Më datë 21 Qeshor 2025 pas një sëmundje të pashërueshme u nda nga kjo jetë Dr. Azem Arifaj.Ashtu si kjo ditë përvëluse e Qeshorit, ishte shumë e rëndë ky lajm për gjithë Malësinë e Gjakovës.
Dr. Azem Arifaj lindur me 2 Shkurt të Vitit 1947 në një familje të mrekullueshme të lagjes Dedaj të një ndër fshatrat më të bekuara në Margegaj të Malësisë së Gjakovës.
Ky fshat në vitin 1944 kishte vetëm 37 shtëpi dhe sot i kalon të 100-tat, të shpërndara si brenda dhe jashtë vendit . Ky fshat ka manifestuar shumë të mira kurdoherë , si bujarinë , burrërinë , shumë puntorë, trima dhe shumë të zgjuar. Nga ky fshat kanë dalë shumë djem e vajza të shkëlqyer në të gjitha fushat e jetës që sot janë :
Poetë , Shkrimtarë, Shkenctarë, me Doktoratura të ndryshme, Pedagogë , Diplomatë, etj. Kështu për nga numëri i popullsisë ka numrin më të madh Kuadrave të lartë në rrethin e Tropojës. Pikërisht nga ky vend ka lindur Dr. Azem Arifaj doktor i ardhshëm shum i mirë. Familja e tijë ka qenë e përmendur kurdoherë për bujari, mençuri, shumë punëtor , të besës edhe për trimëri si të gjitha familjet e tjera janë marrë me bujqësi e blegtorinë e vetmja mënyrë jetese e asaj kohe, duke qenë gjithnjë të dalluar në këtë drejtim.
Në kohën e luftës kjo familje gjithnjë ka përkrahur Lëvizjen Nacional- Çlimtare, po kështu pas çlirimit ka qenë mbështetja e ndërtimit të vendit edhe me ardhjen e Demokracisë, kjo familje ka qenë gjithnjë në mbështetje të sajë.
Dr. Azem Arifaj shkollën 7 vjeçare e mbaroi në vitin 1963 në Qytetin e B. Currit, duke qenë gjithnjë një nxënës i mirë, i disiplinuar dhe shumë aktiv. Pastaj ai vazhdoi mësimet në Politeknikumi Mjeksore Tiranë të cilin e filloj në vitin 1963 dhe e mbaroj me 30 Qeshor 1967 ku i jepet titulli Ndihmës Mjek.
Edhe këtu ç’faqen aftësitë e tij dhe dëshira për studimin e dije të mëtejshem, për tu bërë vërtet një shërbëtor i popullit të vet në fushën më të kërkuar, në atë të mjekësisë. Në vitin 1967 Dr. Azemi fillon punë si N/Mjek në ish. Komunën Bujan, Llugaj Tropojë, ku me shumë profesionalizem punoj shumë mirë dhe aftesisë e tij ishin thuajse sa të një mjeku. Me punën e tij të palodhur, sjelljet e tij shumë shpejt fitoj respektin e të gjithë komunitetit por të Drejtorisë të Shendertit publik të Rrethit . Duke parë aftësitë e tij, përkushtimin e madh që kishte ai për profesionin, pushteti i asaj kohe i miraton një të drejtë studimi në U.SH. Tiranë në fakultetin e mjeksisë, që ky e priti me shumë knaqësi, dhe plot besim, dhe se do të bëhet, siç u bë në faktë , një mjek i njohur , nga të gjithë për aftësitë e tij profesionale .
Edhe në fakultet shpalosi të gjitha vlerat e tijë të mira që kishte , i urtë , studiues, kurioz për çdo gja lidhur me profesionin duke iu vënë detyrë që nesër të ishte dikushi në jetë, gjë që e realizoi plotësisht. Kështu ai në vitin 1974 mbaroi fakultetin e Mjekësisë duke u titulluar : Mjek i përgjithshëm.
Me të mbaruar fakultetin rrugën e tij si mjek e filloi në Drejtorinë e Higjenës dhe Epidemiologjis në B.Curri. Në vitin 1976 emërohet mjek në Qëndren Shendetësore Dragobi ku punoni deri në vitin 1981 ku me punën e tijë , sjelljen ,aftësitë si mjek ,edhe sot e kësaj dite dëgjon fjalët më të mira, për të qoftë si mjek por edhe si njeri shum human . Këtu ai shkrin të gjitha aftësitë e tij mendore e fizike, pa marrë parasysh shumë e shumë vështirësi që kishte, që nga terreni, dhe me një mungesë të theksuar të infrastrukturës. Ai ishte kurdoherë i gatshëm të përgjigjet ç’do urgjence të mundshme. Për këtë flet qartë një rast ku me datën 5 Shkurt 1981, në mesin e dimrit, me shumë dëborë e ngrica, furtunë, e pa rrugë por duke e hapur ky me disa persona të tjerë dëborën e madhe, nisen për një urgjencë në një lagje shumë të largët në Bradozhnicë me km larg për të shpëtuar një grua në lindje. Ai me gjithë këto vështirësi arri në kohë dhe bëri të mundur shpëtimin e gruas dhe foshnjës së vogël edhe pse nuk ishte mjek i kësaj fushe. Për këtë rast ai pati shumë lëvdata si nga popullata, familiarët dhe nga pushteti i kohës.
Duke e vlerësuar herë pas here punën e Dr. Azemit me shumë profesionalizëm me 12 Maj 1981 emërohet dhe fillon punë në seksionin e Shëndetësisë të Rrethit Tropojë në detyrën e inspektorit, ku edhe këtu puna e tij u vlerësua si ç’do herë tjetër.
Duke parë kërkesat e kohës, Seksioni i Shëndetësisë e dërgon Dr. Azemin në një specializim në Tiranë nga 18 Gushti 1982 deri më 15 Qershor 1983 për tu specializuar si mjek i Puntit të Gjakut, ku këtu ai mori të gjithë njohuritë e duhura për qendrën e grumbullimit të gjakut e cila ka kurdo herë një rëndësi të veçantë për njerzit.
Me të mbaruar këtë specializim Dr. Azemi filloj punë në spitalin në B.CURRI ku gjatë gjithë kohës që ai ka punuar në qendrën e grumbullimit të gjakut nuk ka pasur as edhe një rast të vetëm që të ketë pasur mungesë gjaku, falë punës së tij organizuese dhe drejtuese duke plotësuar kurdoherë nevojat për gjak si për raste të zakonshme apo aksidente po kështu edhe për rastet e shumta të luftës në Kosovë.
Në Janar të vitit 2000 transferohet si mjek i Sigurimeve Shoqërore në B.Curri, ku qëndroi deri në daljen në pension me 2 Nëntor 2020.
Edhe këtu edhe pse me një ngarkesë shumë të madhe nuk la person pa përfunduar në kohë në gjënë që i kërkohej nga ai, në kohën e duhur pa asnjë vonesë.
Edhe pse doli në pension ai ishte prap i kërkuar si mjek, gjithnjë ishte i gatshëm ti vinte në ndihmë ç‘do të sëmuri në ç‘do kohë dhe pa asnjë shpërblim, vonesa e tij ishte vetem sa të sa të merrte çantën e punës, në të cilën gjithnjë gjindeshin medikamentet e duhura për ç’do urgjencë.
Gjithçka në këtë botë ka një fillim dhe një mbarim, kështu është edhe jeta e njeriut që ka një fillim por që ka edhe një fund. E tillë ishte edhe jeta e njeriut tonë të dashur Dr. Azem Arifaj i cili ndërro jetë në moshën 78 vjeçare.
Të flasësh për jetën, punë dhe cilësitë e mira të Dr. Azem Arifaj është e vështirë sepse ka aq të mira sa nuk din nga t’ia fillosh.
Ai manifestonte ç’do të mirë që duhet të ketë një njeri si: i qetë, i dashur, i respektueshëm, i ndërgjegjshëm dhe me moral të lartë, shumë punëtor, i zgjuar, studiues dhe mbi të gjitha ishte një mjek shumë kopetent në punën e tij. Diagnza e dhënë prej tij ishte aq e saktë sa një skaner i kohës së sotme. Ai jo vetëm jepte diagnozën e saktë por edhe e ndiqte pacientin deri në fund duke parë paramentrat e tij deri në shërim të plotë. Nocioni kohë për atë nuk kishte rëndësi, nëse është ditë apo natë, shi apo diell, borë apo ngrica, por kur kërkohej ndihma e tij kishte rëndësi vetëm shkuarja pranë të sëmurit. Humanizmi i tij ishte prezent kurdoherë dhe kurrë nuk diti të thotë: jo, nuk kam kohë, vij më vonë, por menjënjëherë i përgjigjej kërkesës së popullatës. Ai ishte universal, pra nuk mjaftonte vetëm të punonte në fushën e mjeksisë por studionte edhe për bujqësi dhe blegtori, për të rejat e shkencës së kohë e në shumë fusha të tjera.
Për atë nuk ishte turp të hiqje bluzën e bardhë e të punoje tokën apo të ndihmoje njerzit e tij në punë të ndyshme. Ishte shumë i dashur, i humorit, gjithnjë i qetë në ç‘do komunikim me pacientin por edhe me njerzit e tjerë. Pikërisht nga gjithë këto të mira që manifestonte ai respektohej nga gjithkush si në rrugë, punë e kudo. Pë atë gjithçka ishte jeta e mjeriut dhe gadishmëria kurdoherë e tij në shërbim të popullatës. Ai ishte edhe një familiar shumë i mirë që zoti ju fali këtij çifti 2 djem dhe 1 vajzë të cilëve ju uroj jetë të gjatë dhe të marrin cilësitë e babit të tyre të mrekullueshëm. Unë për të pasuruar ma shumë këtë shkrim për Dr.Azem Arifaj mora edhe disa fjalë kolegëve të tij mjek, ja se ç’farë thonë ata për kolegun e tyre:
Dr.Gjelosh Kola
Dr. Azemin e kam njohur që në fillimin e punës time këtu e 50 vite më parë. Që në fillim krijova përshtypjen për një njeri të mirë, i çiltër, i thjeshtë, shumë komunikues si me neve kolegët ashtu edhe me pacientët, shumë kopetentë në profesion gjë që dukej në çdo konsultë që banim së bashku. Ai kurrë nuk nguronte ti jepte kolegëve dijet dhe eksperiencën e tij. Kudo ku ka punuar ai ka qenë i njëjtë me tiparet e tij. Do të ruaj përjetë kujtimet e tij dhe respektin që kishte ndaj nesh. Ai do kujtohet nga neve kolegët e tij përgjithmonë.
Dr. Naim Nezaj
Dr. Azemin e kam njohur që në vitin 1981. Ai ka qenë me specializim në Tiranë kurse unë në vit të I të Fakultetit të Mjeksisë. Që nga ajo kohë ai paraqiste dëshirë për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhënë këshilla të domosdoshme për mbarëvajtjen e studimeve. Pata fatin që të punoj me të nga viti 1990 deri në vitin 2005 në spitalin B.Curri. Ishte një njeri i dashur, i përgaditur, bashkëpunues me gjithë personelin qoftë të mesëm qoftë të lartë. Kam punuar edhe KMAC me Dr. Azemin që e karakterizojke vetëm dashuria dhe mirësia për të ndihmuar njerzit. Për të folur ma shumë për Dr. Azemin duhet një roman i tërë për veprimtarinë e tij. Ai do qëndrojë gjithmonë në kujtesën e të gjithë personelit të spitalit të B.Currit.
Për të pasqyruar mirë punën dhe veprat e Dr. Azem Arifaj duhet të jesh poet ose shkrimtar, që unë nuk jam i tillë, por që u mundova të them disa fjalë zemre për shokun, kolegun, bashkëfshatarin tim të nderuar Dr. Azem Arifaj.
Se kush ishte Dr.Azem Arifaj e tregoj edhe varrimi i tij ku përveç njerzëve të tij të shumtë, morën pjesë me qindra e qindra njerz si ish pacientë, shokë, miq, koleg nga gjithë Tropoja, Kosova edhe më gjerë. Të gjithë kaluan para arkivolit të tij me dhimbje të madhe e me lot në sy. Me largimin e tij nga jeta familja humbi njeriun e tyre të shtrenjtë, miqë e tij humbën një mik të sinqertë dhe besnik, ndërsa komuniteti i Tropojës humbi një mjek dhe intelektual të shquar në fushën e mjeksisë. Njerz me vlera të tilla do të mbeten përherë në kujtesën tonë.
Paç dheun e lehtë Dr. Azem Arifaj, kofshi i xhehnetit.
Me shumë respekt e mërzi,bashkëfshatari im Dr.Azem Arifaj
Çel Shpati
* B.Curri, më 2 Korrik 2025

