Gazeta Nacional Albania

Prof. dr. Sazan Guri: KU BASHKOHEMI DHE KU EDHE NDAHEMI NE ‘’NONAKADEMIKËT’’ ME STUDIUESIT HISTORIANË APO GJUHËTARË VENDAS DHE TË HUAJ?!

Ku bashkohemi dhe ku ndahemi ne, siç duan të na etiketojnë, studiuesë me ‘’përralla e legjenda’’ me historianët dhe gjuhëtarët që njihen si publikë dhe “të vërtetë”!
Ne besojmë te ato studime pa fund, që jo rastësisht nuk janë të përkthyera, që jo rastësisht janë të zhdukura, që jo rastësisht janë të përkthyera me gjysma, që jo rastësisht lihen për pluhur kur është vlerë, ndryshe nga ajo e shkruara për historinë dhe gjuhësinë shqiptare, e cila të ngjason më tepër si e gënjeshtër sesa e vërtetë, (kur thotë Napoleoni ‘’ The history is a set of lie, which we have been agree upon – që historia është një bashkësi gënjeshtrash, për të cilat kemi rënë dakort të gjithë), sepse e kanë shkruajtur vetë ata, pra, fitimtarët, perandoritë që kanë emër, ndaj ka edhe këmbë të shkurtra shpesh herë, ndërkohë që ajo e thëna (mitologjia – shq. më the ti fjalë) pa interes nga gjyshi te nipi ka më shumë të vërteta sesa gënjeshtra, sepse përcillet gojë më gojë nga populli që e do të vërtetën, ndaj dhe vjen nga thellësitë e shekujve, se ndryshe do të ishte harruar.
Pra, historiani i ‘’vërtetë’’ e do të shkruar! Por po qe e shkruar, ku është roli i tij, sepse atë e lexojnë të gjithë mjafton të kesh vullnet! Mirëpo, gjërat e mençura nuk shkruhen nga librat thotë Platoni! Janë njerëzit e mençur të caktuar nga Perëndia që dinë t’i nxjerrin ato, ca nga librat e ca nga gojëdhënat, ca nga mithologjitë dhe ca nga përrallat dhe ca nga legjendat (shq. lë gjënë) po deshët! Ky në fakt quhet historian, biles me mendje të qartë apo një i ditur që di të nxjerrë nga librat ajo që është fshehur, ajo që nuk thuhet, ajo që rri si pjesë e padukëshme e ajsbergut. A quhen libra studimorë historikë, nëse një autor akademik thjesht vendos si faksimile ato që gjen nëpër arkiva? Jo kurrë! Ai është dhe mbetet një libër arkivor, bibliografik, por jo shkencor historik.
Kjo ështe diferenca të dashur lexues midis librave të krijuar me fakte, artefakte, me gjetje, me përfundime, me interpretime, me integrime të dhënash shumë disiplinore, ku guxoj dhe them të paktën për vete, se dikur kisha frikë të flisja për dhunti që çdo njeri e ka si të dytë, thjesht nuk e ngacmon, se me të vërtetë sot si Akademi ‘’Rrënjët Tona” kemi libra të arrirë apo më saktë të veçantë, tamam ashtu si e kërkon e vërteta dhe populli, dhe jo si librat në dukje me njerëz me emër që janë thjesht arkivorë, ndaj dhe ata sulmojnë, bërtasin, ulërasin, fyejnë, duke filluar me ca si analistë deri te ata që e duan si pronë të tyre mendimin për gjuhën, për historinë dhe etnokulturën e kombit.
Madje, e duan në atë farë feje që me pushtetin që kanë sot në shkencat albanologjike rreken të vënë pushtet mbi të kaluarën e popullit shqiptar, aq sa disa prej tyre qëllojnë afër e larg sesi të vënë pushtet mbi të ardhmen, por në shërbim për turp e faqezesë, jo shumë të Shqipërisë sesa të të tjerëve përreth. Ndaj, askund dhe askush mos të guxojë se do të na tremb me ato mesazhet e shpifura që ti s’je historian, nga i di ti këto? Po pse ai Homeri pellazg që donte popullin e tij më shumë se vetja nga i dinte, ishte historian? Po Gjergj Fishta që donte Shqipërinë më shumë se veten nga i dinte?! Mos vallë ishte gjuhëtar, apo historian, apo etnograf!? Aspak, thjesht prift, por ishe mbi të gjitha shqiptar. Po pse ata albanalogët e huaj si George Von Hahn, Shneider, Robert d’Angely, Reinhordi gjerman, Lejbniz, George Williams, etj., mos vallë ishin filologë apo historianë, jo fare, thjesht konsuj, inxhinierë e matematicienë. Ndaj, boll më me kësi marrinash, kur thonë shkodranët!?
Athere, cili është bashkimi dhe ndryshimi midis nesh njerëzve studioz, kurajoz, guximtar që kemi të vetmin faj se e duam atë që bëjmë, që duan vendin dhe kombin, ndryshe nga ata që duan karrigen, që duan fqinjin më shumë se kombin, që ruajnë veten më shumë se të vërtetën.

1. Studiuesë të ndryshëm të vendit dhe jashtë vendit nuk pranojnë ekzistencën e popujve pellazg, e popujve parak ashqiptar që sa vjen e po vertetohet se është popull themelues i Evropës (Emanuel Makron në vizitën e fundit në Shqipëri), si me banimet e tyre, si me gjuhën e tyre deri në doket e zakonet e tyre, ndërkohë që ne pranojmë atë që thonë Hesiodi, Homeri, Straboni, etj., se ky popull ka lindur këtu qysh para Hënës, se ky popull para se të ketë qenë shqiptar, ishte arban, më parë akoma ishte ilir dhe epirot, më parë akoma ishte pellazg dhe në zanafillën e vet ishte popull i fillimit, arian apo pjell-ar.
2. Studiuesë të ndryshëm të vendit dhe jashtë vendit e shohin Shqipërinë në kufijt e sotëm nga Konispoli deri në Vermosh, dhe ‘sakën’ se pranojnë një hero apo një epope apo një strateg apo një Pop apo një Vezir apo një Princ me bëma e gjëma jashtë këtyre kufijve. A nuk ishin këta që kryqëzuan mendimin pse Napoleoni Bonaparte me 42 argumenta ishte ‘’safi’’ shqiptar. A kini lexuar prej tyre hulumtime apo hipoteza se Pikaso, Jean Mareja (artist francez), Mihail Trivoli (rilindasi i parë rus) Jemisto Pletone (rilindësi i parë italian), familja princërore e Gjikajve e Moldavisë, etj., janë me origjinë shqiptare dhe pikërisht bij epirotësh.
3. Studiuesë të ndryshëm të vendit nuk janë albanolog, sikundër studiuesit jashtë që njohin disa gjuhë të reja dhe të vdekura! Ndryshe nga ata, tanët nuk besojnë se një vend dhe një popull në dukje çoban pas ngjarjeve të shek.-XIX, por princër e mbretërorë nga paraantikiteti deri në mesjetën e vonë, ndaj dhe nuk iu del hesapi pse Durrësi ka qenë me Universitet, pse Theatrot dhe Amfiteatrot në Shqipëri janë më të mëdhenj se ato në Greqi ose sesi gjuha e këtij populli ‘’çoban’’ të ketë mundur të prodhojë gjuhën e perandorive. Në këto kushte, ata gabojnë rëndë duke prishur ligjet e fizikës, nga e thjeshta te e përbëra, nga Bingbengu te shpërthimi, nga atomi te protonet, ndërkohë që ne pjesa jo akademike besojmë në ligjet e natyrës dhe të biofizikës, ndoshta nga formimi inxhinierik, ndoshta nga formimi poliedrik, se e thjeshta jep të përbërën p.sh një rrokshi i shqipes që tek gjuhët e tjera nuk ekziston jep të përbërën e gjuhëve të perëndimit, ose dy një rrokshe të shqipes formojnë fjalët në gjuhët e perëndimit përfshi edhe atë hebreje thot i madhi Zheji, apo edhe ato të ashtuquajtura indo-evropoiane, thotë shkolla arbëreshe me Dhimitër Kamardën, etj.
4. Studiuesë të ndryshëm të vendit dhe jashtë vendit nuk besojnë në vlerat universale të gjuhës shqipe, aq sa gabojnë rëndë kur thonë se fjala Kuvend e shqipes vjen nga kuvendiazimo e greqishtes ose convinto e latinishtes, tek të cilat kuptimi i tyre është i mbyllur, një drejtimësh dhe kur e etimologon fjalën në gjuhët e tyre nuk të thotë asgjë, ndërsa në shqipe ka kuptimin e vet brenda fjalës si – vend ku mblidhen burrat e marrin vendime, pastaj nga vend vijnë vendimet, etj. etj. Ndërsa ne kemi zbuluar dhe besojmë në atë që nëse fjalëve të perëndimit iu heqim rrokjen e katërt, të tretë, të dytë, ajo që ngelet, pra, e para nuk ekziston në gjuhët e tyre. Po kësaj ç’i thua?! Sepse kur fëmija i vogël përpiqet të flasë, dmth, të thotë fjalën, ai nxjerr një tingull (onomatope) të pallogjikshëm: “gl, gl, glu” dhe këtë e bën me gjuhë, d.m.th, me llapë dhe me kordat vokale të tij. Por, etimologët e sotëm kanë arritur të motivojnë edhe tingujt e pavetëdijshëm biollogjik e natural.
5. Studiuesë të ndryshëm të vendit dhe jashtë vendit nuk janë të vetëdijshëm plotësisht për lidhjen e gjuhës shqipe me ilirishten, aq sa shpesh thonë nën okelion edhe të vet prof. Cabejt se gjuha ilire është një grumbull mbetjesh të një gjuhe të vdekur dhe ndaj e sorrollasin gjenezën e gjuhës shqipe sa dake, sa thrake, sa maqedonase, vetëm ilire jo, dhe harrojnë sesi thrakët, dakët, etruskët, toskanët, japigët, mesapët, dryopët, venetët, maqedonasit janë thjesht ilirë apo epirë. Ndërsa ne jo akademikët iu themi se nëse doni shkrim ilir dhe në jo pak, por në 13,000 pllaka shkoni dhe i gjeni në 12 qytetet pellazge-etruske apo dardane përtej detit apo në Turqinë e sotme, se për ato në Iliri, Bosnje, Kroaci e Greqi u bë aq kujdes saqë mbasi u dogjën me acid i dërmuan më pas me varre e çekiç.
6. Studiuesë të ndryshëm të vendit dhe jashtë vendit nuk besojnë fare te lidhja e gjuhës ilire me atë pellazge. Sepse, nëse iu përmend pellazgët, ata sikur i zë ‘tartakuti’, pavarsisht se gëlojnë 26 katedra për pellazgët nëpër Universitetet e shteteve të Amerikës me parimin se ‘’boll më me shpikjet greke – enough with the greek invent’’, aq sa filozofët amerikanë, sot të pjekur në moshë i thonë vetes – se dikur ishim të rinj dhe besonim se çdo gjë vinte nga Greqia, aq sa ndikuam në kupolat dhe shtyllat e ndërtesave qeveritare amerikane për të ngjasuar sado pak me to! Por, në pleqërinë tonë mësuam se çdo gjë ishte ajo që na kishin blatuar pellazgët, vazhdues të të cilëve është vetëm një popull që quhet alban apo shqipetar! Vazhdon ne numerin tjeter