Refuzimi i Këshillit Europian ndaj Shqipërisë ishte jo vetëm një zhgënjim
Refuzimi i Këshillit Europian ndaj Shqipërisë ishte jo vetëm një zhgënjim, por edhe një poshtrim për sakrificat e mëdha të disa brezave shqiptarësh për të parë vëndin anëtar të kësaj familjeje natyrore.
Ky refuzim, i dha një goditje, në mos e shoi ëndërrën europiane të shqiptarëve, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e vendit për të qënë pjesë Bashkimit Europian në një të ardhme të afërt. Nga ana tjetër, në mënyrë të qartë vëndimi i KE-së, ka dobësuar rolin e Shqipërisë në NATO pasi e ka damkosur atë si të padëshirueshem në BE.
Ky refuzim e ka gjetur vëndin të përcarë dhe në një konflikt gati njëvjecar mes qeverisë dhe opozitës së djathtë në vend, konfliktualitet i cili duket qartë që i ka rrënjët në një të kaluar historike, mosbesuese mes dy krahëve politikë dhe etjes së qeverisë për të kontrolluar cdo pushtet dhe paralizuar cdo inisjativë të opozitës së djathtë.
Stili arrogant qeverisës, e shtoi frikën e opozitës se qeveria po përpiqet të mbajë pushtetin me forcë dhe manipulojë përvec zgjedhjeve vendore, lokale, edhe ato parlamentare të vitit 2021, cfarë do të ishte një shuarje më themele e opozitës së djathtë.
Nuk dihet se sa të verteta kanë qënë supozimet e opozitës për këtë kërcënim që coi në djegjen e mandateve e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe refuzimin që të merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, por një gjë del mëse e qartë edhe nga raportet ndërkombëtare, qeveria përdori burime financiare të ardhura nga trafiqet për të fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 si dhe rekrutoi masivisht grupe “të fortësh” për të nënshtruar dhe kërcënuar kundërshtarët politikë dhe votues të thjeshtë në të gjithë vëndin.
Nuk do pyetje që këtë fitore e lehtësoi edhe pjesëmarrja e pajustifikueshme e Partisë Demokratike në një qeveri të improvizuar PD-PS, vetëm një muaji para zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017. Ndërsa kjo pjesëmarrje ishte thjeshtë një deshtim, PD i riktheu akuzat për manipulim të zgjedhjeve dy-tre vjet pas mbajtjes së tyre dhe vetëm pas disa provave të bëra publike edhe nga media ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, duke berë që ajo tw mos ishte shumë bindëse në pretendimet e saj.
Opozita një aleate e palekundur përendimit, e cila organzioi protesta të mëdha në Tiranë nën slloganet e lirisë, demokracisë dhe denoncimit të ortakërisë së qeverisë më krimin e organizuar, mbeti e zhgenjyer nga faktori perëndimor, dhe posacërisht ai republikan amerikan, i cili nuk i dha mbeshtetje aksionit të saj politik.
Kjo u kuptua prej elitave të saj si përkrahje e padrejtë apo si mbajtje në fuqi të një qeverie që kishte humbur legjitimtetin për shkak të përfshirjes sa saj në korrupsion dhe trafiqe, si dhe zhytur vendin në varfëri të paimagjinueshme.
Opzita e cila mbante shpresë tek një përkrahje e republikanëve amerikanë në pushtet, nuk arriti të kuptojë as tani se si u kundërshtuan aq vendosmërisht kerkesat e saj, atëherë dhe në vijim.
Është krejt i qartë zhgënjimi i opozitës, por po kaq e qartë edhe kundërshtimi ndërkombëtar ndaj aksioneve të saj.
Nga ana e vet qeveria ia doli që duke shfrytëzuar këtë dilemë ndërkombëtare ndaj qëllimeve politike të opozitës, t’i paraqiste protestat si frymëzim antiperëndimor, si filtrim rus, si minim të procesit të negociatave dhe posacërisht si frikë nga reforma në drejtësi ku SHBA-të dhe BE ishin investuar tërësisht.
Djegja e mandateve në parlament u kuptua në këtë mënyrë si një shantazh, si një luftë politike e pandershme për të ardhur në pushtet, si një masë ekstreme demokratike që mbarte në vetvete rrezikun që një stil i tillë të mund të bëhej rutinë në të ardhmen me cdo koalicion politik që mërzitej në opozitë.
Mesazhi i refuzimit ishte i qartë: nëse je mërzitur në opozitë duhet të luftosh të fitosh zemrat e popullit tënd dhe të rikthehesh në fuqi duke ndërtuar një program të mirë ekonomik që të ngjallë shpresë qytetare dhe garanton se do të përmirësojë standardet e jetesës.
Opozita duke humbur gjithcka që të fitonte gjithcka u gjend në një refuzim ndërkombëtar edhe pse ajo refuzoi vetë që të ndryshonte. Duket qartë që nderkombëtarët nuk ishin të gatshëm të sillnin në fuqi një opozitë të pareformuar, të pandryshuar edhe fizikisht, e mbushur me emra të konsumuar për 30 vjetëve të fundit, me emra që janë mbartës të korrupsionit të madh, abuzimit me fondet publike dhe pushtetin gjatë qeverijes së djathtë, apo kualicionit të saj në qeverisjen e fundit.
Opozita nuk tentoi fare të ndryshonte vetën me synimin që pastaj të ndryshonte Shqipërinë dhe as nuk u dha garanci ndërkombëtarëve që reforma në drejtësi nuk do të pësonte devijim nga ardhja e saj në pushtet, po kështu edhe ngritjen e isnstucioneve të rëndësishme të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku SHBA dhe BE duken të investuara qartë dhe seriozisht.
Kjo klimë moskuptimi, u shpreh edhe në disa media vendase të financuara nga burime jashtë Shqipërisë,të cilat u përpoqën të zbehnin rolin e SHBA-ve dhe të NATO-s, t’i fajësonte ato për ngecjen e vëndit për shkak të deshtimeve të njëpasnjëshme të Shqipërisë, duke i afruar vendit oferta të tjera euro-aziatike.
Individë të korruptuar, mundet mecenarë të klaneve antiperëndimore, bënë propagandë të hapur anti SHBA, njëkohësisht duke e zbutur retorikën me Rusinë, biles duke e paraqitur atë si partnere të duhur. Kjo ishte një gjë e shemtuar dhe e rrëzikshme pasi kërkonte ndërrimin e kursit perendimor të vendit, dhe lidhur atë me qerren aziatike.
Është e qartë se cdo indivd, media apo forcë politike do të deshtojë t’ia kundërvejë popullin shqiptar ndaj SHBA, për faktin e thjeshtë se thuajse 100% e shqiptarëve janë pro amerikanë, pasi së pari jemi një komb mirënjohës ndaj një miku të vertëtë sic janë SHBA-të.
Gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit arritjet më të mëdha të shqiptarëve si komb janë arritur absolutisht falë mbeshtetejes së SHBA-ve. Shembja e diktaturës komuniste në Shqipëri, clirimi dhe pavarësimi i Kosovës, forcimi i faktorit shqiptar në Maqedoni, anëtarësi i vendit në NATO, levizja e lirë e njerëzve etj, janë rezultat i mbeshtetjes amerikane, jo vetëm i lobimit amerikan, por edhe investimit të gjatë dhe të pandërprerë të qeverive amerikane për demokracinë në Shqipëri, reformat që e cuan të sigurtë vendin në NATO deri në prag të negociatave me BE-në.
SHBA-në, kanë rast për të rideshmuar dashurinë për popullin shqiptar, duke nxitur reformën në drejtësi, bërë funksionale SPAK dhe BKH dhe cuar para drejtësisë abuzuesit me jetën e tyre. Shqiptarët kanë duruar cdo reformë që u është kërkuar përgjatë 30 vjetëve, i janë përgjigjur me përulje cdo mase arrogante dhe masave shternguese, kanë duruar zyrtarë arrogantë, hajdutë dhe mohues të lirisë së tyre, kanë emigruar në kushte cnjerëzore në perëndim, duke bërë punët e zeza të europës për të forcuar ekonominë e familjeve të tyre dhe të vendit, me shpresë që Shqipëria do te ecte perpara te fuqizohej dhe të anëtarësohej ne BE.
Skeptiket ne BE ndaj Shqiperise duhet ta dine se shqiptarët nuk e kanë një destinacion ekonimik Europen, përkundrazi e shohin anëtarësimin aty si një premtim të etërve themelues të këtij kombi, të cilët e nxorën pas 5 shekujsh vendin nga perendoria osmane për të të forcuar identitetin e tyre europian.
***
Shqipëria në këtë periudhë të refuzimit europian duhet të forcojë lidhjet më SHBA-të, sidomos në fushë të sigurisë dhe mbrojtjes. Rusia është duke shtuar praninë e saj ushtrake në kufij me Kosovën dhe trimëruar Serbinë për të mos heqë dorë nga gjuha e kërcënimeve ndaj shqiptarëve dhe aletave të tjerë amerikanë në rajon.Ndersa Greqia ka investuar shume per te nxitur trazira ne zonen minoritare te vendit, sic ishin ngjarjet ne Bularat.
Në mënyrë të vecantë me ndihmën amerikane Shqipëria ka mundesi të rrisë kapacitet e saj demokratike, të gjejë kompromisin e brendshëm politik qoftë edhe nëpërmjet zgjedhjeve të parakoshme, dhe të shumfishojë potencialin e saj demokratik të limituar deri në ekstrem nga konftiktualiteti i brendshëm dhe kontrolli i qeverisë nga krimi i organizuar.
Shqipëria për fat të keq, është shëndruar në një vend të shanseve të humbura dhe rasteve të djegura.
Rithimi i vëmendjes amerikane ngallë shpresë për një dalje të vëndit nga kriza ku është zhytur dhe ecur përpara, por nese ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk shfrytezohet kjo vemendje, pozitat e shqiptareve ne Ballkan do te veshtiresoheshin shume.
Parlamenti i Shqipërisë, bazuar në një konsensues politik duhet të autorizojë maredhënje më të posacme me SHBA-të, sidomos në fushë të mbrojtjes, të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të ndërhyrjeve nga jashtë. Një Ballkan që nuk pranohet në BE, mund të jetë një vatër e nxehtë konflikti, si gjithmonë i drejtuar kundër shqiptarëve.
Shqipëria ka rast të zhgënjejë faktorët antiamerikanë në rajon, duke nxjerrë mësime nga deshtimet e tmerrshme të viteve të fundit, dhe pikë së pari rikthimit të saj si një aleat i besueshëm dhe i merituar amerikan dhe së dyti duke dalë nga rrethi ciklik i krizave artificiale të brendshme dhe së treti përmirësimit të pozitave të saj në NATO dhe BE.
Thyerja e shpresave për të ecur përpara do ta kthente Shqipërinë në një vend të deshtuar dhe të padeshirueshëm për askënd në BE, do të defaktorizonte legjtimitetin e shtetit të Kosovës dhe rrënonte apsirat demokratike të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbinë e Jugut.