Gazeta Nacional Albania

Prof. Dr. Klara Kodra: Para 120-vjetëve, mbylli sytë Jeronim De Rada, në një katund të varfër arbëresh

POETI VDIQ I VARFËR DHE I HARRUAR

Para 120-vjetëve, mbylli sytë në një katund të varfër arbëresh, në një dhomë të ftohtë, pa zjarr, një poet i madh, bashkëthemelues tok me Naimin, i letërsisë romantike të Rilindjes, një poet që e ngriti letërsinë shqiptare në nivelin e romantizmit evropian bashkëkohor, një poet që shkriu traditën popullore me frymën moderne, në kuptimin e gjerë të fjalës. Emri i tij ishte Jeronim De Rada.
Ky poet po vdiste, i varfër dhe i harruar. Fjalët e tij të fundit qenë “Gjaku inë i shprishur!” (Gjaku ynë i shpërndarë) dhe tingëllojnë aktuale më shumë se kurrë. Në udhëtimin e tij të fundit e përcollën disa miq besnikë që, sipas traditës, e mbajtën në krahë qivurin e tij.
Dhe ja, ndodhi diçka që i ngjiste mrekullisë. Fryu era (nga ? dëshmitarët thonë, nga deti që e ndante prej atdheut të origjinës).
Mbi qivurin e zhveshur u derdh një shi lulesh të bardha bajameje si prej bamajes që ai kishte kënduar në poezi. Duket si legjendë e nuk është. Ngjante se natyra (a Perëndia ?) i jepte përshëndetjen e fundit, i jepte atë nderim që i kishin mohuar njerëzit. Tani poezia e tij, tërë lëng e jetë, rilind çdo vit, bashkë me lulet e bajames.

NJË LEGJENDË E VËRTETË

De Radës

Nuk pati krisma topash kur u ndave me dritën
Si ka për udhëheqësit, për mbretërit dhe për princërat.
As fjalime solemne nuk u mbajtën në kishë
Veç prijës pate qenë dhe princ i poezisë.

Sivurin tënd të zhveshur në krah e mbajtën miqtë.
Fryu era nga lindja, nga arbërit për nur
Dhe lulet e bajameve u derdhën mbi sivur.