Një jëtë, për një Qytët
(Në kujtim të ALI HASANIT (FURRIKUT),
(Ish Drejtus Kryesor, në NISH – Fushë-Arrëz, PUKË)
Shtysa për shkrimin
Një telefonatë e mirëpritur, prej z.Fatos Hasani (djali i Ali HASANIT), më “ngacmoi”, por dhe më “obligoi” miqësisht, që tashmë. kur kanë kaluar, më shumë se 5 dekada vitesh, nga periudha e angazhimit tim profesional, në kantjeret e NISH FushëArrës, nëse unë, do të mund të hidhja në letër, rrjeshta kujtimesh apo grimca ndodhish, me ALI HASANIN (babain e tij dhe njërin prej drejtuesve, me kontribute dhe përvojën më jetëgjatë, në atë ndërmarrje), ndërsa gjatë periudhës së qëndrimit tim, atij të KunorëDardhës, duke e sjellë sot në kujtesë, si një bashkëpuntor i afërtë me ne, personelin inxhiniero-teknik, të shfrytëzimit të ekonomive pyjore, ku mendimi i tij, fal stilit të punës, dëgjesës me vemëndje dhe modesti, të çdo debati teknik, etj, ishte për ne, një ndihmesë e shtuar.
Disa rrjeshta “historie”
Fushë-Arrësi, i vetëquajtur apo “pagëzuar” si qyteti i sharrxhinjve, njihet si kryeqëndra industriale e rrethit të Pukës (rreth, i njohur në mbarë vendin, për pasurinë e shumtë pyjore, që zotëron), por edhe për rolin dhe peshën, që ka mbajtur, për dekada të tëra, në furnizimin e ekonomisë kombëtare, me lëndë druri, brutto dhe të përpunuar.
Nëse sot do të shkruhej historia dhe kontributi i FushëArrsit, qëndra m’e madhe e shfrytëzim-përpunim drurit (atëhere me rreth 2.500 puntorë), përshtatur emërtesave të sotme, pa ngurim dhe me modesti, do t’a meritonte plotësisht emrin:
“KOMPANIA E SHARRAVE – FUSHËARRËS / PUKË”
Në historikun e pasluftës, të krijimit të Sharrave të Pukës, si në stabilimentin FushëArrsit dhe atyre të pyllit (Tuç, Krrab, Kunorë-Dardhë apo Kaçinar), mund të afrohen, jo pak emra banorësh vendas, që në vite të ndryshme pune, tepër të vështirë, si sharrëtarë, dhanë kontributin e tyre dhe si “Drejtor apo Përgjegjës sektori” në stabilimentet e pyllit, për periudha të ndryshme kohe, larg familjeve; nën trysnin e shifrave të planit; kushteve të vështira atmosferike; përgjegjësive humane apo aksidenteve të mundshme në punë, etj.
Njohja, dhe më pas respekti, për punën dhe njerzllëkun e tij
Duke vazhduar me premtimin e dhënë, në rrjeshtat e fillimit të këtij shkrimi, u ula të sjell, midis dhjetra momentesh bashkëpunimi pune dhe jetese, mes masiveve magjepse të ahishteve dhe pishnajave, të LavërDardhës, LakHithit, Sakatit, LumTrunit, Qebikut etj, disa prj atyre, që lidhen me figurën e Ali Hasanit, i cili në personelin e Administratës së Sharrave Pukë, për periudhën 1954-1964, citohej në rolin e Drejtuesit të Stabilimentit të FushëArrsit, ndërkohë që, nga Marsi 1966 – Gusht 1972, bashkëpunova me të, si Drejtor i Stabilimentit të Kunorë-Dardhës.
Personalisht, njohjen e parë me të, rasti m’a solli që në ditët e para, të fillimit të punës time në FushëArrës (fund jave, Mars 1966), ku sëbashku me drejtuesin e ish nd/jes, së asaj kohe, Pali Miskën dhe Ali Hasanin (të sapo prezantuar), fillimisht u ngjitëm, nëpërmjet rrugës së hapur nga dëbora, në depozitën e trupave Zhavellë (parahyrja për në stabilimentin e Krrabit); më pas, një ndalesë në kantjerin e puntorëve, të këtij sektori (“i zhytur” mes një trashësie dëbore, mbi 2 m), ku na pritën vetëm, drejtuesi, Pashuk Zefi, magazineri dhe kuzhinieri, dhe sëfundi, mbyllja e kësaj “guide” ditore dhe mbresëlënëse, me njohjen e situatës, tek rruga kryesore, Puset e Zezë (një tjetër rezerve trupash dhe lënde drunore, e prerë), për çbllokimin e së cilës, nga dëbora, me mbi 2,5m lartësi, punonin dy traktora “Stalinec”.
U zgjata në përshkrimin e kësaj dite të parë “pune” me drejtorin Ali Hasani, që shumë kush të sjell në kujtesë, vështirësitë, që ai dhe drejtues të tjerë të stabilimenteve (në kohën e viteve të mia të punës), në FushëArrës, si: Pjetër Gjoni, Pashk Mirashi, Nikoll Pali, Pashuk Zefi, Frok Ndue Frroku (ndjesë, nëse kam harruar ndonjë tjetër), do të ndeshnim në punën dhe rastet e angazhimeve tona të përbashkëta, në nd/jen e asaj kohe, kryesisht në ndjekjen e problemeve të shumta, që lidheshin me fazat e studim-damkimit paraprak, të parcelave të shfrytëzimit, për vitin/vitet e ardhshme; teknologjitë komplekse të prerjes, transportit të brëndshëm dhe nxjerrjes së lëndës së prerë, deri tek skelat/pikat e depozitimit, në rrugët auto (lugje, trase teleferikësh, pista traktori); shtrirjen e rrjetit rrugor në brëndësi të parcelave të shfrytëzimit (degëzimeve kryesore dhe varianteve në brendesi te tyre), etj
Fillesa e punës time, të menjëhershme, në nd/jen e FushëArrsit (ndër më të arrirat teknologjikisht, për atë kohë), në fazat e prerjes së lëndës drunore (me motosharra); transportin e nxjerrjes së saj, pranë rrugëve auto (me traktora, teleferikë Wyssen dhe VLU-4); ngarkimit (me autovinça), etj, më ndihmoi, si në aspektet e para, atë kontaktit tim me praktikën, në terren, ashtu dhe më vonë, duke patur fatin e shoqërimit dhe bashkëpunimit, me emrat e mësipërmëndur, të drejtuesve të stabilimenteve të tjera (në kohen e viteve të mia të punës).
Natyrshëm, pamjet e ditës së parë, në sektorin e Krrabës, dhe variantet rrugore, ”të fshehura”, nën mbulesa bore, i ndeshëm dhe më vonë, me shokun tim të kursit, Pavllo Konomi, i emëruar dhe ai në nd/je, si drejtues i sektorit të Investimeve, për mirëmbajtje apo hapje variantesh rrugore, në stabilimentet e pyllit.
Duke mbetur tek grimca kujtimesh pune, me Drejtor Ali Hasanin, të shumta në numur dhe te veçanta në përmbajtje dhe emocione, do të nënvizoja ditët e bashkëpunimit, në diskutime dhe debate, për zgjidhje problemesh te prodhimit dhe punes, lidhur me skemat teknologjike, për nxjerrjen e asortimenteve drunore (kryesisht trupa dhe shtylla gjithëfarësh), nga brëndësia e parcelave, pranë skelave të ngarkimit, në rrugët auto, me anë të teleferikëve apo traktorave, etj.
Kujtoj, diskutimet e tij në mbledhjet e Këshillit Teknik, ku ai, falë përvojës së tij të gjatë praktike të terrenit, përgjithësisht, diskutonte dhe debatonte shtruar, qetë dhe me logjikën e një profesionisti,afronte zgjidhje racionale të pranueshme, ndërkohë që, në ato pak raste kundërshtie idesh, nuk “dorëzohej” lehtë, shoqëruar me të foluren, me “tone” të larta dhe fytyrën, paksa te skuqur.
Në këto ditë të hedhjes në letër, të momenteve të shoqërim-bashkëpunimit me Drejtor Aliun, numurikisht, vështirë të afroj ndonjë shifër, por di të them që ato kanë qënë më të shumtat e angazhimit dhe pranisë time 24-orshe, në sektorët e atij stabilimenti, krahasuar me stabilimentet e tjerë; ndërkohë që mund të pohoj dhe faktin tjetër, që shumë herë, “kuvëndues”, pranë sobës së mencës, unë Inxhiner Mihali (kështu më thërrriste vetëm ai) kisha dhe Drejtor Aliun, apo, shpesh dhe “gjeometrin” e hapjes së rrugëve, në këtë stabiliment, Luk Marka Ndocin, një dyshe “teknicienësh” të suksesshëm dhe teper njerëzor.
Natyrisht një drejtues i tillë dhe me përvojë, si Ali Hasani, dhe njohës i vëmendshëm, gjatë fazave të rikonjicionit të terreneve të parcelave ku diskutohej dhe “percaktohej”, cdo vit, damka vjetore e shfrytëzimit, ndikonte që, në tërësi: studimi paraprak, hartimi dhe zbatimi i teknologjisë komplekse të transportit dhe nxjerrjes së lëndës drunore, pranë rrugëve auto, në sektorët e KunorëDardhës, shoqërohej me tregues dhe efektivitet të lartë pune, kjo në saj dhe të drejtimit serioz dhe me kompetencë profesionale, të shtabit të tij drejtues duke qënë, në krye të tyre, vetë ai, Drejtori Ali Hasani.
Ne aspektin human, Ali Hasani, vlerësohej si një ndër drejtuesitë, me përkujdesjen më të mundshme, per fuqinë puntore të stabilimentit, që drejtonte, qoftë për paisjet e punës (mjetet dhe veshjet organike), ashtu dhe kushtet e jetesës, në kantjere (paisje fjetjeje dhe ushqim), në bashkëpunim të ngushtë me nd/jen, e furnizimit te puntorëve.
Për shumë vite, Drejtor Aliu, “modeloi” praktikën e çvendosjes së brigadave të Shfrytëzimit të pyllit dhe brigadave të Investimeve rrugore, në periudhën e dimrit, nga sektorët e zonave të larta, në kantjerin e Sakatit, me klimë më të butë dhe kushte pune, më optimale.
Si e kujtoj dhe vlerësoj Drejtor Ali Hasanin
Në skicimin e sotëm, edhe pse mbas shumë dekada vitesh, Drejtor Ali Hasanin, e kujtoj si njeriun e fjalës së mbajtur; i lidhur ngushtë me puntorët dhe hallet e tyre; dëgjues i vëmendshëm dhe inkurajues i mendimit të specialistëve; ideator për zgjidhje optimale të problemeve të punës, rritjes së rendimentit dhe lehtësimit të kushteve të punës.
Ne këendvëeshtrimin e këetyre zgjidhjeve optimale, kujtoj:
► angazhimet e Drejtor Aliut, (nëe krye tëe grupeve tëe punëes), pëer hapjen e dy sektorëeve tëe rinj, atij tëe LavëerDardhëes dhe Qebikut, nëe “zemëer” tëe këetyre masiveve pyjore, prej ahu;
► idenë e eksperimentimit (në vitet e prodhimeve të shumta farore), i gërvishjes sipërfaqësore (në formë “brazdash”) i ahishteve të shfrytëzuara, me “lesa” hekuri”, të tërhequra prej traktorit, për krijimin e kushteve optimale, për mbirjen e farave (ehujve), të rëna prej drurëve të paprerë, një novacion i vetë ofiçinës së nd/jes, që dha jo vetëm rezultate më të mira në ripërtëritjen e këtyre zonave, por dhe me përftim ekonomik.
Drejtori Ali Hasani, me temperament malësori, sot, në njohjen dhe gjykimin tim: më vjen si njeri me sedër të lartë profesionale; ndërgjegje dhe vullnet të paepur pune (duke kujtuar angazhime fizike, që kryheshin në kushte klimatike të ashpra, në mes shiut, dëborës apo të nxehtit dhe që kërkonin ecje kilometrike, në zona me rrugë dhe pa rrugë, etj); dëgjues i heshtur, por tepër i vëmendshëm në debate; kritik ndaj gjykimeve të gabuara apo padrejtesive; “abuzues” i vetvehtes me duhanin (në xhep paketa “Partizani” dhe deri 4-5 kuti shkrepse, “të mbledhura” pa dashje……).
Sëfundi, për njerzitë e familjes Hasani, dhe dashamirsitë, që e kanë njohur atë, do të afroja, mbi të gjitha, një kujtesë të përhershme:
“Për Njeriun e mirë, ALI HASANIN”
***&&&***
Tiranë, 19 Janar 2026 Prof.Dr.Mihallaq Kotro

