Gazeta Nacional Albania

SERGIO BITICI: LAMTUMIRË I DASHUR AT ARTHUR LIOLIN!

E dashur familja Liolin,

Pranoni ngushllimet e mia të sinqerta. Imzot Arthur Pushoftë në Parajsë!

Përveç se ishim friends në Facebook, ku kemi komunikue, me komplimentet e mia për fotot shumë artisike, që i postonte online, në mënyrë të dendur gjatë vitit 2020 derisa keto pastime u ndalën disi vitet e fundit.
Nuk jemi parë qysh në varrimin e mikut tonë të famshëm Anthony Athanas, Maj 2005 në Boston. Aty m’u afrua e më ngushlloi për mikun e dashur. Më tha se ishte një kohë kur ne në Boston nuk flisnim më për Antonin, po ju Bytyçët gjithnjw e kujtonit me nderime pasi edhe ai krenohej me sekseset tuaja në restorante të klasit të parë në Manhattan.

Me At Liolin kemi pasë shumë knaqësi për të ndarë eksperienca të përbashkëta si Shqiptarë të dedikuem qysh nga Fan Noli, Vatra, Kombi, Arti e kujtimet e mira si Shqiptaro-Amerikan.
Në nji rast e solla në apartmentin tim, në 57 Street. I thashë familjes se miku ynë do të flejë këtu me ne si mysafiri ynë, në shtëpinē tonë.
Vajzat e mia të vogla u gëzuan se do të na bekojë familjen Prifti i mirënjohun.
Mbaj mend se kur Father Liolin u kthye nga udhëtimi i parë i tij në Shqipëri, organizoi një drekë me gjellra shqiptare dhe dha njw pritje për komunitetin e New York-ut, në kishën Saint Nicholas Albanian Orthodox Church, në Queens , NY, ku shfaqi fotot e shumta në njw ekran të madh, të cilat i kishte shkrepë gjatw vizitws sw tij në Shqipëri.
Fotot ua kishte dedikue të githë qytetarëve dhe shprehnin qartw nostalgjinë dhe entusiazmin e një mërgimtari të vendit të bekuar, si Shqipëria.

Imzot Arthur me karizmën e tij të pa krahasueshme dhe me sinqeritetin e kristaltw bënte miq kudo, sepse Zoti i kish dhuruar një hijeshi personale, përsonalitet dhe oratori të rrallë.

Na le, po ti do te mbetesh i pavdekshëm, në zemrat tona.

Good bye dear Father Arthur.
Sergio Bitici
New York, N Y