Gazeta Nacional Albania

Refik Hasani: Shqipëria do të duhet të shohë maredheniet e saj me Beogradi!?

Shqipëria, do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave, e të cila jan zbatuar nga krerët më të lartë të Ushtrisë, Policisë e Administratës, por edhe qarqe e subjekte politike deri edhe Unversiteti i Beogradit, etj. Shqipëria ka arye të plotë, me arsyetim, pasi duke filluar nga program i hartuar kryekëput kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombëtarizimin, shfarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve të quajtur ,,Naçertanija” e Ilija Grashaninit, ky ishte një projekt i detajizuar, por është paraqitur në formë të një plani e platforme e sintetizuar e si një dokument sekret, në vitin 1844.

Shqipëria, do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi, pasi Serbia kreu bëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit,që ishte një njësi Administrative-Territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish, Serbia dëboi 700 vendbanime shqiptare si në Qarkun e Toplicës, i cili përfshinte rrethin e Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës dhe qytetin e Prokuplës; Qarkun e Nishit që përfshinte rrethet e Vllasotincës, Leskocit, Nishit dhe qytetin e Nishit; Qarkun e Vranjës me rrethin e Masuricës, Polanicës, Pçinjit dhe qytetin e Vranjës dhe Qarkut të Pirotit (Nishavës). Banorë shqiptarë kishte edhe në vende tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në Qupri, Paraçin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kralevë) madje edhe në Beograd.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse Serbia aneksoi Kosovën dhe viset e tjera Lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese, përmesë programeve kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve të quajtur ,,Dëbimii Shqiptarëve”, në vitin 1937, nga Akademniku Vaso Çubriloviç. Shqipëria të protestoj duke tërhequr Ambasadori-n e saj nga Beogradi, ende vazhdon të qëndrojn e të gjejnë zbatim programe, memorandum, si ,,Spastrimi i shqiptarëve’’, nga Ivo Andriçi, të botuar më datën 30 janar të vitit 1939.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk filloi asnjëherë para e as pas luftës së II-të botërore kur shqiptarët në ish-Jugosllavi, ku në hapsira e kësaj ngrehine artificiale ku shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi, Serbi dhe gjithëandej ishin të diskriminuar e shpërnguleshin për Turqi dhe ishte aksioni i kolonizimit, famë keqë i armëve deri në vitin 1960-të. Shqiptarët ishin të privuar nga çdo e drejtë elementare, të drejtave të njeriut dhe ato kolektive.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse Serbia e ngriti në nivelin më të lart deri edhe Presidenti i Unionit të Serbi-Mali i Zi në vitet 1990-ta të Akademikë Dobrica Çosiç, vetëm në saje gati gjithjë krijimtarin e ka orientuar në libra e programe kundër neve shqiptarëve për zhdukjen, dëbimin, asimilimin, shkombtarizimin, shafarosjen, shpërnguljen e shqiptarëve dhe në bazë të saj të merrë epitetin si babai i popullit Serb.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, pasi këtë veprim nuk filloi asnjëherë gjatë kohës dhe pas periudhës së shpërbërjes së Jugosllavisë dhe me këtë rast Serbia suprimoi Autonomin e Kosovës, largoi gjithë shqiptarët nga institucionet, dhe vazhdoi me e instaloi një aparat shtetëror të gjenocidit dhe apartedit ku përmes aksioneve Policore-ushtarake kishte dëbimin e dhe asmilimin e popullatës shqiptare, Serbia kishte platform për shpopullimin e hapsirave që jetonin shqiptarët, duke helmuar nxënësit dhe studentët, kur e gjitha bota demokratike u interesuar dhe paraqiti, e shtroi si në mekanizma të instancës së BE e të OKB-ës, por sikur Shqipëria heshti në njëfarë mënyre, dhe më s’kemi njohuri as edhe një së paku njën Not Proteste verbal nuk ju drejtua nga Shqipëria drejt Serbisë, apo ndopnjë rezolut, apo të ngjashme që ka aprovuar Parlamenti i Shqipërisë.

Shqipëria dhe Kosova si dy shtete kufizohen, dhe është i njëjti popull, dhe Shqipëria ka mërrëdhënje të plota diplomatike me Serbinë, kurse Kosova përveqë që ishte në pushtimin e saj, ende është në një gjendje e luftës dhe këto dy shtete nuk njihen.

Shqipëria për hirë që Serbia për më shumë se një shekull, ka kryer gjenocid, pastrim etnik në hapsira shqiptare, por edhe në Serbi ka një Krahinë shqiptare që përfshin e Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku vazhdon diskriminimi e pastrimi etnik, ku ka mbajtur dhe organizuar Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, që shprehën vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë duke parashtruar Serbisë pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë Medvegjë e Bujanoc dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit, të ndal dëbimin, diskriminimin të lejoj realizimin e Refrendumit.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, sepse asnjëherë nuk i kan kërkuar dhe nuk i kan paralajmëruar se Shqipëria, pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë Medvegjë e Bujanoc, në vazhdim dhe Marrëveshjes së Konçulit, ku Shqiptarët e kësaj Krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Republikës së Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, nuk i kan kërkuar dhe nuk kan parashtruar para palës Serbe për dy dekada pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc, dhe Marrëveshjës së Konçulit, pasi Shqiptarët e kësaj Krahine të mbetur padrejtësisht nën adminitrimin e Republikës së Serbisë, ju mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi, mbi të gjitha ende sot e asaj dite nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një PENDIM, sikur që Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë luftës së II Botërore.

Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi!?, edhe pse me vones të pajustifikueshme, pasi JAN NJË MILION E NJË ARSYE, nga e kaluara dhe mbi të gjitha për hirë të së ardhmesë.

Lufta Shqiptaro-Serbe, herë e shpallur e herë e pa shpallur, ende nuk ka përfunduar, vetëm kur fillimisht Shqipëria e tërheq Ambasadori-n nga Beogradi, me rastin e veprimit të parë fillon menjëherë përpilimi dhe dorëzimi i PADI-s, në Gjygjin ndërkombëtar, që do pregaditet duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo në valutën $ në Miliarda, Bilion e Trilon të shkaktuara për më shumë se një shekull. Atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj neve Shqiptarëve.