Gazeta Nacional Albania

Sali Berisha: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagaur pas vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të shkrirë Akademinë e Albanologjisë.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur një akt antikombëtar dhe antiligjor dhe se Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.

‘Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm’, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.
Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.
Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.
Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor!

DOKUMENTI/ Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, kalon në varësi të Skënder Gjinushit. Drafti bie ndesh me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Akademisë së Shkencave