
Pas këtij konstatimi të këtij gjuhëtari të madh, ne mund të themi se: Parë në aspektin shkencor, të gjitha tabletat e kulturës Mikenase, thjesht janë deshifruar keq ose janë të padeshifruara , për sa kohë që ne nuk përdorim metodën gjithkrahasuese dhe semantikën strukturale, bazuar mbi fjalët njërrokëshe të shqipes gege, e cilat kanë të njëjtat kuptime që dikur kanë pasur në gjuhën mikenase.
Ne nuk mundemi të bëjmë një analizë korrekte të shkrimeve lineare A dhe B mikenase , nëse bazohemi në strukturat bazike të gjuhëve indoevropiane, pasi kemi të bëjmë me një pararendëse edhe e vetë gjuhëve para-indo-evropiane. Për këtë arsye vetëm një gjuhë e modelit monosilabik e modelit natyror që ka brenda vetes fjalëfonemat matricore etimoniale njërrokëshe, mund ti japë zgjidhje efikase deshifrimit të këtyre lloj shkrimeve.
Kjo është arsyeja që deshifrimi i shkrimeve “lineare A dhe B”, par Ventris & Kompani mund të quhet e diskutueshme. Sepse nevojitej të punohej në sistem gjuhëve prehistorike të ballkanit, siç ishte shqipja gege dhe jo vetëm në gjuhën greke , pasi kemi brenda tentativës së sforcuar për deshifrim nisur nga interesa konflikti. Kjo nuk duhet të keqkuptohet: Gjuha e sotme greke një gjuhë teknike e ngritur mbi dialektet arvanite atike, pontike, frigjiane dhe arumune, për shkak të shpërngulurve që erdhën nga Azia e vogël pas marrëveshjes se vitit 1923 mund të ketë disa elementë të greqishtes së vjetër, por për të provuar si trashëgimtarë të gjuhës së lavdishme të civilizimit antik, e vetmja gjuhë që na mundëson një analizë etimilogjike komparative, strukturale dhe semantike, vazhdon të jetë mbetet shqipja gege. Etimologu grek Babinjoti, më mirë se gjithkush e dinte këtë fakt, dhe e ka zbatuar disi mirë në kërkimet e tij etimiologjike, pavarësisht se për shkak të situatës politike, është treguar i cunguar karshi shqipes. Kjo është arsyeja që gjuhëtarët e sotëm indoeuropiane, evropianë dhe amerikanë siç janë Brian D. Joseph, Michien de Vaan dhe James Clackson , për të shpëtuar “nderin” e grekeve të rinj në klasifikimin e tyre rreth prejardhjes së gjuhës shqipe, shohin një periudhë të përbashkët të një gjuhe para ilirë, ku përfshihet edhe e ashtuquajtura, Greko-Ilirishte. Por kjo greko-ilirishte e përbashkët nuk është gjë tjetër veçse gjuha gego-mikene e kulturës paleo-ballkanike Cadmium-Vinça, që vërtetohet si me veshjet shqiptare të gjendura në piktograma, ashtu dhe me shkrimet e ndryshme.