Libri publicistik është publikuar nga Botimet Nacional, Tiranë.
NJË URË KULTURORE MES DY BREGDETEVE
Rrugëtimi i penës sime mes tribunave kombëtare dhe të diasporës.
Kur nisa të hidhja në letër rreshtat e parë për Gazetën “Nacional”, nuk e mendoja se ato shkrime, të lindura nga malli dhe nevoja e brendshme për të komunikuar mediatikisht me vendlindjen, një ditë do të mblidheshin në këtë vëllim. Prej më shumë se tri dekadash jetoj në një qytet të Italisë, që quhet Modugno. Gjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se mërgimi nuk të largon nga rrënjët; përkundrazi, ai të mbron dhe të mpreh shikimin mbi vlerat që të kanë formësuar. Ky libër është ditar i këtij shikimi shpirtëror. Zëri im publik, letrar, gazetaresk, por edhe ai më intimi — poetik — është ndërtuar mbi tribuna të rëndësishme që plotësojnë njëra-tjetrën. Ky vëllim përmbledh shkrimet e mia të përzgjedhura te Gazeta “Nacional”, por duke kompletuar misionin tim si kryeredaktore e “Gazetës së Alpeve” në Itali, artikuj të ndryshëm te gazeta “Rrënjët”, si dhe bashkëpunimet e mia kulturore në faqet e revistës “MIRIADE”, në hapësirën letrare të revistës ndërkombëtare “SPETTRO”, në portalin e njohur të diasporës në Zvicër, VOAL, në mediat dixhitale, si: “Cavaliereneës.it etj.si dhe shkrimet e mia kulturore, intervistat e poezi të botuara në revistat e njohura, prestigjoze të artit dhe kulturës në Itali, si VerbumPress, NOA, Aletti Editor etj., të cilat nuk janë të përfshira të gjitha në këtë vëllim,
kanë ndikuar për të plotësuar mozaikun tim shpirtëror, që i bashkohet natyrshëm edhe rrugëtimit tim. Përfshirja e vargjeve të mia në shtëpizat prestigjoze të artit, kulturës, së poezisë siç janë: SATURNO MAGAZINE në rubrikën “PENNE DAL MONDO”, poezia, e cila në italisht titullohet: “Tutto all’amore” apo te ALETTI EDITOR, në kolanën prestigjoze antologjike “Tra un fiore colto e l’altro donato”, me poezi si “All’ammiratore con amore”, përfaqëson një stacion të rëndësishëm ku pena ime kalon nga kronika kulturore te gjuha universale e shpirtit dhe e poezisë së dashurisë. Të gjitha këto eksperienca ushqejnë njëra-tjetrën dhe përmblidhen në këtë libër si dëshmi e një identiteti që jeton mes dy botëve, duke mos harruar asnjëherë rrënjët.
Disa nga aspektet e trajtuara:
Trashëgimia e artit: Dosieri për Orkestrën Historike të Hotel “Dajtit”.
Për mua, gazetaria kulturore nuk ka qenë kurrë thjesht diçka informative, por edhe një mision shpirtëror. Si një vajzë dhe mbesë e rritur në një familje me tradita të hershme tiranase, ku pasioni për artin ishte “frymëmarrje”, e kam pasur pothuajse detyrim moral të dokumentoja pjesë nga kujtesa jonë kolektive, (sigurisht për ata që kanë jetuar ato vite). Në këtë përmbledhje, një vend qendror e zë shkrimi im: Orkestra historike e Hotel “Dajtit” në Tiranë. Ky dosier nuk është thjesht një kronikë muzikore e kryeqytetit të dikurshëm, por një pjesë e historisë sime të ndier familjare, e dokumentuar përmes fotografive të vjetra që mbartin një vlerë të jashtëzakonshme e na kthejnë pas në kohë. Përmes këtij shkrimi, kam dashur të ndriçoj rrugëtimin e këtij formacioni elitar që lindi pas luftës, në vitin 1946, ku ndër muzikantët e parë saksofonistë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë ishte Muharrem Murthi, ose siç e thërrisnin në ambjentet e muzikēs: Ustai, (me saks tenor e alt). Stafeta e kësaj orkestre magjepsëse, nga viti 1965 deri në vitin 1989, u drejtua nga një tjetër saksofonist i shkëlqyer, nxënësi i tij i devotshëm dhe babai im, djaloshi tiranas, Nazmi Keçi. Martesa e tij me vajzën e Muharremit, Suzanën (nënën time), shkriu në një të vetme historinë e familjes sonë me atë të muzikës shqiptare. Në faqet e këtij dosieri, kam risjellë në kujtesë formacionin muzikor, historik, që ndryshoi ndër vite, duke përmendur emra të mëdhenj si: Skënder Reka, Muharrem Gurra, Alqi Kareco, Nino Saraçi, Ramazan Zyberi e shumë artistë të tjerë të papërsëritshëm. Ata nuk bënin thjesht muzikë; ata krijonin një oaz elegance evropiane dhe lirie shpirtërore në zemër të Tiranës, duke sfiduar izolimin e kohës përmes tingujve të saksofonit.
Gjuha, Diaspora, Poezia dhe Kujtesa: Sfidat e shkrimeve të mia.
Në faqet e këtij libri, përmes artikujve të përzgjedhura kryesisht nga “NACIONAL”, por edhe nga “GAZETA E ALPEVE”, “RRËNJËT”- “LE RADICI”, “MIRIADE”, “SPETTRO”, “VOAL” dhe poezia e botuar në gjuhën italiane nga “SATURNO MAGAZINE”, lexuesi do të gjejë shqetësimet e mia për fatin e gjuhës shqipe në epokën e globalizmit, si dhe profile intelektualësh të jashtëzakonshëm brenda e jashtë vendit. Përmes penës sime, jam përpjekur gjithmonë të ndërtoj tri ura:
Ura mes të shkuarës dhe të sotmes, që brezi i ri të mos harrojë traditën, vargun poetik dhe vlerat kombëtare.
Ura mes Shqipërisë dhe Italisë, duke treguar përmes aktiviteteve, poezisë dhe mediave se si kultura jonë mund të ndriçojë edhe jashtë kufijve gjeografikë.
Ura e bashkëpunimit mediatik e letrar, ku eksperienca ime me mediat e diasporës, ato kombëtare, revistat kulturore dhe shtëpitë botuese italiane shkrihen në një pikë të vetme: në mbrojtjen e trashëgimisë sonë.
Dua të shpreh falënderimin tim për lexuesit. Ky libër nuk do të kishte kuptim pa lexuesit e mi, të cilët me mesazhet, komentet dhe vlerësimet e tyre më kanë dhënë forcë të vazhdoj të shkruaj.
Ky libër vjen edhe si frymēzim i nxitjes së miqve, personaliteteve,, pasi të tillë janë në sferën ku ato i japin shoqërisë, të cilët kam patur nderin t’i takoj nē këtë rrugëtim.
Një mirënjohje e thellë për intelektualin, shkrimtarin dhe botuesin e mirënjohur, Prof.Dr.Mujo Buçpapaj, i cili me vizionin e tij dhe bujarinë e një njeriu të artit, e bëri gazetën “Nacional” një shtëpi të ngrohtë dhe të hapur për zërin tim kulturor. Besimi i tij te pena ime dhe hapësira që më akordoi për artikujt e mi, ishin shtysa kryesore që këto shkrime të shihnin dritën e botimit e sot të përmblidhen në këtë vëllim.
Nuk mund të mos përmend studiuesin, publicistin, Kryeredaktorin e “Gazeta e Alpeve – Zëri Maleve në Botë”, i cili me besimin, vizionin dhe nxitjen e vazhdueshme intelektuale bëri që të merrja iniciativën për të përmbledhur këto shkrime.
Një falenderim e mirënjohje të veçantë për regjizorin Kristaq Janushi, i cili më ka dhënë input-in e parë e më ka shoqëruar në këtë rrugëtim tē bukur të penës sime. Bashkëbisedimet me të, arti e mbështetja e tij intelektuale kanë qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi për artikujt, intervistat dhe esetë e mia të botuara.
Vlerësimi juaj profesional është nder dhe një shtysë e bukur në krijimtarinë time.
Në faqet e këtij libri, përmes artikujve të përzgjedhura kryesisht nga “NACIONAL”, në të cilat përmes penës sime, jam përpjekur gjithmonë të ndërtoj tri ura:
Ura mes të shkuarës dhe të sotmes, që brezi i ri të mos harrojë traditën, vargun poetik dhe vlerat kombëtare.
Ura mes Shqipërisë dhe Italisë, duke treguar përmes aktiviteteve, poezisë dhe mediave se si kultura jonë mund të ndriçojë edhe jashtë kufijve gjeografikë.
Ura e bashkëpunimit mediatik e letrar, ku eksperienca ime me mediat e diasporës, ato kombëtare, revistat kulturore dhe shtëpitë botuese italiane shkrihen në një pikë të vetme: në mbrojtjen e trashëgimisë sonë.
Dua të shpreh falënderimin tim për lexuesit. Ky libër nuk do të kishte kuptim pa lexuesit e mi, të cilët me mesazhet, komentet dhe vlerësimet e tyre më kanë dhënë forcë të vazhdoj të shkruaj. Këtë përmbledhje ua dedikoj prindërve të mi, të cilët më mësuan ta dua artin dhe mbi të gjitha, vendin tim. Shpresoj që këto faqe të shërbejnë si një ftesë për të gjithë ne, që kudo ndodhemi nëpër botë, të mos e lëshojmë kurrë fillin e hollë që na lidh me tokën mëmë.

