Të lirë të zgjedhim se kush jemi
Përgatiti: Armin Tirana
Turi letrar i Micro Mega arrin në Suedi. Atje na pret Björn Larsson, docent i Letërsisë Franceze në Lund University, filolog, përkthyes dhe sidomos njëri prej autorëve suedezë më të njohur në Itali, falë shtëpisë botuese milaneze Iperborea dhe titujve të suksesshëm Historia e vërtetë e piratit Long John Silver, Rrethi kelt, Porti i ëndërrave të kryqëzuara dhe të tjerë. Flasim për jetën, projektet dhe librin e tij të fundit të botuar në Itali, Në emër të birit (shtëpia botuese Iperborea, 2021, 211 faqem 16.50 euro).
Profesor Larsson, biri i kujt jeni?
Në një farë kuptimi jam biri i vetëvetes. Kur im atë ndërroi jetë, ime mëje i është dashur të punojë. Për këtë, pakashumë, më është dashur ta ndërtoj jetën time i vetëm. Më pas, rreth të 20 vjeçëve, kam gjetur ndonjë mik që më ka mbetur dhe më ka mundësuar të ecë përpara duke kultivuar një farë besimi në vetëvete. Kanë qenë miqtë e mi që më kanë mësuar të beson tek vetëvetja dhe në mundësitë e mia.
Në çfarë mase jemi të lirë të zgjedhim kush jemi dhe çfarë të bëhemi?
Mbi këtë temë sapo kam përfunduar së shkruari një libër. Janë 460 faqe të shkruara në anglisht, por do të botohet në italisht në shkurtin e 2024. Në këtë libër kërkoj të shpjegoj një marzh zgjedhjeje që dikush mund ta quajë liri. Por unë kam një ide të lirisë paksa ndryshe, të kushtëzuar nga filozofët që kam lexuar: nuk e kam lirinë individuale për t’u hedhur apo jo nga dritarja, por një liri të jetuar në ndërveprim me tjetrin. Ajo që na bën njerëzorë përtej biologjisë, gjakut, është potenciali, diçka që nuk na është dhënë nga lindja, por është në gjithë atë që do të mund të realizojmë pavarësisht atë që na është dhënë në nisje. Për këtë duhet të luftojmë dhe kjo është liria. Nëse e lëmë të humbasim nga loja e gjakut, kjo liri zgjedhjeje reduktohet në mënyrë drastike pasi jemi shtyrë të shikojmë nga e kaluara. Mua më intereson se çfarë mund të bëhemi dhe jo ajo që jam bërë.
Në këtë libër ju shkruani se çfarë duhet njëhur krejtësisht në kujtimet tua… Çfarë nënkuptoni?
Tani kanë shpikur një biznes i madh i bazuar mbi dëshirën e njerëzve për të njohur se çfarë ka në gjakun tonë, cilët janë pararendësit tanë. Një herë kam parë në Youtube videon e një aktivisti afroamerikan që zbulonte falë këtij testimi të ADN të ketë 15% me “gjak të bardhë”. Ka qenë një faj për të. Ama më pas kam zbuluar një porcion të panjohur të së kaluarës së tij, më është dashur të zgjedh se çfarë të mbaj dhe çfarë të anashkaloj në bazë të asaj që ndjeja se isha, me idenë e tij për vetëveten. Pra, mund të besojmë: çfarë duam nga kjo e kaluar? Nuk duhet të humbasim gjithçka.
Për këtë personazhet e tua nuk kanë të kaluar, nuk kanë familje?
Po, por nuk ka një vullnet të saktë nga ana ime. Ka qenë një herë që një lexuesi im që më ka bërë me dije dhe më ka pyetur si ka mundësi. Unë nuk kisha idenë fare, nuk e kisha menduar kurrë.
Por a është e vërtetë se personazhet tua janë edhe individualistë?
Ky është paradoksi. Është e vërtetë, por në librin e ardhshëm këmbëngul shumë mbi idenë se nuk jemi asgjë pa të tjerët. Ama duhet të pyesim se çfarë këta të tjerët. Kur shkoj në Salento me familjen e gruas time, ata, rreth nja 30 persona, mezi presin që të bashkohen, për çdo ditëlindje, deri edhe për ditët e emrit. Unë nuk kam nevojë pët këtë lloj mblehdjesh, kam nevojë për disa persona me të cilët të rri rehat, por nuk ndjehem një ujk vetmitar për këtë. Pra për ta dëshira për vetmi nuk ekziston. Nganjëherë, kur jam tek ata, rreth orës 6 të mbrëmjes, pasi kam ngrënë një prej drekave të mrekullueshme të përgatitura nga vjehërra ime, tërhiqem në taracë me një fletore apo me një libër përballë detit. Ime shoqe e di që e kam këtë nevojë, por ime vjehërr, çdo ditë, më përsërit: por çfarë bën aty i vetëm, nuk mund të rrish me ne. Unë të përgatis një aperitiv të mirë… (qesh)
Është e vështirë të rivendikoshj paksa vetmi në jugun e Italisë… Dëgjo, por pse librat e tua pëlqehen aq shumë në Itali?
E kam pyetur veten edhe unë, ndosha kam shitur ndonjë libër më shumë vetëm në Gjermani, por kjo vlen për 2 apo 3 libra. Për pjesën tjetër është në Itali publiku im më i shumtë në numër, ndosha unë i sjell diçka që i mungon. Ndoshta në mënyrë të pavullnetshme italianët ndjejnë nevojën e personazheve të mia…
Po, nuk kemi shumë personazhe të këtij lloji edhe tek ju… Aventurierë të rrezikshëm… Personazhet tona maksimumi “mbajnë familje”…
Më vjen në mendje Krishti ka ndaluar në Eboli. Romani shumë bukur i një burri italian që në mërgim më është dashur të bëj hesapet me vetminë, por nuk arrit të jetë i lumtur në këtë gjendjen e tij. As për një orë apo dy, kurse unë e gjem shumë të bukur të qëndroj nganjëherë vetëm.
Por ju më jepni përshtypjen se nuk besoni edhe për gjëra të tjera që mund të përcaktojnë jetën: për shembull, fatin. Nuk më dukeni fatalist.
Besoj apo nuk besoj në diçka nuk e përbën vërtet diferencën: nganjëherë gjërat ndodhi megjithatë.
E konsideroni një tip me këmbë në tokë një realist?
Më shumë se gjithçka, le të themi se për mua vlen kapaciteti për të dalluar midis realitetit dhe imagjinatës. Nuk duhet bërë konfuzion. Për këtë personazhe si Trump dhe Johnson janë të rrezikshëm, luajnë me fantazitë, me makthet, me imagjinatën, krijojnë parregullsi.
Është e mundur që yt atë ka vdekur për të shpëtuar persona të tjerë në një mbytje anijeje. Një bir provon krenari apo mëri në raste të ngjashme?
Kam provuar krenari për atë që ka të bëjë me mundësinë që im atë të ishte një hero, por edhe mëri sepse kurajoja e tij mund të më kishte hequr të drejtën e të pasuri një baba. Mundësia është, por nuk kam dashur t’i bëj apel kësaj mundësie. Nuk më dukej oportune të trajtoja fakte vërtet të ndodhur. Kurse në një roman mund t’i zhvilloj të gjitha mundësitë që më vijnë në mendje…
Por është e vërtet se në Suedi ka më shumë se 70 mënyra për të thënë “se gjërat kanë shkuar ndryshe”. I ruheni fort mundësisë ju suedezët…
Suedia është një vend pa të kaluar. Qysh nga fillimet e ‘900 ishte shumë e varfër dhe oborri mbretërr fliste frëngjisht. Akademia e Suedisë është e ndërtuar sipas modelit të asaj franceze. Mbreti Bernadot ishte francez. Përreth atij oborri nuk kishte kushedi se çfarë. Pastaj edhe vikingët nuk shkruanin. Na kanë lënë një mitologji, por asgjë të shkruar. Kemi pasur shekuj asgjëje apo pothuajse, përveç natyrës. Kur bëjmë një reformë, jemi shumë të vendosur, thuajse maksimalistë, dhe pasatj fillojmë me hapat prapa. Në Itali keni 2000 vite të kaluar: keni një pasuri të madhe, por edhe barrë paksa të rëndë, që nganjëherë ju pengon të ecni përpara.
Vendi juaj është pjesë e “brezit të superalkolikëve”? Është shpjeguar ndonjëherë se pse?
Alkoli i fortë, pijet, vodka nxirret nga patatja, pra mund të prodhoheshin tek ne. Kam zbuluar se sindikatat, kur socialdemokratët kanë marrë pushtetin, kanë kërkuar ta rregullojnë përdorimin e superalkolikëve që po bëhej një plagë sociale e vërtetë. Sot në Suedi pihet vetëm nëpër fundjava, jo gjatë javës. Prej vitesh Suedia kërkon ta rrisë taksën mbi superalkolikët në favor të verës për ta rritur konsumin e saj në vakte. Shpesh unë them, duke qeshur, se francezët dhe italianët janë gjithmonë paksa të dehur, ndërsa ne jemi vetëm të shtunën e të dielën.
Ju keni rrëfyer se e kanë humbur pafajësinë tuaj kur nëna juaj ju ka bërë të kuptoni se nuk mund të thuhej gjithçka që mendoni. Na e tregoni?
Po, qe një herë që i thanë sime mëje se më kishin dëgjuar të thoja se nuk qeshë trishtuar për vdekjen e tim eti. Ishte e vërteta, por kur pashë nënën time aq të dëshpëruar, të mbytur në lot, teksa më pyeti: Është e vërtetë? E ke thënë vërtet? Kuptova dy gjëra: se nuk mund të thuhej gjithçka dhe se jo të gjithë janë të mirë. Me naivitet i pata thënë një mikut tim, ai ja kishte thënë nënës time. Në harkun e vetëm një pasditeje, të rriturit gjetën mënyrë t’ia përcillnin asaj këtë zë. Ky episod ka qenë më domethënësi në jetën time të humbjes së tim eti, të cilin faktikisht nuk e njihja.
Ju keni kujtime të vogla, të parëndësishme, por të pashlyeshme?
Po, kur kam dëgjuar Edith Piaf të këndonte “Milord” në sallonin e gjyshes time. Kujtoj akoma zërin e valëzuar që fluturonte andej këtej atë natë, dritën që filtronte nga dritarja. Ndoshta aty ka lindur pasioni im për kulturën franceze…
Ju vini nga provinca, që është paska një kategori e shpirtit. Kur mendoni se e keni braktisur nëse vërtet e keni braktisur?
Kur kam fituar një bursë studimi për të shkuar në Arizona. Kujtoj kur kam arritur në aeroportin e Phoenix dhe kam shkruar të ha meksikane. Ato salca m’u dukën një botë e re, qenë të tilla.
Në jetën tuaj është si një fill që kalon sipër dhe nën det. Në librat tuaja ka shumë varka, shumë vela, shumë deti, por edhe shumë gurë, shumë nëntokë.
Unë doja të bëhesha gjeolog. Për këtë më kanë dërguar në Arizona: për të studiuar gurët.
Pastaj pse keni ndryshuar rrugë?
Kam zbuluar se gjeopologët duhet të studiojnë shumë matematikë dhe shumë kimi. Atëhere kam orientuar nga oqeanografia. Doja të isha Folco Quilici, por më pas kam kuptuar se nuk ishte e lehtë. Ama mendoj se gjithçka varet nga ëndërra e zbulimit, e një minerali, e një guri, e asaj që është përtej horizontit. Shkoja të gërmoja, të gjeja, ndoshta këtë kisha të përbashkët me tim atë, zhytësin.
Por në fund të fundit, çfarë është gjaku për ju?
Një pasuri, por jo një nevojë. Nganjëherë vjehërra ime, Longina, më thotë se fëmijët duhet t’i respektojnë prindërit dhe unë: po sikur prindërit të jenë narkotrafikantë, mafiozë, përdhunues?
Dhe ju?
Ndryshoj diskutim. Kjo gjë e familjes, e prindërve, për mua është shumë e rëndësishme. Nuk jam i gatshëm ta vë në diskutim.
Na tregoni se cilat janë zakonet e tua të shkrimit?
Nëse më duhet të shkruaj diçka, idealja për mua është të fle vetëm dhe të zgjohem vetëm, përndryshe jam i shqetësuar nga lloqet e mëngjesit të hershëm, e ngrënies së tij… Shkruaj deri në 10, 11 dhe pastaj vjen bota. Hemingway e ka shpjeguar shumë mirë këtë gjë: kur mendja është e freskët, në orët e para të ditës, është më e lehtë të punosh. Mund të lexosh, korrigjosh, rilexosh, por jo të shpikësh një histori.
Si shkruani: në kompjuter, me penë, me makinë shkrimi?
Versioni im i parë është më laps (më tregon një fletore tërësisht të shkruar me një shkrim të vogël dhe të rregullt). Unë kam pasur herët një makinë shkrimi dhe isha shumë i shpejtë në të shtypur, por është themelore për ritmi fillestar i mëngjesit. Të shkruarit me një tastierë ka një ritëm tjetër, një tingull tjetër. Nuk arrij, përveçse nuk bëhet fjalë për një tregim.
Dhe pasi keni shkruar me laps?
Pasi kam shkruar nja 20 faqe, i rikopjoj në kompjuter. Pastaj marr një gomë dhe e fshij versionin e parë me laps. Me këtë bllok kam shkruar edhe libra prej 600 faqesh, duke fshirë dhe duke rishkruar.
Kjo revistë quhet “MicroMega”, nga një tregim filozofik të Voltaire ku ai zbulon se thelbi i gjërave është në një faqe të bardhë, e gjitha për t’u mbushur… Ju cilat fjalë do të rishkruanit në këtë faqe?
Do të shkruaja atë që tha dikur një shkrimtar norvegjez, Jens Bjørneboe, autor i një trilogjie të bukur dhe të ashpër, Historia e Kafshërisë: “Shkruaj gjithmënë sesi fjalët e tua mund të përdoreshin kundër teje”. Shkrimi është një sfidë, duhet kurajë. Nuk mund të mendojmë vetëm të shkruajmë librin e suksesit.
(nga MicroMega)
Përgatiti
ARMIN TIRANA