Poeti Laureat në fuqi Rudolf Marku denoncon Jurinë e përzgjedhjes së “Poetit Laureat 2” në Shqipëri për paftësi, njëanshmeri dhe paracaktim të Poetit Laureat 2, nisur nga kritere jashtëletrare, poetike dhe klanore
RUDOLF MARKU: KATËR ANËTARË TË JURISË NUK DININ ASNJË TITULL POEZIE APO LIBRI TË KANDIDATIT QË PROPOZONIN
Poeti Laureat në fuqi Rudolf Marku denoncon Jurinë e përzgjedhjes së “Poetit Laureat 2” në Shqipëri për paftësi, njëanshmeri dhe paracaktim tw Poetit Laureat 2, nisur nga kritere jashtëletrare, poetike dhe klanore.
Sipas poetit të mirënjohur Rudolf Marku, katër anëtarë të jurisë nuk dinin asnjë titull poezie apo libri të kandidatit që propozonin pasi nuk e kishin lexuar fare.
Kjo deklaratë e Markut, i cili u përjashtua në mënyrë të paprecidentë nga kjo juri, provon qartë atë që gazeta Nacional, por edhe qindra poetë kritikë, lexues dhe dashamirës të poezisë shqipe, nga të gjitha hapsirat shqiptare kanë dekrlaur këto ditë juria është zgjedhur për të legjitimue një emër të përzgjedhur nga QKLL.
Në faqet e gazetës dhe në rrjetet sociale është thënë se juria është jo profesionale, nuk njeh poezinë shqipe dhe e ka paracaktuar autorin fitues të përzgjedhur dhe imponuar, me sa njohim deri tani, nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe leximit dhe Ministria e Kulturës.
Këto deklarata poeti laureat në fuqi i bëri sot gjatë një interviste në telvizionin Neës 24 të Tiranës.
Ja deklarata e zotit Rudolf Marku bërë në studio gjatë intervistës me drejtuesin e emisionit dhe një gazetare të kuturës po kështu e pranishme e cila në vend që të mbronte poezinë shqipe dhe interesin publik e kshte vënë vetën në anën e QKLL-së.
Rudolf Marku:
“Për shëmbull unë në juri vura re diçka. Një përson, një kadidat për laureat ishte propozuar nga katër anëtare jurie për t’u shpallur poet laureat, por që unë në fakt e kundërshtoja.
U them këtyre katër anëtarëve të jurisë që propozonin këtë kandidat: dakort por a ka mundësi që të më thoni secili prej jush një titull poezie apo libri të autorit që keni perzgjedhur, a mund të më thoni secili prej jush?
Asnjeri prej tyre nuk e kishte lexue personin që propozonin. Ateherë si ka mundesi që propozoni një autor që nuk e keni lexue, që nuk e njeh, I pyeta. Nuk mora asnjë përgjigje. Pra ishte një shkelje e integritetetit te procesit të zgjedhjes së poetit laureat prandaj dhashë dorëheqje”.
Pjesë nga debati në studio:
Marku: Unë dhashë dorëheqjen përmes “Ëhatsapp”. Është bërë një falsifikim i palezetshëm për datën, kanë vendosur një tjetër. Unë kërkova të mos isha pjesë e jurisë së këtij viti. “Poeti Laureat” bëhet automatikisht pjesë e jurisë për vitin e ardhshëm. Kjo ide kaq e bukur filloi të degradojë, pasi i bëmë gjërat ‘alla’ shqiptaresh. Edhe po të marrim gjërat më të bukur në botë ne i shkatërrojmë. Juria që më zgjodhi mua kishte një shkrimtare me dinjitet, Besnik Mustafaj, Vjola Isufi, studiuese letrare, Agron Gjekmarkaj, Agim Baçi dhe Arlinda Dudaj. Janë personalitete të letërsisë. Juria e këtij viti nuk ëhstë e duhura, madje antipod i saj. Nuk kanë botuar një artikull për poezi.
Nikolli: Debatet për mua janë në të mirë të procesit, pasi ka shkëmbim përvojash. Për çështjen e jurisë, nuk doja të ndalesha emër për emër. Juria është zgjedhur nga Qendra Kombëtare e Librit. Vetë Qendra Kombëtare e Librit ka një bord,
Marku: Në këtë rast nuk ka bord.
Nikolli: Nuk ka bord. E ka përzgjedhur drejtoresha Bardhyli… në kontekstin amerikan, se s’mund të vejmë paralele. Ne kemi qendrën kombëtare të Librit.
Marku: Ne kemi National Libarary…
Nikolli: Është si të ishte drejtori i Bibliotekës Kombëtare.
Marku: Çdo krahasim çalon për 90% janë ekuivalent.
Nikolli: Është ngritur një komision ku është një poete, kryetare, një botuese, një shkrimtar Aliçka. Kush është tjetër? Sibeli që është kryetare. Unë po bëj krahasim mes dy jurive.
Marku: Ti je avokate e djallit në këtë rast. Figurativisht nuk ka konotacion negativ. Unë mund të luaj avokatin e djallit, nuk ka problem, pasi nuk ka konotacion negativ.
Nikolli: Kriteret zyrtarisht përveç një, janë njësoj, ajo e pastërtisë së figurës.
Marku: Është e kundërt me kriteret e një jurie për të zgjedhur “Poetin Laureat”. Cila ishte poete Nikolli?
Nikolli: Sibel Halimi
Marku: Ajo për studiuar për ‘gender quality’, ka botuar katër libra me poezi.
Përzgjedhja e anëtarëve të jurisë për “Poetin Laureat” ka shkaktuar debat mes shkrimtarit Rudolf Marku dhe gazetares së kulturës, Fatmira Nikolli, e ftuar për të bërë balancën dhe si gazetare që ka ndjekur procesin, në rubrikën “Opinion” në Neës24.
Gjatë debatit për jurinë, Marku e quajti gazetaren si ‘avokate e djallit’, ndërsa qartësoi se nuk e përdori këtë term në konotacionin negativ.
Marre nga Tv News 24