Site icon Gazeta Nacional Albania

Prof. dr. Tritan Shehu: PER KOSOVEN, ZELENSKY BEN NJE DEKLARATE TE “PA PERSHTATESHME” KRAH VUÇIÇ

 

Ne lidhje me Pavaresine e Kosoves ai tha:

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë, respektojmë të drejtën ndërkombëtare, prandaj qëndrimi ynë lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Ne gjithmonë e kemi theksuar këtë dhe politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar.”

Keshtu ai e konsideron Kosoven edhe nje ceshtje te lidhur me “integriterin territorial” te Serbise, qe do te thote pjese te saj, pikerisht ashtu si Putin konsideron Ukrainen!

Pra problemi nuk qendron vetem te “shpallja e njeaneshme e pavaresise Kosoves”, sic ai e vlereson, por dhe te integriteti i Serbise, ceshtje keto per te cilat, sipas tij, “Ukraina nuk ka ndryshuar qendrim”.

Gjykoj se Zelensky duhet te kishte evituar nje pergjigje te tille te “ashper”, krejt jashte realitetit e te vertetes historike, ne mbeshtetje te Serbise.

Se pari sepse besoj se ai tashme e ka kuptuar qarte cdo te thote te pushtohesh e te pesosh genocid, sic po ndodh ne Ukraine nga Rusia e sic ka ndodhur ne Kosove nga Serbia.

Cdo te thote te kesh qene i pushtuar ne BS si Ukraina, nen sundimin e Rusise, sic ka qene edhe Kosova ne Jugosllavi nen Serbine, shume ngjashmeri!

Gjithashtu Zelensky, jam i bindur se njeh faktin, qe Kosova u mbeshtet ushtarakisht nga NATO, ShBA etj per tu cliruar nga Serbia, sic po ndodh dhe sot ne perpjekjet per te shpetuar Ukrainen nga Rusia, patner e aleat i forte kjo me Serbine.

Historia perseritet!

Po keshtu Zelensky besoj e di qe pavaresine e Kosoves e deklaroi Presidenti Bush ne Tirane e sot njihet nga 111 shtete te OKB, BE, NATO etj, pra nuk eshte “shpallje e njeaneshme”, sic ai e konsideron “gabimisht”.

Nderkaq Zelensky duhet te kujtoje se Shqiperia, por edhe Kosova, u reshtuan qartazi, qe ditet e para ne krah te Ukraines, popullit te saj te agresuar nga Rusia, i ngjashem ai me agresionin milloshevician ne Kosove!

Gjykoj se Zelensky duhet te ishte me i kujdeshem per kete teme tejet te rendesishme jo thjesht te te drejtes edhe nderkombetare, te vertetes, njerezore, morale e vlerash, por dhe per te mos krijuar diskordanca me ato shtete, qe luftuan per pavaresine e Kosoves.

Dhe qe sot po per ato motive themelore po “luftojne” per Ukrainen!

Per keto e te tjera motive e konsideroj nje “gafe” politike ate deklarate krah Vucic!

Shpresoj te kete qene nje “lapsus”!

 

Exit mobile version