Gazeta Nacional Albania

Rifat Ismaili: Libri “Përrallat e Ana Tisit”, pesë rrëfime të lidhur me njëri- tjetrin si pesë gishtat e dorës

PESË RRËFIME TË LIDHUR ME NJËRI- TJETRIN SI PESË GISHTAT E DORËS
“Nē këtë libër përfshihen pesë rrëfenja , shkruar me fantazi dhe intuitë, pēr të depërtuar jo vetëm në botën e lexuesit të vogēl, por edhe te më të mëdhenjtë…”
Shkruar nga Rifat Ismaili!

Përrallat e Ana Tisi-t” Nē këtë libër përfshihen pesë rrëfenja , shkruar me fantazi dhe intuitë, pēr të depërtuar jo vetëm në botën e lexuesit të vogēl, por edhe te më të mëdhenjtë, janë si disa lëndina të gjelbëra çlodhjeje e pushimi, apo si disa kroje me ujë të qelibartë ku çdokush prej nesh freskon trupin dhe mendimet. Por mund ti krahasojmë rrëfenjat edhe si pesë valltarē tē vegjël , që paraqesin me harmoninë e tyre të gjestikulacioneve e lëvizjes ,madhështinë e pakundërshtueshme të jetës. Të pesë valltarët e përzgjedhur me sqimë nga Ana Tisi janë; ” Përralla e vogëlushes Lea” që trajton shkaktimin e mërzisë dhe gjendjes depresive tek më të vegjëlit, kur midis prindërve ka zënka dhe mungesë dashurie. Valltarët e tjerë janë; ” Përroi i vogël”, ” Princi i humbur”, ” ” Legjenda e thesarit”, kur njerëzit bien pre e lakmisë, dhe i fundit, ” Vajza e liqenit të dritës” që vjen tek lexuesi si një nimfë e qenie e dritësuar, por që për dashurinë pranon të humbë gjithë atributet e shenjta dhe përjetësinë. Per librin, nuk kam fjalë, ilustrime të bukura, nga piktori Kujtim Murati, letër e kapakë të mrekullueshëm, një botim impenjativ dhe luksoz, që mban vulën e Shtëpisë Botuese ” Dituria”. Një gjini që, autorja në fjalë, duhet ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Për aftësitë e saj të dukshme, për të qenë pjesë e sojit të shkrimtarëve për fëmijë. Të pesë përrallat e përfshira, kanë një rrjedhje të natyrshme, fantazia ndërthuret mē së miri me elementet e rrëfimit, fabula dhe gjetja artistike përforcojnë mesazhet që ato përcjellin, secila në vetvete. Ndjen në çdo pasazh kënaqësinë e të shkruarit, përfshirjen emocionale të autores, futjes në një botë paralele me botën ku jetojmë, në një botë magjie, ku mrekullia, dashuria, mirësia, sundojnë universin, dhe bëhen shtysë dhe nxitje që gjithsecili prej nesh të përsosë vetveten, duke luftuar të keqen , urrejtjen, lakminë e padrejtësinë. Në laboratorin e fshehtë krijues të Ana Tisit, kanë mbirë përsëri dhjetëra fidanë të rinj rrëfenjash, të cilët ajo po i kuron me dashuri , për tia dhuruar lexuesit tē vogël, në botimet e saj të ardhshme. Përveç poezisë së saj, e përfshirë mes dashurive njerëzore dhe mistikes, ajo ndan me lexuesin edhe këtë pasion të hershëm për përrallën. E kush prej nesh në vegjëlinë e tij nuk u mahnit prej bëmave të çuditshme tē heronjve të përrallave? E kush nuk ndjeu neveri për shtrigat e këqija që u shkaktonin fatkeqësi njerëzve? Secili prej nesh do kishte dashur tē ishte një luftëtar i së mirës, të shprangoste bukuroshen e burgosur në kullë, të vriste ujqërit që vjellin zjarr nga goja, dhe u pengojnë udhën heronjve,të sfidonin bishat mitologjike si Cerberi e Minotauri, e t’iu jepnin njerëzve lirinë. Tek njëra prej përrallave të Ana Tisit, titulluar, ” Princi i humbur”gjejmë pak a shumë diçka të tillē. Një princ i rrēmbyer që në lindje nga shtriga, por dashuria e motrave të tij dhe vendosmëria e tyre për ta kërkuar ,bënë të mundur kthimin e tij në shtëpi. Por kemi dhe përrallën e përroit të vogël, që donte të bëhej lumë, dhe nuk e kuptonte, se në jetën e fshatit tē vogël ai ishte më shumë i rëndësishëm dhe jetik ashtu si ishte, dhe jo si lumë i madh. Pra, ashtu si pesë gishtat e një dore, këto rrëfenja, kanë unitet dhe së bashku formojnë një mozaik të larmishëm vlerash artistike. Falenderoj autoren për dhuratën e vyer, dhe pres me padurim shpalosjen e aftësive të saj krijuese në librat e ardhshëm.