Keto kujtime jane botuar ne revisten * Yll i Mengjezit nr 7 viti1917me botuese Pareshqevi Qirjazi
Per sqarim
Keto kujtime jane botuar ne revisten * Yll i Mengjezit nr 7 viti1917 fq 196 202 botuese Pareshqevi Qirjazi
Ylli i mëngjesit” është periodiku i përdymuajshëm që botoi gjatë kohës që qëndroi në Amerikë Parashqevi Qiriazi, nga viti 1917 deri në vitin 1920. Në numrin 9 të volumit të tretë (janar 1919), në deklaratën e pronësisë së revistës shkruhet se Parashqevi Qiriazi ishte “botuesi, menaxheri dhe pronari i periodikut”. Periodiku i ishte “kushtuar ndriçimit dhe lartësimit të popullit shqiptar” (Në faqen e parë të tij shkruhet në anglisht: “Albanian fortnightly review, dedicated to the enlightment and uplif of the Albanian people”). Vitin e parë (numri i parë doli në 15 janar 1917) revista doli rregullisht dy herë në muaj, me 32 faqe, nga mesi i vitit të dytë flloi të dilte një herë në muaj, ndërsa vitin e tretë numrat u bënë edhe më të rrallë. Kështu p.sh. midis numrit 8 dhe 9 të volumit të tretë ka një hapësirë prej 9 muajsh. Përgjatë kësaj periudhe Parashqevia ishte delegate në Konferencën e Paqes në Paris. Revista doli në tri vite, u botuan 36 numra, në 3 volume. “Ylli” nuk u botua më kur Parashqevia u kthye në Shqipëri. Numri i fundit është i shtatorit të vitit 1920
Sami Metalija
Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919)
Firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë shkruhej: “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.
Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.
Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)
Gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës osmane. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Elbasanit (1909). Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme. Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Kaçorri”.
Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)
Mori pjesë në vitin 1909 në Kongresin e Dibrës, mbështeti alfabetin me shkronja latine të Kongresit të Manastirit. Më 28 nëntor 1912 në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës ku u zgjodh kryetar i Pleqësisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në organizmin e kryengritjes shqiptare të vitit 1913 kundër pushtimit serb në zonën e Dibrës.
Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917)Jorgji Karbunara ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”. Në këtë Kuvend, ai u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Njihej për hapjen e shkollave shqipe në Berat.
Elmas Boce (1850-1925)
Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1880. Ndihmoi hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Elmas Boce”.
Qazim Kokoshi (1882-1945)
Zgjidhet delegat i Vlorës në Kuvendin e Gërçes në vitin 1911. Merr pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”. Në vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut të Vlorës në Këshillin Kombëtar. U arrestua dhe vdiq në burg pas 1944-s.
Jani Minga (1872-1947)
Ishte ndër nismëtarët e hapjes së klubit patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë (1908). Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.
Rexhep Mitrovica (1888-1960)
Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe ishte njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Një nga themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. U zgjodh senator i Kosovës në Këshillin Kombëtar të Lushnjes.
Dhimitër Tutulani (1875-1937)
Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Dh. Tout.”. Në vitin 1918 ishte delegat në Kongresin e Durrësit dhe në vitin 1920 në Kongresin e Lushnjes. Në vitin 1925 ishte kryetar i Bashkisë së Beratit.
Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926)
Gjatë viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkëpunoi me Dom Nikoll Kaçorrin. Priti në Durrës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mori pjesë në mbledhjen e parë Kuvendit të Vlorës. Delegat i Durrësit, Deklaratën e Pavarësisë, e firmosi me siglën “Abas Dilaver”.
Shefqet Dajiu (1882-1946)
Në nëntor të vitit 1912, zgjidhet si përfaqësues i Elbasanit në Kuvendin historik të Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Në vitet 1920-1923 është deputet i Elbasanit në parlamentin shqiptar. U arrestua dhe vdiq në burg në vitin 1946.
Xhelal Koprencka (1876-1919)
Nismëtar për hapjen e shkollave shqipe në vitin 1908 në Skrapar. Zgjidhet delegat i Skraparit në Kuvendin e Vlorës dhe ishte një nga 40 firmëtarët. E firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Xhelal Ko.”. Zgjidhet anëtar i Pleqësisë.
Hajredin Cakrani (1860-1940)
Në vitet 1908-1909, bashkëpunoi ngushtë me klubet atdhetare “Labëria” të Vlorës dhe të Filatit. U zgjodh delegat i Mallakastrës në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor të vitit 1912, ku firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Hajredin Cakrani”. Pjesëmarrës në luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë.
Iljaz Vrioni (1882-1932)
Në nëntor të vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin historik të Vlorës, ku nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”. Në vitin 1920, zgjidhet delegat i Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Katër herë Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris.
Murad Toptani (1867-1918)
Poet, publicist. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912 si delegat i Tiranës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Murad Toptani”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës, Esat Pashë Toptani (kushëri i tij), i dogji shtëpinë dhe një pjesë të madhe të pasurisë së tij që ndodhej brenda saj si: libra, korrespondencën, antikuarë.
Luigj Gurakuqi (1879-1925)
Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit. Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me I. Qemalin i Memorandumit të Greçës. Gjatë vitit 1912, ishte ndër organizatorët e kryengritjes së përgjithshme. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën “Luz Gurakuqi”. Ministër i Arsimit në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris. Deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar dhe përsëri përfaqësues i Shkodrës në Kuvendin Kushtetues në vitin 1924. Ministër i Financave në qeverinë e Nolit. U vra në Bari në 2 mars 1925.
Spiridon Ilo (1876-1950)
Shoqëroi Ismail Qemalin në udhëtimin Trieste-Durrës-Vlorë. Merr pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”. Në vitin 1914, përfshihet në çetën e Themistokli Gërmenjit në luftimet kundër shovinistëve grekë.
Thanas Floqi (1884-1945)
Jurist, gjuhëtar, botues, kompozitor. Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës në nëntor 1912, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”. Më pas punoi si jurist në administratën shtetërore në Vlorë
.Lef Nosi (1873-1946
Në nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet në detyrën e ministrit. Anëtar i delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris. Në vitin 1945 u burgos dhe dënua me vdekje. U pushkatua në vitin 1946.
Nuri Sojliu (1870-1940)
Mbështeti Kongresin e Elbasanit dhe atë Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Nuri”.
Ferit Vokopola (1887-1967)
Teolog dhe ekonomist. Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjes në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”. Ferid Vokopola ishte përfaqësues i Beratit, në Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Ministër i Bujqësisë në kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).
Ymer Deliallisi (1873-1944)
Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ymer”. Në vitin 1920, përfaqëson nënprefekturën e Shijakut në Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.
Xhemal Deliallisi (1880-1941)Në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Xhemmalyyddin bej”. Ngarkohet me detyra në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe më pas në administratën e Princ Vidit.
Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)
Si delegat i Krujës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit. Më 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1921. Pas ardhjes së komunizmit u detyrua të arratisej. Mustafa Kruja vdiq në SHBA më 27 dhjetor 1958, në moshën 71-vjeçare.
Abdi Toptani (1864-1942)
Në vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit kundër administratës osmane. Në Kuvendin e Vlorës ai firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e parë shqiptare.
Veli Harçi (1850-1914)
Veli Harçi ishte veprimtar i klubit patriotik të qytetit, ai përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Veli Harçi”.
Nebi Sefa (1861-1942)
Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës ku nënshkroi Aktin e Pavarësisë me siglën “Nebi Sefa Lushja”. Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane.
Mit’hat Frashëri (1880-1949)
Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit. Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”. Në qeverinë e Ismail Qemalit zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme. Në janar 1923 fillon detyrën e ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë, deri në dhjetor 1925. Më 1941 është një nga themeluesit e Organizatës Nacionaliste – Balli Kombëtar. U detyrua në nëntor 1944 të largohet nga Shqipëria bashkë me gjermanët. Vdiq në New York, SHBA, më 3 tetor 1949.
Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)
Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit. Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgos. Vdiq, më 1957.
Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)
Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”. Mbështeti qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjes dhe për disa vite ishte asamblist.
Sali Gjuka (1876-1925)
Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, mori pjesë në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë. Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për qarkun e Beratit.
Dhimitër Berati (1888-1970)
Firmosi Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”, si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Berati u emërua sekretar i kryetarit të Qeverisë, anëtar i Pleqësisë si dhe u caktua drejtor i përgjithshëm në gazetën e qeverisë së Vlorës. Në Konferencën e Paqes më 1919 ishte delegat i shqiptarëve të Bukureshtit.
Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emmanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit. Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Ishte kundër rregjimit komunist.
Dimitër Zografi (1878-1945) U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.
Pandeli Cale (1879-1923)
Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare. Merr pjesë aktive në lëvizjen patriotike që çoi në Kongresin e Lushnjes më 1920. Po atë vit ishte Prefekt i Korçës, ndërsa në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar.
Bedri Pejani (1885-1946)
Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924). Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”. Në vitin 1943 ishte nga nismëtarët për krijimin e “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe deri në vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftës u arrestua dhe vdiq sapo doli nga burgu, në 1946.
Qemal Mullaj (1881-1966)
Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës dhe firmosi Aktin e shpalljes së Pavarësisë me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës i Botërore u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Deputet në parlamentin e parë shqiptar.
Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)
Në nëntor të vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhën delegatë të Ohrit e Strugës për në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dr. H. Myrteza Aliu”. Përsëri si përfaqësues i Ohrit e Strugës ishte delegat në Kongresin e Lushnjës më 1920.
Aristidh Ruci (1875-1950)
Merr pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Ishte delegat i Vlorës në Kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmosi Aktin me siglën “A. Ruci”. U zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937.
Zyhdi Ohri (1872-1938)
Në vitet 1898-1900 u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Në nëntor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Zuhdi Ohri”. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit. Në janar 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës.
Dimitër Zografi (1878-1945)
U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë. Kundërshtoi vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.
Kujtimet e tij
Si u Kasnecua Veteqeverimi i Shqiperise
Me qene qe nje ditezaj u ktheva nga Shqiperia jone e dashur, ku isha I derguar si delegat I kollonise shqipetare te Rumanise,per te kasnceuar veteqeverimin e Shqiperise ne Vlore,sot po ju shkruaj punet si ngjane, dhe po ta gjeni per te mire ti botoni te gazeta kombetare Dielli ,qe te mesojne edhe te dashurit vellezerit tane qe jetojne pertej Atlantikut. Me te dale vjesht, Dyte ,na vizitoj ketu Z.Ismail Qemali bashke me Z.L. Gurakuqin dhe me nje te birin e Z.Ismail Qemalit .Nga Stambolli ardhe edhe shume atdhetare te tjere qe te bisedonim per te miren e Shqiperise.Me 2-3mbledhje qe u bene ,Ismail Qemali na tha qe tjeter shpetim per Shqiperine nuke ka , pervec se te gjenden ca atdhetare me kuxim dhe bashke me mua, tha,te hyjme ne Shqiperi dhe te kascenojme veteqeverimin e saj. Kam sigurim ,tha,se po te sillemi me kete menyre ,Fuqit e Mbedha do te na i njohin te drejtat tona , ndryshe do te humbasim per jete. Pra ,derguam letra dhe tejshkrimene shume vise ku jetojne shqipetare ,per te derguar delegate qe te hyjne ne Shqiperi . Vendi ,kudo te haseshin te gjithe delegatet ,u zgjoth Trieshti . Kollonia e Shqipetareve te bukureshtit zgjodhi keta delegate: ZZ. Pandeli Evangjeli,Dimitri Ilua , Dimitri Zograƒi , D . Emanuil , D. Berati . Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin shkuan ca dite me pare për ne Vjenë . Me 3 të Vjeshtës së Tretë ikme që këtej për në Trieshtë , po Z . Evangjeli nuk ardhi dot për shkake vetjake , edhe Z . D . Ilua me që ardhi 5 , 6 ditë me vonë , mbeti në Kataro .Si vetëdashës ardhë z . Padeli Cale , Spiridhon Ilo dhe P . Emanoil . Atë ditë që arrijtme në Treshtë, arrihtij dhe Ismail Qemali me Luigj Gurakuqi ngaVjena ,të cilet na thane që Vlora ishte bllokuar prej Grekërve , dhe duhet me një herë të niseshim në Durrës , që të mos na mbyllej edhe kjo rrugë .
Ashtu që atë ditë , me një vapor special që na dha Austra, pasi blemë ca armë dhe xhephane në Treisht , shkuam në Durrës ku arritme pas dy ditësh . Dy orë larg Durrësit ishte një tjetë vapor i Austrisë , I cili lajmëronte Guvernen e tij me telegram pa tela , për gjithë ngjarjet e Shqiperisë . Kur, i u afruem Drrësit ,dy vapore të luftes Greke që kishin blokuar Vloren , na e muar vaporin tone në mes, dhe një Kapiten me tre veta hyjtin në vapor , gjoja të shohin se mos shpiem zhephane në Durrës.
Qellimi i tij ish te thotë , që ata e dinin se Ismail Qemali me neve hyme ne Shqiperi, po s,na trazojnë, se po ta kërkonin do të gjenin thaset me mauxerka dhe fishekë që kishim blerë në Triashtë . Po na thane vetem një “ mirëmengjes” edhe shkuan .
Posa që arritem në Durres vajtem në yqymet që tu thomi vëndësve qëllimin tone . Muteserafi i atjeshem , një Shqipëtar prej Berati , mjafte i ditur po pa ndjenja kombetare .Njerëzit e Durresit nga myslimanet ishin ca të paktë me djenja Shqipëtare , të tjeret fanatikë dhe të datosur nga frika , ashtu edhe nga an e të krishterëve veç ca të pakë atdhetarë të mire , të tjerët Grekomanë mavije .
Për fatin tone të mire , ushtria e atjeshmë prej nja 500 vetash . Të gjithë shqipëtarë dhe kollonelli , kumandar i tyre Amit Toptani , prej Tirane , një shqipëtar fisnik i vlefte , bir Shqiponje . Ky zot i sherbeu teper çështjes s,onë n,ato ditë aqë kritike , dhe kombi ynë s,ia ka per të harruar kurr këto sherbime , se po të mos ndodhej zotëria e tij , kush e di sa kundershtime dhe ç, munt të pësonim nga fanatikët e Durrësit dhe prej Mutesarifit .
Bashke me Amit Toptanin dhe me ushtaret vajtim e zumë Telegrafanen
Dhe qe atje thrritmë gjithë bejleret edhe parësin e Shqipërisë , u bëmë të njohur ardhjen e Ismil Qemalit edhe të vine të gjithë në Vlorë , ku do mbahet një kongres i math dhe të kasnecohet vetëqeverimi i Shqipërisë s,onë.
Myteserifi ngriu nga frika .Unë , tha , si Shqipëtar , dësheronj të mirën e Shqipërisë , po si qeveritar , i Turqisë që ja , nuke munt të përzjehem në këtë punë , bëni ju si të dini , dhe le të mbete barra permi juve . Fort bukur .
Nga Tirana na ardhi Abdi Toptani , vellai i Amit Toptanit , Murat bej Toptani me të vëllanë , edhe shumë të tjerë nga Kruja dhe nga të tjera vise .
Pasi mbaruam punë në Durres , gatitme per të shkuar në Vlorë . Vlora nga Durrësi nër detë mban 5 , 6 orë , po nëpër tokë , në dimer , mban 4 dit me kuaj të mire . Çkemi pare dhe çkemi hequr në këtë udhë bëhet një roman më vete .
Fushat e Myzeqesë të mbytura me ujë , dukeshi si një detë pa anë , dhe i kemi shkuar kaluar , 5 .. 6 orë më këmbë n,ujë gjer mi gjunjë , asisoj dhe udhë të gjata me baltera të thella , që mezi nxirrte këmben kali . Për të vënë re ishte kuximi , kurajua , fytyra s po shumë më i ri sikur në flori t,a mvesheh ,s,ta bën atë udhtim
Po patriotismi dhe gazi i punës së shënjtë që kish nisur , e mbushte me kurajo që ëmbel , dhe e pa ndryshuar e plakut Ismail Qemalit i cili shkonte gjithënjë perpara . Një njeri i pa mësuar nër ato vise , jo plak si Ismail Qemali të marë atë udhë të gjatë .
Duke parë kuximin e plakut të shrenjtë , na forcohej edhe neve zëmëra që të kapërxejmë gjith ato reziqe , të cilat kur i kujtojmë sot na zë tmeri .
Ç,ka bërë Ismail Qemali për Shqipërinë , ç, nder do bërë dhe ku duhet ngritur emëri i tij , atë mund ta gjykojë vetem ay njeri që di dhe qe pa veprat e tija .
Po nuk është më pak edhe kuximi i Z. Luigj Gurakuqit , i cili është dor e djathtë e Z . Ismail Qemalit .
Kur duallmë nga Durrësi ishim 40 a 50 shpirt , të gjithë të armatosur me malihere , udhes pastaj u hasem me të tjer delegatë nga vise të largme dhe u bëmë qindëra . Duke shkuar neper fushat e Myzeqesë në të cilat , veç ujërave dhe baltëraveaa , po kemi edhe vise të bukuraqë s,gjënden në botë , arrijtmë më 13 të Vjeshtës së Tretë me 11 të natës alla frënga në Vlorë . Këtu njerzija me Myslimanë me të Krishterë , të gjithë janë atdhetarë të mirë . Limani edhe viset e Vlorës , po të ndërtohen dhe tӕ ndreqen prej një qeverije të mirë , bëhen më të bukura se viset e tjera të Europës me fame .
Këtu tani na thrresin nga Durrësi në telegrafanë dhe na thonë se Serbët po afrohen në Krujë dhe na pyesin çtë bëjnë . Durrësakët , të humbur nga fanatismi , nukë deshin të na besojnë neve . Turqija humbi fare edhe që Serbet po afërohen në Durres , po kur e npanë se armiku u ardhi në prak të portës , ahere kërkojnë ndihmë prej Shqipëtarëve .
Ismail Qemali , si edhe kur ishim atje ,u thotë : Ngrihni shpejto Flamurin e Shqipërisë në Durrës , Tiranë , Krujë e gjetkë . Përnjëheresh e ngritnë flamurin ner këto vise . Mutesarifi i Durresit na thotë me telegram se ay i lan duartë nga mutesariflleku dhe vendin e tij i a la Amit Toptanit .
Nga Elbasani prapë na pyesin ç ,të bëjmë “ Ngrini flamurin u thamë “ e ngriten edhe ata . Dibranet nga që s,kishin Flamur , derguan dy kalorës n,Elbasan , rrëmbyen Flamurin e tyre dhe u thane Elbasanasvse të bëjnë një tjetër , se këtyre po u afroheshin Serbet . Nga Kruja na thane me Telegraf , që Serbet derguan 16 kalorës që tu thonë të jepeen pa luftå , se ata i duan Shqipëtarët dhe nuk duan të derdhet gjak .Shqqiptaret e Krujes derguan përpara tyre një delegacion me Flamurin tone në dorë dhe u thanë Serbëve “ Zotërinj ,luftoni me Turqinë , po edhe . Kudo që arrinte avant – garda e Serbeve i faleshin Flamurit neve kemi luftuar dhe po luftojmë kunder Turqisë . Ky Flamur që kemi ngritur është i Shqipërisë .” Ata i uruan dhe u lutnë tu japin ca bukë dhe opinga , se duket që ushtaret e Serbisë ishin të coptuar fareTë nesermen kur ardhi shumica e ushtërisë , rëzuan Flamurin tone dhe ngulë të Serbisë tone dhe Shqipëtarët u dhanë bukë dhe opinga , pa kur arrinte ushtë ahere asnjë pushkë nuk u u hoth kundrë tyre ë kudo që vajten i pritne si miq rëzonin tonin dhe ngrinin të tyre . Asnjë kundershtim nuk gjeten gjëkundi , dhe kudo që vajten i priten si miq , pa le të bërtasin këta barbarë që hyitnë me luftë . Sikur të kishim nja tre mijë burra me manlihere , me xhephanë dhe me bukë vetem , në pë viset e ngushta dhe të repta të Dibrës , Krujës ,dhe Tiranës , besa besen do ti kishim coptuar barbarët e Serbisë . Po Shqipëtarët pa armë dhe ca të paktë që kishin martina as u zunë për dyfek se martina shtie vetem 1200 metra , kur maliheri shtie 2800 metra .
Në Janinë kumandari i ushtrisë , Esat Pasha , Shqipëtar , u porosit nga Ismail Qemali që të ngrehë flamurin e Shqipërisë në Janinë . Esad Pasha përgjigjet , se me qënë që ka frikë se mos i prishet morali ushtrisë Turke , ka mjaftë fuqi edhe është shigur që do ti mundë Grekët . E uroj Ismail Qemalin për këtë punë të bukur që bën , dhe i lutet të vemi të gjithë në Janinë , të ngrehim Flamurin e Shqipërisë dhe të mbajmë kongresin atje . Ismail Qemali i kenaqet për ndjenjat që ka , dhe i tha se kjo nuk munt të bëhet , nga që s,na priste koha , po i u lut të dergojë delegate në Vlorë . Ahere dërgoj me një here Mufit Bejnë , deputetin e Gjirokastrës edhe dy zotërinj të tjerë .
Gjithë njerzija tani priste me pa durim që të ngrihej Flamuri ynë në Vlorë dhe të kasnecohej vetëqeverimi i Shqipërisë . Po me qënë që atë ditë priteshin shumë delegate nga të tjera vise të Shqipërisë , mbeti të bëhet kjo festë të nesërmet ,më15 të Vjeshtës së Tretë . Ishte e enjte ora 4 pas drake , dhe tellalli kish thirrur që , në këtë orë do të Kasnecohet Shqipëria më vete . Të gjithë delegatët Ishin mbledhur në shtepi të Xhemil Beut , në një sallon të math . U ngrit Ismail Qemali , dhe si përshkrojti humbjen e Turqisë , edhe të vojturatë dhe gjëndjen e Shqipërisë mi rezikun e math që ndodhet Atëdheu ynë , tjetër shpeetim s,ka përveç që të ngrehim Flamurin e Shqipërisë dhe të kasnecojmë vetëqeverimin “ Rroftë Shqipëria jonë “ thrritnë të gjithë : Rroftë Flamuri i Shqipërisë “. Salloni ishte mbushur plot me njerës , çardhoku posht plot , kopshti plot , të gjitha rrugët mbushur me mizëri njëres , edhe kur u përhap të theriturit , Rroftë , dhe të pjekurat e duarve , I ngjetheshin mishërat njeriut , nukë munt të përshkruaj kurrë një përshtypje të tillë . Pastaj dolli gjithë populli duke kënduar këngë kombëtare e duke thrritur me gëzim ë Rroftë Shqipëria jonë e lirë. Rroftë flamuri ynë .
Një komisjon i zgjedhur vajti dhe nguli Flamurin e Shqipërisë nëpër tërë zyrat publike , ku një ditë më pare valonte ai i Turqisë
Njerëzia që shkonin përpara flamurit , nxirnin shapkat e bardha dhe kush e kush ta puthë më parë . Pikturat e Sulltanit dhe të oficerëve Turq i nxuarë nga tërë lokalet publike i grisnë dhe i shkelë në për këmbët . Firmat e beledies , të postës m të telegrafanës dhe gjetkë , të shkruara me shkronja Turqishte i hodhë poshtë dhe i pështynë . Manifestacie të nxehta u bënë në për kushullat T,Austrisë , Italisë e pak te i Rusisë , të cilët na u përgjeqnë me dashuri .
Të nesërmen priteshin të vijnë General Isa Boletini , Riza be Jakova , Mehmet Pashë Kalkandeli dhe disa delegatë të tjerë të Kosovës me 400 trima pas. Me gjitjë që atë ditë binte shi, po një shumic’ e madhe kish dalë për para me flamirin t’onë në dorë. Kur u-afëruan të tre bajraktarët e Kosovës, zbritnë nga kuajtë dhe I u falë flamurit, duke u puthur me ngashërim të math, Riza beu, një burr’ i math, ballë math, sy math, habitej dhe të zinte frika kur rrëfente vepërat e tyre. Ishte plagosur në këmbën e mëngjër, po s’donte të rrëfente, se kish për turp, dhe na thos që i kish dalë një çiban. Isa be Boletini është më i gjatë se Riza Beu, rrëfen që është njeri i sivilizatur, i ëmbël në fialët dhe me energji të çuditëshme. Gjith’ashtu është dhe Ahmet Pasha, një plak i urtë dhe atdhetar i nxehtë. Çrrëfenjë këta per barbarismin që bënë Serbët mbi Shqipëtarët . Jeta eshte një tmer i math që se përshkruan dot as penda . Nër mbledhjet që mbajtit për të formuarit e Kabinetit u zgjoth Ismail Qemali Prezident i Gubernës Provizore edhe Nën Prezidënt Dom Nikoll Kaçori një burrë fisnik dhe i ditur .Mbledhja filloj tri gjëra për të bërë
1 . Të zgjedhurit e Ministrorëve .
2. Te zgjedhurit e 18 vetave prej delegatësh si pleq këshillonjës pranë ministorëve
3. Të zgjedhurrit e një komisioni për n,Europë
Kësisoi u zgjodhen të gjithë të shënuarit sipas telegramet që do ti ken pare . Si u formue Kabineti mori frenat në dorë edhe zuri të shohë gjygjet dhe punët siç duhet , të ndrrojë memurët e huaj , tët e huaj , të vërë në vent të tyre njerës të ndershëm etj .
Tri javë sa ndenja në Vlorë , Grekët na bombardisnin nja 4 = 5 herë . Një ditë hodhë dy gjyle në qytet dhe prishnë ca shtëpi . Ismail Qemali dërgoj atë ditë një delegacie prej tre vetash me një flamur të bardhë ne dorë . Ata u thanë gekërve që sbënë mirë të bombardisin një qytetë pa fortesa dhe i cili s , munt tu kundërshtohet . Nër shtepitë që prishne dhe pakë do të disa fëmijë dhe gra . Grekët na thane se , në vent të bëjmë një Shqipëri të vogël , përse të mos bashkohemi me Greqinë . Në qafë të Logorajt u bënë ca luftëra , ku Grekërit me gjithë që qenë tri here më shumë se tanët , humbnë më tepër se 100 të vrarë dhe prej Shqipëtarëve 4 të vrarë e 5 të plagosur . Sa kohë që ndenjemë në Vlorë , dëgjonim shumë lajm .
Një ditë na ardhë nga Berati 200 kalorës Turq , që të zaptojnë Vlorën , po u dolli përpara Murat be Toptani me të tjerë dhe i çarmatosnë .
Një të Djelë pasdreke na ardhi një vapor Italjan , dhe unë bashk me z. Dimitri Emanoil Mborja pasi muarmë lejë nga Z . Ismail Qemali u nismë me këtë vapor për në Brindisi . Me neve ishin edhe 3…4 të tjerë nga Ohri .
Sot mora një telegram nga Vlora , prej z. Idhomene Kosturit dhe St .Karolit të cilët më thonë që kanë vajtur atje shumë veta prej Korçe .
Na pelqeu shumë artikulli që keni botuar për Mbretin e Shqipërisë , i cili duhet të jetë Evropjan . Ju lumtë ! Jemi edhe neve në një mende .