Gazeta Nacional Albania

Prof. Sejdi Buçpapaj: JU TREGOJ ECURINË E ARSIMIT TONË KOMBËTAR GJATË 4-5 DEKADAVE TË FUNDIT

rrëfen 40 vjet puën në arsimin kombëtar

Shumë intelektualë të këtij vendi i shërbyen për disa dekada me radhë Shqipërisë në fushën e arsimit, kulturës dhe dijes. Ata lanë rininë e tyre fshatrave të thella, në shkolla të varfëra dhe rajone me infrastrukturë të dobët, ku shpesh u duhej të udhëtonin në këmbë për kilomtera të tëra dhe të flinin nëpër klasa. Ata nuk pyetën për sfidat, për rregullat strikte të regjimit monist që vigjelonte jetën e intelektualëve, por i sherbyen komunitetit me pasion dhe shumë dije. Njëri prej tyre është profesori i matematikës Sejdi Bucpapaj i cili sherbeu me ndershmeri dhe profesionalizëm nga mësues deri në drejtues shkollash nga Tropoja deri në Tiranë pas viteve 1990. Ai kreu të gjitha kualifikimet pasuniversitare, botoi shkrime, studime dhe platforma për shkollën, për sofistikimim e metodave të mësimdhenies dhe përshtatjen e tyre me erën e rë të hapjes dhe demokracisë. Ai në këtë intervistë flet për ecurinë e arsimit tonë kombëtar gjatë 4-5 dekadave të fundit kur ai ka dhënë mësim, ndërkohë që tani është në pension dhe jep përvojën e tij mesuesve të rinj dhe nxenësve të shkelqyer.

-Nacional: Si ka qënë femijëra juaj, në fshatin Tpla të Tropojës. Çfarë mban mend nga kjo femijëri ?
-S. B: Unë kam lindur më 2 prill 1953 në fshatin Tpla, të Krasniqes.Një fshat i banuar vonë nga fundi i shekullit të 19-të, dhe fillimi i shekullit të njëzetë, kur liqeni i deriatëhershëm i quajturit liqeni i Bogdanit, u tërhoq nëpërmjet një rrjedhe për në lumin Valbona duke lënë pas fusha, livadhe dhe hapsira për kullota për bagëtitë. Në fillim ishte një vend për kullota pranverore apo vjeshtore për fshtrat matanë lumit Valbanona, si Bujani nga vijmë ne, Grija dhe Geghyseni, apo Raja, por gradualisht u popullua nga banorë të këtyre fshatrave nga i kanë rrënjët banorët e Tplanit. Unë kam kaluar një femijëri të lumtur në një familje më shumë femijë. Duke qënë 6 vellezer Selimi, Isufi, Hysnia, Alia, Sejdia dhe Bajarmi dhe dy motra ne kishim një harmoni të madhe dhe i gjendeshim njëri-tjerit. Atëherë kishte pak lojra dhe mjete argetimi, por me ato lojera popullore apo me fubollin e topit prej lecke, ne lumturoheshim me pak gjëra.
Ne si femijë të gjallë dhe plot energji, ju bënë krah prinderve për të mbajtur ekonominë shtepiake dhe përballuar bashkarisht vështirësitë e jetës ne bjeshkë dhe në verri. Vëllezërit e mij Selimi, Isufi, Hysnia, Alia dhe Bajarmi ishin të shkelqyer dhe jam i lumtur që kam vëllzër të tillë.
Tplani i kishte livadhet më të bukura, i kishte tufat e dhënve dhe të lopëve më të mirat në Tropojë dhe veri të vendit, kishte barinjtë ma të mirë, kishte fyelltarët më të mirë si Bislim Elezi dhe Selim Musa i Mus isufit, kishte instrimentistët në çifteli më të mirë në nivel vendi si Sadri Ademi, Kadri Rrahmani, kishte lahutaret e shkelqyer si Isuf Musa, kishte kengetaret e famshem Ali dhe Daut Ibishi, etj, kishte valltarët më të spikatur, i ishte lojtarët më të mirë të kapuçave, i kishte kuajt e shalës ma të mirë, kishte shenjetaret me të mirë, por i kishte sportistëtë më të mirë si Abaz Balia mundës kampon vendi dhe Islam Balia Malaj, mundës dhe kampion për 14 vjet me ekipin e Dinamos. Tplani nxori edhe poetët më të mirë në nivel kombëtar si Skëndër dhe Mujë Bucpapaj, tashmë me famë ndërkombëtar por edhe Halil Bucpapaj, Idriz Ponari, Flamur Bucpapaj, Hasan Bucpapaj, te dy nipat e mij te talentuar Arberi dhe Bislimi, por edhe gazetarët e njohur Ilir dhe Ismajl Buçpapaj, studiuesi Ibrahim Malaj, humoristi dhe mbledhesi i folklorit Xhevdet Malaj. Nga Tplani është edhe artisti i fashëm Petrit Malaj, aktor dhe drejtues i njohur i Akadmeisë së Arteve të Bukura dhe dekan i Artit Dramatik në Tiranë. Nga Tplani është edhe futbollisti i kombëtares Fatmir Hasanpapaj, volejbollisti i famshëm kombëtares Ardian Doçi, apo edhe volejbollistja e mirënjohur anëtare e ekipit tonë kombëtar Alketa Doçi, që u be me emer edhe në velojbollin francez dhe ate europian, por edhe futbollisti dhe drejtuesi i sportit në Tropojë Çelë Hajdaraj, Xhavit Hasanpapaj, Ibish Doçi etj, etj. I solla këta shembuj për të thënë se Tplani çuditërisht ishte një vatër jete, humori, sporti, kulture, kënge, lojarash poullore por edhe harmonie. Në këtë mjedis të papërseritshem e kalova unë femijërinë që përfshinë edhe përiudhën e bjeshkës në Trokuz, me ngjitjet në Bjeshkë dhe djergjet me karvane për në vërri, nga më të çuditshshmit në botë që siç thotë Skender Buçpapaj, këto karvane me njerëz, bagëti, udhëtarë, kamborë, fjetje jashë buzë lumit Valbona, me blegërime, tinguj, thirrje, janë skena biblike, dhe shfaqjet më të bukura që nuk ua kalojnë as spektaklet moderne të kohës së sotshme..

Nacional: Kur e ke filluar klasën e parë?
-S.B: Klasën e parë e kam fillue më 1960 në fshatin e lindjes, ku kreva edhe gjithë arsimin 8-vjeçar. Në klasë të parë kam patur mësues Ismet Balën, i cili ka qënë një mësues shumë i mirë. Pastaj në klasë të dytë kisha mësues Idriz Ponarin, i cili sapo kishte mbaruar të mesmen. Idrizi pastaj do të shkonte në shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë dhe do të bëhëj një nga gazetarët më të mirë të ushtrisë, por edhe një shkrimtar me shumë romane dhe libra me tregime, disa prej tyre i kanë temat nga Tplani. Ai kishte atëherë në fshat edhe kalin e shalës ma të mirë në katund, të cilin e lodronte në Papgec, Arë të Butë dhe Livadh të Gjatë, vende këto të zgjedhura për garat me kuaj të cilat ishin si hipodrome natyrore të fashme në Tpla dhe ndoshta në të gjithë vendin .Pastaj në klasë të katërt më ka dhënë mësim Izet Tërshani një tjetër mësues shumë i mirë i ardhur jabanxhi në Tropojë.

Nacional: Çfarë mban mend nga mësuesit e 8-vjeçares?
-S.B: brezi im ka patur fat me mesuesit. Edhe në 8-vjeçare kemi patur patur mësues matematike Musë Doçin, nga ma të mirët në Tropojë, përsëri për matamtikë, Gëzim Danin nga Shkodra shumë i zoti, por edhe Gjeladin Gosturani, një njeri erudit i cili ishte i talentuar si mësues matematike, por po aq edhe në gjuhë dhe letërsi. Ai do të vijonte studimet e larta për gjuhë-letësi dhe do të bëhej një nga gjuhtarët më të mirë shqiptarë dhe asistent i vetëm i prof. dr Eqrem Çabejt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Po kështu kam patur të tjerë mësues të shkelqyer si Pjetër Kukën për guhë-letërsi apo Rifat Zyberin po për gjuhë-letërsi. Kemi patur mësuese për kimi-biologji Sabrie Ponarin, një vjazë e zonja dhe e ditur. Ajo ma vonë do të vinte në Tiranë dhe do të punonte në organizatën e gruas të vendit dhe do të kishte karrierë shumë të mirë. Po kështu kemi patur mësues shumë të mirë Zeqir Hasanpapën në gjuhë-letërsi, në lënden histori- gjeorgrafi Nok Sokolin etj, të gjithë mësues shumë të mirë. Gjatë kësaj kohe drejtor ka qënë Ndoka një vit, pastaj Zeqir Hasanpapa, dhe Besa Bajraktari e cila ka qënë drejtore shkolle dhe ësuese letërsie.
Besa ishte me origjinë nga Gashi, babina e Tropojës, jaza e Din bajraktarit, ajo kishte lindur në Tiranë, por kishte ardhur vullnetare në Tropojë, ajo ishte një vajzë e zonja, e re, e talentuar dhe me autoritet të fortë. Besa do të behej një nga poeteshat dhe shkrimtaret më të mira për femijë në rand kombëtar, po kështu edhe një nga gazetarët më të mira të revistës “Gruaja shqiptare” dhe drejtuese e kësaj reviste në Tiranë për disa dekada me radhë. Ajo spikati e para talentin e madh të kusheririt tim Skënder Buçpapaj, shok klase me mua, duke e ndihmuar që të botonte librin e parë me poezi qysh 18 vjeç, duke marrë edhe Çmimin e Madh të Republikës me librin “Zogu i bjeshkës” me 1974.
Përve për kimi-biologji Skëndër Buçpapajt një nxënës absolut në të gjitha lëndët, keni patur nxënës po kaq të mirë edhe Haxhi Buçpapaj, unë po ashtu, por edhe Hajre Buçpapaj dhe Hamite Buçpapaj të gjithë nxënës shumë të mirë, por edhe Agim Doçi, Sose Ymer Buçpapaj, Myftar Ponari, Zylë Bashkurti etj.Të gjithë nxënës shumë të mirë, të talentuar dhe të shoqërueshëm që u bënë profesionistë shumë të mirë në fushat e tyre.
Ne e mbaruam shkollën duke mos patur drita elektrike dhe në kushte të vshtira. Të gjithë ishim familje me shumë femijë dhe në kushte të vështira ekonomike por shkelqenim në mësime sido që një pjesë të kohës tonë jashtë mësimit ishim të detyruar t’ia kushtonim punëve të shtëpisë në ndihmë të familjes si ruajtjes së bagëtive, punimit të tokës, dhe problemeve të tjera nga drutë e zjarrit deri tek puna në bujqësi. Shkollën 8-vjeçare e mbarova më 1968 dhe u bëmë gati për shkollën e mesme.

-Nacional: Si shkoi shkolla e mesme? A e vijuat të gjithë gjimnazin?
-S.B: Gjimnazin e kam filluar më 1968 dhe mbaruar më 1972. Kam qënë konviktor. Dola me rezultate shumë të larta. Unë, Haxhia, Agimi, Hajria, Hamitja, Zyla, e vijuam më tëj shkollën, ndërsa kusheririt Skëndër Buçpapaj edhe pse ishte me të gjitha dhjeta dhe një talent i spikatur, botonte në shtypin e Tiranës qysh në shkollën 8-vjeçare si poezi për femijë në revistat e kohës, nuk ju lejua vijimi i shkollës për arsye biografike. Kjo ishte një goditje për të, por Skenderi ishte i zoti dhe ja doli të imponohej fale talentit të tij dhe nga punëtor krahu në rruga-ura si shkoi në universitet duke marrë edhe çmime kombëtare në letërsi dhe duke u bërë nga studiuesit, përkthyesit dhe gazetarët më të mirë të të gjitha kohërave.
Në gjimnaz km qënë me nxënës të zgjedhur si Medi Byberin, Ilir Buçpapan, Muharrem Kuçanën, Bukurie Hykën, Drita Shehun, Mehmet Berishën, Agim Shpatin, Ismailj Ismajlaj, Xhevdet Mehmetin, Skender Demalinë, Hydajet Gecin etj, të gjithë nxënës të talentuar.Mund të them se gjithë klasa shkuam në universitet dhe shkelqyen në fushat që zgjodhën.

-Nacional: Si i kujton mesusit e gjimnazit?
-S.B: Edhe në gjimnaz kam patur fat me mësuesit. Prej tyre mbaj mend Ndoc Paplekën, i cili sapo kishte mbaruar Universitetein e Tiranës, ishte poet dhe njeri erudit, sot një nga poetët dhe përkthyesit më të mirë ne vend, kisha Fahri Doçin mesues i kimisë, i shkelqyer, Xhihat Hoxhën nga shkodra për fizikë, Idriz Logun për filozofi, Ukë Haxhinë përsëri për në gjuhë letërsi. Pak kohë na ka dhënë mësim edhe Mehmet Elezi, për disa muaj, dhe duke që ishte një njeri i përgaditur dhe poet.
Më ka dhënë mësim për disa muaj në histori edhe Ndue Ukcama një tjetër talent i njohur që u bë gazetar i famshëm i televizionit por edhe Elez Gashi. Nga matura jonë mbi 90 % shkuan në universitet.

-Si ishte për ty arsimi i lartë?
-S.B: Unë kam mbaruar studimet në Institutin e lartë Pedagogjik Shkodër gjatë viteve 1972-1976 në degën Matematikë-Fizikë. Instituti ishte 3-vjecar, por një vit bëhej diploma dhe praktika në mësimdhenje dhe vitin e katërt merrej diplomimi.
Në institut keni qënë me studentë si Medi Byberi, një talenti i matematikës në nivel kombëtar dhe një miki im i hershëm, Bashkim Gazidedën një tjetër talent në këtë fushë, por edhe me Feriz Hykën, Qazim Alinë nga Tropoja. Studimet në Shkodër për mua ishin shumë mbresëlënëse një qytet i bukur, i lashtë, me shumë kulturë , me shumë emër në nivel kombëtar dhe europian, me biblioteka të vjetra dhe histori të lavdishme nga Marin Barleti dhe në vijim tek Fishta. E dua atë qytet si një vendlindje të dytë. Por edhe jeta e konviktit me gjithë vështirësitë ishte një jetë e paharruar, e bukur plot solidaritet mes shokësh.ILP në Shkodër ishte me seriozi nga institutet tjera dhe vinte mënjerë pas universitetetit të Tiranës.

-Nacional; Po nga pedagogët ?
-S.B: Nga pedagogët në Institutin e Lartë Pedagogjik ishin të zgjedhur, ta zëmë në fizikë kishim Myfyt Seranin nga Tepelna, Gjon Çiften, Maliq Zylin në analizë matematike, Gaspër Simoni në matematikë , Arif Gashi në filozofi një pedagog po kështu shumë i mirë. Hysen Alibali në ekonomi politike shumë njeri i mirë dhe humanist. Pra porfesorët që na jepnin bazat e shkencës ishin të një niveli shumë të lartë dhe kam patur fat që më kanë dhënë mësim.

Nacional: Në shtator të vitit 1975 u caktuat mësues në vendlindje, çfarë ishte për ty kjo jetë e re ?
-S.B: Fillimisht shkova mësues në Pac të Tropojës qendrova atje për dy vjet 1975-1977.Pastaj në vitet 1977-1979 mësues në Babainë. Nga viti 1979 deri më 1982 isha drejtor shkolle në Salcë.Në vitet 1982-1989 mësues në shkollën e mesme bujqësore Cërnicë. Më 1989-1990 mësues në shkollën “K.Bujanit”, B. Curri, Në vitet 1990-1996 drejtor në shkollën 8-vjeçare “Besëlidhja e Malsisë”, B. Curri. Pas kësaj jam trasferuar në Tiranë ku kam punuar si zevëndësdrejtor dhe drejtor në disa shkolla deri me 2010 kur kam dalë në pension.

Nacional: Si ishte puna si mesues dhe drejtues shkollash në Tropojë?
-S.B: Ishte më shumë ndikim në jetën time njerëzore dhe profesionale. Ishim të gjithë mësues të rinj. Mbaj mend në Salcë ishim me kolegët e mij Medi Byberi, Halit Shamata e disa mësues nga më të mirët në Shqipëri. Mbaj mend komunikimin me nxënësit, prindërit, komunitetetin, dashurinë dhe respektin e tyre që vinte në kontrast shpesh me hilet dhe bërrylat e pushtetarëve vendorë. Ishin edhe vite të vështira të akomondimit, të fjetjes nëpër shkolla, të infrastrukurës së vështirë për të shkuar në punë etj, për t’u ushqyer dhe kryer nevojat më elementare të mësuesit. Mund të them se bëmë punë me pasion dhe ndershmeri të madhe që sot nuk mund të krahasohet.
-Duke qënë nga mësusit më të mirë në vend dhe drejtuesi më të talentuar të shkollë, si e vlërëson shkollën e tanishme krahasuar me atë të para viteve 1990?

-S.B: Pas viteve 1990 shkolla u çlirua nga boshti ideologjik, nga kontrolli partiak dhe ngarkesa të tjera të panevojshme si puna në prodhim, stërvitja ushtarake etj. Po kështu u çliruan tekstet nga fryma partiake. Shkolla jonë filoi të ballafaqohet me arsmin perëndimor dhe ndërkombëtar dhe shënoi arritje të mëdha.
Nga ana tjetër lëvizja urbane dhe tani shpërngulja masive i ka boshatisur shkollat në të gjitha zonat rurale të vendit. Kjo është shumë i dhimbshme. Po kështu tekstet janë përmirësuar por kanë edhe shumë gabime, përseritje dhe boshlleqe të rënda, pasi kalimi nga kontrolli strikt i botimeve shtetërore, në botime me tekste alternative të përgaditura nga shtepitë botuese ka sjelle shpesh tekste që nuk janë të nivelit të kërkuar dhe me gabime shkencore. Po kështu edhe përshtatja apo përkthimi i teksteve të huaja, ka patur anët e mira por edhe ato negative. Për shëmbull thuhet për disa tekste të matematikës që janë të Kembrixhit, por për mua dhe kolegët e mij janë shumë të dobëta dhe siç u muar vesh, ato janë vertëtë tekste të Kembrixhit, por që bëhen për vende të botës së tretë në Azi dhe Afrikë që nuk mund të krahasohen me një vend europian me traditë në arsim dhe matamatikë si Shqiperia, prandaj duhet refuzuar.
Po kështu në lëndet si gjuha apo letërsia(gjuha amtare) është hequr fryma kombëtare, ka 70 % pjesë ta huaja, të përkthyera keq dhe pa mesazhe edukuese.Këtë gjë e bëjnë për lehtësi shtepitë botuese duke përkthyer pjesë të dobëta letrare, fabula apo tregime. Mendoj se tekstet dhe posacërisht drejtimi i shkollës duhet përmirësuar. Shumë drejtor shkollash nuk e meritojnë të jenë në atë punë. Në të kaluarën drejtuesit e shkollës zgjidheshin njerëzit më të spikatur në shkencë dhe pedagogji, ndërsa shumica absolute sot zgjidhen vetëm pse marrin pjesë në fushata partiake apo i blejnë postet e drejtorit apo të zevendesit. Kjo është e pafalshme dhe një degradim i arsimit tonë kombëtar, nivel që shprehet edhe në klasifikimin e agjensive ndërkombëtare, ku vitet e fundit jemi nga fundi i renditjes botërore. Unë kam marrë pjesë në shumë seminare dhe trajtime brenda dhe jashtë Shqipërisë, kam punuar me grupe studiuesish për tekstet dhe problemet e shkollës duke botuar edhe studime dhe shkrime, por pak jemi dëgjuar ne specialstët e shkollës. Kjo e dëmton arsimin kombëtar.

-Nacional: Tani jeni një prind por edhe një gjysh i plotësuar?
-S.B: Po, unë kam dy djem Albertin dhe Visarin dhe vajzën Elisa Buçpapaj. Visari ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë, vajza ing. Mjedisi, mastër shkencor, ndërsa Alberti pas kreu këtu studimet jeton dhe punon në Belgjikë dhe është zv/drejtor i një ndërmarrje të madhe në atë vend, fal aftësive të tij. Jemi një familje e lidhur dhe të dashur me njëri-tjetrin. Po, mëndoj se jam i plotësuar si prind, si gjysh, por edhe specialist i fushës së arsimit. Unë jam plot energji dhe vazhdoi të punoj, të organizoj kurse dhe trajnime të mësueve të rinj dhe nxënësve, pasi përvojën time të madhe dua tua lë edhe të tjerëve.

-Nacional: Ku po i kalon këta muaj të verës së nxehtë:
-S.B: Këta muaj të verës së nxehtë, po i kaloj në bjeshkën time të bukur në Trokuz, që është pa dyshim një nga perlat e Alpeve tona por edhe të Alpeve Europiane. Në këtë vend jo vetëm pushoj, por rijetoj kujtimet e mia të femijërisë me prindërit, me vëllezërit dhe motrat, me kushernjtë dhe fisin tim të gjërë. Kujtoj si kam punuar qysh nëxënës dhe studentë bashkë me kusherinjtë e mij Skënder dhe Ilir Buçpapaj në pastrimin e pishave në Trokuz për të nxjerrë ndonjë të ardhur për shkollën. Kujtoj kohën kur shkonim bashkë me femijët tjerë të telës për boronica dhe ktheheshin në darkë me enët plot, duke kryer ritulet e bukura të këngëve të borinicave, por edhe lojërat e shumta në bjeshkë, kullotjen e bagëtive, mbrembjet e magjishme ne Lugin e Vrelles, ngjitjen e ushqimeve nga fshati Tpla në stane, një rrugë që bënte 12 ore me kali ose me këmbë. Kujtoj dhjetra njerëz të shquar te fisit tim që kanë ndërruar jetë, por që kanë lënë emrat e tyre të shkruar në gur, në shkembinj, apo ne trungjet e ahave shekullorë. Pra Trokuzi është edhe një vend meditimi dhe prehje e pashoqe në botë. Ju ftoj të vini edhe Ju!
-Nacional: Çfarë dëshiron të shtosh tjetër?
-S.B: Dua të falenderoj gazetën “Nacional” për këtë mundësi që më dhatë për të ndarë me lexuesit tuaj pjesë të jetës time njerëzore dhe profesionale. Në të matematikës flasim pak, por në këtë rast ju përgjigja redaksisë me shumë kënaqësi. Ju uroj punë të mbarë!

Intervsitoi: M.Bucpapaj