Gazeta Nacional Albania

Provokimi i ultranacionalistëve serbomalazezë ndaj shqiptarëve, reagimi i ish kryeministri Sali Berisha

Provokimi i ultranacionalistëve serbomalazezë ndaj shqiptarëve, reagimi i ish kryeministri Sali Berisha

 

Ultranacionalistët serbomalazezë nxisin tensione me shqiptarët në Plavë dhe Guci.

Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha, i cili shton se, ndërtojnë një objekt kulti aty ku 100% e popullatës janë shqiptarë.

 

“Personalisht mbështes plotësisht ndërtimin e objekteve të kultit për shërbesa fetare kudo që ato nevojiten, por përdorimi i tyre për qëllime provokuese, antietnike është i papranueshëm”, shkruan Berisha.

 

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

 

Ultranacionalist serbomalazez nxisin tensione me shqiptaret ne Martinaj, komuna e Plaves dhe Gucise!

Ata ndertojne nje objekt kulti aty ku 100% e popullates jane shqiptare.

Ata nuk kane asnje leje nga autoritetet komunale as nuk kane dokument pronesie por ndertojne ne token e grabitur te nje familje shqiptare.

Personalisht mbeshtes plotesisht ndertimin e objekteve te kultit per sherbesa fetare kudo qe ato nevojiten, por perdorimi i tyre per qellime provokuese, antietnike eshte i papranueshem.

Ndaj duke denuar kete provokim te verber, iu bej thirrje autoriteteve zyrtare vendore dhe qendrore te Malit te Zi te nderhyne per te ndaluar veprimet e paligjshme te grupeve ekstremiste qe ngjallin tensione nderetnike e nderfetare te denueshme dhe te demshme per bashkjetesen e njerezve te lire.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje miku jone
Nga Martinajt, e Plave Gucise.Kemi nje problem, nje objekt fantom, i nje Kishe ortodokse serbe, e ndertuar ne vitet ‘30 dhe rrezuar sapo eshte punuar, punuar edhe nga te paret tane, te detyruar, pa ngrene e pa pire. Po duan ta ringrisin. Jemi banore 100% shqiptare, 2 shtepi serbe, jane diku 3km. large, dhe perpos asaj ata jane distancuar nga kjo. Ne kemi reaguar ne gjitha nivelet, lokale e nacionale (duhet te ceket qe organet Komunale s’u kane dhene leje).

Toka ka qene e familjes Prelvukaj, e okupuar si shume toka tjera shqiptare, ne kete krahine e ma gjere, dhe dhene ardhacakeve, qe s’kane as deshmi e as pohime nga asnje vendas qe ka qene e trasheguar/blere/falur.

Ata thuajse cdo dite po provokojne. Nese nuk ndermerren masa, ne duhet ta leme kene vend.

Njehere nje deponi, tash kjo, se dij cfare eshte tutje.