Gazeta Nacional Albania

Rashel Solomon: Heroi i haruar, Josef Kantozi, luftëtari hebreo- vjonjat, që mori pjesë me armë në dorë në Luftën e Vlorës më 1920

Vepra patriotike e Josef Kantozit nuk është nderuar me ndonjë mirënjohje as dekoratë

“Hebrenjtë e Vlorës i ndihmuan patriotët vlonjatë me para, por Josef Kantozi është i vetmi hebre që iu bashkua luftës me para dhe me pushkë në dorë. Në këtë luftë atë e shpinte dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, ideali i përbashkët me udhëheqësit e luftës Osmën Haxhiun e Ahmet Lepenicën gjë të cilën e tregoi i kur luftoi me pushkë në dorë në krah të vëllezërve të tij vlonjatë”.

Në Shqipëri, qysh herët,. jetonte një komunitet i vogël hebreë pjesa më e madhe e të cilëve jetonte në qytetin e Vlorës. Pikërisht, në këtë komunitet bënte pjesë edhe familja e pasur Kantozi. Djali i madh i kësaj famile quhej Josef Kantozi.
Josef Kantozi , ishte i biri i Mushos dhe Masaltos, lindur në Vlorë më 17 Gusht 1890 në lagjen “Vrenez “.
Josef Kantozi lindi në një familje të pasur tregëtare hebreë ,e cila ishte vendosur në Vlorë rreth viteve 1800 – 1834 ,për t’i shpëtuar përndekjes e shfarosjes së Spanjës .
Vitet e rinisë Josefi i kaloi në qytetin e lindjes në Vlorë e më pas kreu studimet e larta në Italinë fqinje , ku u diplomua si Ekonomist .
Gjyshja ime e shokët e tij, e një ndër ta edhe Abdurahman Ali Çiraku trgonin se Josefi ishte një djalë i gjatë, i bukur, shumë elegant, me pak mustaqe. Flokët i mbante përherë të lyera me brilant karakteristikë kjo e djemve që ridhnin nga familje te pasura hebreë në Shqipëri.
E donte jetën dhe dinte ta shijonte atë.
Josefi e donte Vlorën dhe i çmonte shumë vlonjatët. Shpesh herë është treguar shprehja e kësaj dashurie dhe respekti ndaj Vlorës “e shokëve vëllezërve” (sic i quante Ai ) te tij vlonjatë.
Pushimet i kalonte përherë në Brindisi të Italisë. Aty Ai , kishte lokalet e tij të preferuara, mbante të rezervuar dhomë në Hotel, kish karrocën me kalë të bardhë e karocierin i cili kujdesej gjatë gjithe vitit për mirëmbajtjen e tyre me pagesë për të qënë në gadishmeri në ditët e tij të pushimeve në Itali.
E shihnin Josefin, që zbriste nga anije të cilat vinin nga Shqipëria por nuk dinin asgjë për të. Por prezenca e Tij, mënyra e jetës së tij në Itali u la atyre të kuptonin se, Ai ish një pasanik Shqiptar, ndaj i thërisnin me pseudonimin: “Konte d’Albania”.
Në një nga ditët e zakonshme të tij të pushimeve Josefi, shkoi herët në restorant për të ngrënë mëngjesin. Lokali ishte plot me klientë italianë.
Zuri vënd në tavolinën si nga hera. Pranë tryezës së tij ishin ulur disa të rinj, simpatizant të fashizmit, të cilët sa e panë që hyri në derë, buzëqeshën me ironi.
Ndërkohë njëri prej të rinjve ju afrua Josefit, nxori prej xhepit një kartmonedhë një lireta-she italiane e ndezi atë në sytë e tij duke e shoqeruar me fjalët :”Ja ,keshtu do ta djegim ne Italianët Shqipërinë tënde të vogël “.
Josefi qetë -qetë, u ngrit prej tavolinës, futi dorën në xhep e nxori prej tij një kartmonedhë një mijë liretashe italiane ,ndezi çakmakun e nën flaket e zjarrit që tashmë perpinte kartmonedhen italiane ju drejtua djaloshit përkarshi :
Ja – ngriti zerin Ai ,”Kështu do ta djegim ne Shqiptarët Italinë tënde të madhe ”
Natyrisht ,Josefin e arrestuan menjëherë, e burgosën.
Familjes ju desh të paguante një shumë të madhe të hollash për ta liruar atë prej burgut në Itali.
Ky pra ishte Josefi ynë, që e donte Shqipërinë e Vlorën mbi gjithcka e sakrifikoi për të jo vetëm pasurinë por ishte gati të sakrifikonte edhe jetën e tij per Lirinë e Vlorës e të Shqipërisë.
Por ai do të mbetej në historinë, mëndjen dhe shpirtin e vlonjatëve në vitin e bekuar 1920, kur shqiptarët rrëmbyen armët, hodhën në det pushtuesit italianë dhe rishpallën Pavarësinë e Shqipërisë të humbur qysh prej Luftës së Parë Botërore.
Në këtë vit do të shkëlqejë edhe patriotizmi i Josef Kantozit. Ai ishte pjesë e përgatitjes së ilegalëve vlonjatë, për të bërë atë ,luftën e madhe.
Nga fundi i muajt dhjetor 1919, Josef Kantozi në krah të qytetarëve vlonjatë Jani Minga e Toli Arapi do të merrte pjesë në mbledhjen që u organizua në shtëpinë e Osmën Haxhiut, ku u zgjodh një komitet për drejtimin e luftës që po përgatitej kundër pushtuesit italian.
Hebrenjet e Vlorës ndihmuan patriotët vlonjatë me para, por Josef Kantozi është i vetmi hebre që iu bashkua luftës me para dhe me pushkë në dorë. Në këtë luftë atë e shpinte dashuria për Vlorën dhe Shqipërinë, ideali i përbashkët me udhëheqësit e luftës Osmën Haxhiun e Ahmet Lepenicën gjë të cilën e tregoi i kur luftoi me pushkë në dorë në krah të vëllezërve të tij vlonjatë.
Në përfundim të luftës me fitore Josef Kantozi nuk u nda nga udhëheqësit e luftës për vendosjen e rendit dhe qetësisë.
Më pas Josef Kantozi u mor me tregti. Në vitin 1939, me pushtimin e vendit nga Italia, jeta e komunitetit hebreë si dhe e gjithë popullit Shqiptarë u vështirësua .
Më 14 maj 1939 Ministria e Brendëshme u kërkon prefeturave të vendit listat emërore të izraelitëve.
Prefektura e Vlorës i përgjigjet Ministrisë më 31 maj 1939: “Bashkangjitur po ju parqesim dy lista njera me izraelitet … me shtetësi shqiptare dhe tjetra me emrat e izraelitëve që janë me shtetësi të huaj…”.
Josef kantozi shënohet në listën e parë, me shtëtësi shqiptare, në numurin rendor 47, lindur më 17.8.1890, ne Vlorë me profesin tregëtar. Në këtë shkresë thuhet gjithashtu se izraelitët nga nr. 47, pra nga Josef Kantozit janë shpërngulë dhe gjenden në Fier. Këto ishin lëvizje për të mbrojtur jetën e tyre nga pushtuesi.
Vlonjatët mbajnë mend se Josef Kantozi, ashtu si në vitin 1920, e ndihmoi edhe Luftën Antifashsite me para.
Me ardhjen në fuqi të komunistëve, kontributi atdhetar i hebreë Jozef Kantozi u harrua dhe u mohua, patrioti u shpronësua dhe mbeti i vetëm e i braktisur.
Ai nuk pati asnjë trashgimtar që të kujdesej që të kujdesej për të në këto ditë të vështira. Vajza e Tij e vetme – Rashel rreth moshes 18-20 vjeçare, aty reth nga vitit 1938, u sëmur rëndë nga veshkat dhe vdiq.
I braktisur dhe i pa vlerësuar nga shteti, pas vdekjes së të shoqes Mazal, u detyrua të mbyllej në azilin e pleqëve.
Patrioti dhe luftëtari i Luftës heroike të Vlorës të vitit 1920, i harruar dhe i braktisur nga shteti si shumica e udhëheqësve të asaj lufte, u mbyll në azilin e pleqëve në Fier deri në ditët e fundit të jetës së tij reth vitit 1960.
Ky pra është trimi hebreë-vlonjat , Josef Kantozi . Figurën e tij unë e njoh personalisht sepse babai im e ruante foton e tij me shumë dashuri , kam fshirë lotët e nxehtë të gjyshes time për të , për Josef Kantozin.
Më 1990 ne u larguam nga Vlora për riatdhesim në Israel lamë mbrapa gjithçka të vlefshme, në pamundësi per t’i marë .
Prej 102 vjetësh trimit Josef Kantozi i rëndon mbi shpatulla balta e rëndë i vetëm, i ndarë prej shokëve/ vëllezërve të tij të luftës e të idealit .
Në vitin 1990 une dhe familja ime u larguam Vlora ( e isha ndër të parat) sëbashu me tre fëmije dy vajza e një djalë. Nga fundi i vitit 1991 unë isha shtatzënë fakt ky që i gëzoi pa masë prindërit e mi e sidomos tim At Lonin i cili udhëtoi për gjithë natën për të mbritur sa më parë tek unë në qytetin e Beer-Sheva sepse ata banonin ne qytetin e Hajfës largësi kjo si Vlorë-Shkoder.
Edhe në Izrael ku jetonim babai im me fliste me respeckt dhe krenari për njeriun tonë Josef Kantozi, izrealiti qe ja kuhstoi jetën Shqipërisë, ndërsa vdqi në vetmi dhe I braktisur.
Është shumë e rëndë për autoritet lokale në Vlorë, por edhe atyre qendrore në Tiranë, që nuk janë kujtuar asnjëherë ta nderojnë vepren e tij patriotike me ndonjë mirënjohje edhe dekoratë.

Diçitura e fotos: Në këmbë nga e majta në të djathtë: Ali Beqir Velça, Aziz Çami dhe hebreu Josef Kantozi. Ulur nga e majta në të djathtë: Myqerem Hamzaraj, Osman Haxhiu, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Avdurraman Çiraku

BABË E BIJË
Nga Rashel Solomon,
Poeteshë Israelite – Shqiptare

Kushtuar heroit të haruar Josef Kantozi
Luftëtar dhe Udhëheqës në Luftën Heroike të Vlorës më 1920

Eh Josef , sa shumë ngjajmë unë e Ti
Sikur të jemi, babë e bijë
Ti i gjatë e i bukur selvi
Në Vlorën tonë lindëm ,të dy

Hebrew në Vlorë u lindëm unë e Ti
Me gjinë e saj na riti nëna Vlorë, me dashuri
Në rrugicën tonë shtruar kalldrëm
Ëndra thurëm për të shënjtin Jerusalem

Eh trim Josef , për Vlorën gjithçka trete
Në Itali, frikën e trëmbe për vdekje
Me shokët hartove planet e lirisë
Që Shqipëria të mos mbesë pikë e hidhur,
e historisë

Unë në shqip qëndis poezi
Tok me Adriatikun, të përshëndesim Ty
Në qiellin tim Ti, shkëlqen si yll
Heroizmi Yt flakëron, mbi flamur

Eh Ti Josef , një djalë i rallë
Shokët ecin përpara ty , sec të lanë pas
100 vjetë vrapuan me lule e flamurë
Ty të haruan si fushë e djerë , pa grurë

Për Ty , jo kurrë nuk do të hesht
Zërin lart e ngre, e ngre pa resht
Në historinë e Vlorës, të radhitesh me shokët
Ti hebrew- vlonjatë , flamurin dy shqiponjë
lart lart përherë ta valvitësh

Sa herë takoj rrugicën tonë kalldrëm
Mendoj ,
Vlora mëmë një Muze të të Fal,
Në emrin tënd të bukur, “Josef Kantozi ”

*Autorja është mbesa e Josef Kantozit
Florida , 2020