Gazeta Nacional Albania

Shkrimtari i mirënjohur Besnik Mustafaj promovon romanin e tij të ri “Fati i marrë” ditën e hënë, 25 shtator 2023, ora 18.00 në hotel tirana international , tiranë

Veprimtaria do të mbahet ditën e hënë, 25 shtator 2023, ora 18.00 në hotel tirana international , tiranë. Veprimtaria përkon edhe me 65-vjetorin e linjdes së Besnik Mustafajt, njërit prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë shqiptarë, i përkthyer në shumë vende të botes dhe fitues i shumë çmimeve të rëndësishme nderkombëtare.
Besnik Mustafaj ka lindur në Bajram Curri, më 23 shtator 1958) është shkrimtar i mirënjohur shqiptar, por edhe një politikan, diplomat, dhe përkthyes.
Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.
Karriera[
• 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
• 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
• 1983 : Gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”.
• 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
• 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
• 1990 : Kryeredaktor i revistës “Bota Letrare”
• 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
• 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.
Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997. Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.
• 2001 : Deputet i Tiranës.
• 2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
• 12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.
• Tnai eshte shkrimtare ne profesion te lire dhe anetare i Keshillit te Ambasadoreve
Tituj të veprave[
Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht, arabisht, turqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij “Daullja prej letre” më 1997[1].si dhe cmime te tjera
• Motive të gëzuara (1978) [2]
• Pragu i verës (1985) [2]
• Fytyrë burri (1987) [2]
• Bregu i lumit të kthjellët (1986) [2]
• Vera pa kthim (1989) [2]
• Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
• Një sagë e vogël
• Daullja prej letre
• Ditari i një ambasadori në Paris
• Boshi
• Autoportret me teleskop
• Bishti i kometës
• Ëndrra e doktorit – 2016
• Prishur gjate rruges
• Fati etj.