Gazeta Nacional Albania

Sekretarja Britanike Liz Truss: Negociatat nuk duhet të përfundojnë me shitjen e Ukrainës!

Një ditë para takimit Moskë-Kiev, paralajmëron sekretarja britanike: Negociatat nuk duhet të përfundojnë me shitjen e Ukrainës! Mos përsërisni gabimet e së kaluarës

Sekretarja e Jashtme e Britanisë Liz Truss, ka dhënë një mesazh të fortë një ditë para takimit të delegacionit rus dhe atij ukrainas që pritet të zhvillohet të martën për të arritur një marrëveshjeje paqe mes vendeve.

“Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me shitjen e Ukrainës”, ka thënë Truss, duke i bërë thirrje autoriteteve ukrainase të mos përsërisin gabimet e së kaluarës.

Ajo gjithashtu theksoi se Putin nuk është treguar serioz lidhur me bisedimet dhe ende po bombardon të pafajshmit në Ukrainë, duke shtuar se sanksionet e vendosura ndaj Ukrainës nga G7 nuk duhet të hiqen, përderisa Putin ende nuk i ka tërhequr trupat e tij nga Ukraina.