Në jëtën e përditshmë lindin e rriten njerëz dhe kanë historitë e tyre . por në jetën e përditshme hapen dhe kanë rrugëtimin e tyre , kanë historinë që ato kanë arritur të bëjnë në vitet e tyre. Kështu ka ndodhur edhe në shkollen 9 – vjeçare “ Jaho Salihi “ në Bujan të Tropojës. Në jetën e sajë 100 vjeçare mësojmë shumë histori, njihemi me arritjet në vite , punën e bërë nga dhjetra mësues e mësuese që kanë lënë gjurmë. Krahas hapjes së shkollave në rrethin e Tropojës u hap edhe ajo e Buajanit. Kjo shkollë u hap në vitin shkollor 1922 – 1923 në shtëpinë e Ali Jakupit me afro 40 nxënës me mësuesin e parë nga gjakova Osman Shaqiri. Në vazhdim shkolla zhvilloi mësimet në shtëpitë e Arif Haxhisë, Zeqir Sadikut, Rrustem Ukës. Më pas mësimet u zhvilluan në mejtepin e xhamisë së fshatit. Vite më vonë nise punën si mësues vendas Rexhep Shpendi, dhe mësuesi nga Gjakova Sahit Bakalli deri në vitin 1941. Në vitin 1937 me kontributin e fshatarëve arsimdashës në Rudesh ( lagje ) u ngriten ndertesa një katëshe me dy dhoma mësimore e një zyrë. Shkolla në këtë kohë numëron 60 nxënës e dy mësues. Me pushtimin fashist numri I nxënësve bie. Në marsin e vitit 1941 shkollën e Rudeshit shovinistet serbo – malazez rrënuan e shemben shkollën. Në këto kushte nxënësit mbeten per dy vite po mësim. Pas çlirimit në vitin shkollor 1944 – 1945 mbi 70 nxënës djem e vajza vazhduan shkollën në mejtepin e xhamisë. Këtë vit dha mësim Sali Hoxha nga Rosuja.
Më pas në vitin shkollor 1946 – 1947 dha mësim Rifat Domi nga Kukësi. Në vitin shkollor 1947 – 1948 u ndertua në Bllatë një shkollë fillore ku dhanë mësim Mozllum Hoxha, Bafte Saraçi, Lirie Turku, Zenel Halili. Në vitin shkollor 1962 – 1963 u hap shkolla 8 – vjeçare me nxënës nga Dojani, Bujani, Markajt, Rosuja, dhe pak nga Gria. Në vitin 1971 shkolla e Bujanit kishte mbi 600 nxënës. Ka 9 vite si drejtues shkolle Petrit Prengzi. Ai na flet për punën e mirë që bëjnë mësuesit e kësaj shkolle sin ë zhvillimin e mësimit ashtu edhe në veprimataritë kulturore e artsitike e ato sportive. Në vite kanë qënë drejtues në këtë shkollë Selim Kuliçi, Kadri Basha, Mal Buçpapaj, Sherif Mulosmani, Idriz Margjeka, Vera Hasanpapaj etj. Me dhjetra e qindra nxënës kanë dalë nga kjo shkollë e me studimet e mëvonshme kanë bërë emër jo vetëm në Tropojë e më gjërë. Të tillë kanë qënë Ukë Buçpapaj që sot është pedagog në Universitetin e krijues I talentuarqë kanë bërë të njohet në Shqiperi e më gjërë. Po kështu Jaho Margjeka krijues I talentuar e gazetarë me përvojë në televizion , Bujar Hasanpapaj ish nxënës e ish kryetarë I komunës në Bujan, Altin Berbati nënprefekt për Tropojën, Fatmira Breçani këngëtarja e mirënjohur nga Markajt, Muhamet Buçpapaj ushtarak I lartë , Qazim Dozhlani një kuader I vjetër e me përvojë. Përveç këtyre do të përmendim edhe disa ish nxënës që nuk jetojnë më , por kujtohen e nderohen për punën e mirë që kanë bërë . Këta janë Skënder Hasanadoçi mjek, Sylejman Vatoci e Sami Basha inxhinier, Naim Basha mësues dhe Shaqir Seci korograf. Mes ish mësuesve do të doja të përmendja Zenun Margjeka, Mehmet Margjeka , Shpresa Margjeka, Zenel Vidrica etj. Mësuese Hasime Hasanapapaj është mësuese anglishtje me 32 vite pune ng ate cilat 24 vite I ka në Bujan, Është një ish nxënëse e kësaj shkolle . me punën e mirë që bën ka lënë gjurmë. Në një dhomë ne shkollë ka ngritur një muze me orenditë e vjetra të zonës. Ajo është perfshirë në ngritjen e muzeut të shkollës në 100 vjetorin e sajë. E kush se njeh mësuese e gjuhës e letërsise Vera Hasanpapen e cila ka 18 vite si mësuese në Bujan , 5 vite ka qënë drejtoresh shkolle dhe ka bërë mjaft punë të mira si terrene sportive, biblioteka, kabinetin e informatikës etj. Këto ditë është vënë në ballë të punës për ngritjen e muzeut e gjithashtuka pergaditur një kumtesë. Vite më parë pikërisht 1983 u hap shkolla e mesme e cila për 16 vite shkolloi me dhjetra djem e vajza të Bujanit. Hajrie Malaj është mësuese e ciklit të ulët, ajo ka 40 vite pune. Hajria është nusja e djalit Ibrahim Kadrise ati burri të urtë e me vlera të T´ Planit I cili nuk jeton më, por ka lënë rreth 15 libra të shkruar nga dora e tijë si : “ Bujqësia në rrethin e Tropojës “ , “ Tropoja në breza “ , “ Malajt e Grisë “ e shumë të tjera. Në këtë shkollë japin mësim në ciklin e ulët Dylbere Basha, Bukurie Seci, Çetina Haluci, Flutura Gosturani. Ndersa në ciklin e lartë japin mësim: Erjona Doçi, Zenel Çela, Visard Hsanadoçaj, Arlinda Osmanaj, Haxhë Murati. Numri I nxënësve nga viti në vit ka rënë. Arsyeja janë të shumta por kryesorja është lëvizja e popullsise drejt qëndrave urbane. Është një kolektiv I vogël me 15 mësues. Të gjithë me arsimin përkatës e me përvojë të gjatë në punë. Puna vazhdon çdo ditë e nga të gjithë. Në ballë të punëve prin drejtori I shkollës Petrit Prengzi. Vitet kalojnë e secili me punën e tij lë çdo ditë gjurmë siç kanë lënë edhe paraardhësit e tyre . 100 vite janë shumë në jetën e një shkolle, por brezat që do vijnë edhe më lart do ti çojnë. E rëndësishme është se historia e kësaj shkolle do mbetet në vite. E tillë është edhe shkolla 9 – vjeçare “ Jaho Salihi “ në Bujan.
RIZA ÇELAJ
Kolektivi i shkolles “ Jaho Salihi “
100 VITET E SHKOLLËS 9 – VJEÇARE “ BUJAN , Tropoojë