Gazeta Nacional Albania

PROF. DR. LUAN PERZHITA: SCUPI DARDAN

Zbulimet e fundit arkeologjike në këtë qytet, treguan se Scupi antik ende ka mistere pa zbuluar. Cdo herë që gërmohet, befasohemi nga pasuria e madhe kulturore, e cila është e mbuluar nga shtresat e historisë. Kemi ende pa zbuluar gjurmët e Mbretërisë Dardane, të madhështisë që Scupi kishte gjatë sundimit të Perandorit Kostandin dhe Justinian. Arkeologët e dinë mirë se sipërfaqja e zbuluar është shumë më e vogël se sipërfaqja e Scupit antik të dikurshëm. Është fat që ky qytet antik të lejon që ta mbrosh nga zhvillimi modern. Scupi që lindi si qendër në shek.6 para erës sonë i banuar nga Dardanët, vazhdoi jetën pa ndërprerje deri në shek.7 pas Krishtit, pra 1300 vite jetë.
□ Stela e zbuluar i takon banorit të Scupit me emrin EPICRATES HERAKLIOTA i cili ishte i biri i KRATERIS dhe jetoi 47 vjet.
TYCHE (bashkëshortja), KRATERUS, SEVERUS dhe DARDANUS, të cilët janë djemtë e tij, e ndërtuan këtë monument që e meritonte plotësisht. Në fund të shek.2 ose fillim shek. 3.
Shënim : Emri Dardan është shumë i përhapur dhe deri tani është zbuluar në 40 mbishkrime.