Gazeta Nacional Albania

Shkrimtari serb me prejardhje hebraike FILIP DAVID: NË SERBI ËSHTË PREZENT FASHIZMI ZVARRITËS

 

Nuk ka dilema rreth pranimit të pavarësisë së  Kosovës

 

-“Nacionalizmi serb nuk ka përjetuar katarsisin .Pa stabilizim politik në Serbi, pa Serbi demokratike, tolerante nuk do të ketë stabilizim në këtë pjesë të Evropës. Ndoshta është fjalë e madhe të flasim për fashizëm  të hapur në Serbi, më parë do ta quaja  “fashizëm zvarritës“  ku e kur ekziston rreziku  që nacionalizmi, militarizimi, adhurimi i liderit të shndërrohen  në një sistem të rrezikshëm, ekstremisht të djathtë shkatërrues…“

 

-“Nuk kam dilema rreth pranimit të pavarësisë së  Kosovës. Marrëveshja  për pranimin e Kosovës i hap Serbisë  rrugën e  hyrjes në Unionin Evropian , i kontribuon stabilizimit të gjendjes në këtë pjesë të Evropes.“

 

-“Duke komentuar ndarjen e shpërblimit per letërsi Peter Handkes kam shkruar se Handke si njeri, si person  paraqet vetëm një  zero morale, pa hyrë në vlerësimin e vepres se tij letrare.“

 

 

Bisedën e zhvilloi: Smajl Saka

 

– A është prezente në shkallët të duhur mbamendja për gjithë atë cfarë kemi përjetuar përmes privimeve, sakrificave, vuajtjeve, të ligës e të keqes? Na thuani diçka për vazhdimësinë e harreses sonë kronike?

-Nuk kemi të drejtë të harrojmë vuajtjet,pësimet të më të dashurve tonë,të keqen që na është shkaktuar, dhe jo për shkak të hakmarrjes dhe të kthimit të borxhit, në të njejtën masë,por para se gjithsh për shkakun që të kemi fuqi që gjithmonë e gjithkund të luftojmë kundër atyre të cilët përhapin ideologji të tillë të se keqes. Numër i madh anëtarësh të familjes sime nga linja e babait dhe e nënës ka pësuar gjatë Holokaustit, e gjithë kjo vetëm më ka mësuar dhe me ka nxitur që gjithmonë e gjithkund t’u kundërvihem atyre të cilët nxisin urrejtje, racore, politike, nacionale dhe çfarëdo tjetër. Natyrisht, kriminelët duhet të përgjigjen për krimet e tyre, por është e rrezikshme që ndaj urrejtjes të përgjigjemi me urrejtje. Dikur është vështirë për ta pranuar këtë ,sidomos kur plaget ende janë të freskëta. Por nëse dëshirojmë që këtë botë ta bëjmë më korrekte dhe vend të mirë për jetë, është e rëndësishme të nxjerrim mësime nga kohërat e nxira ,kur fshihen dallimet në mes të fajtorëve e të atyre që  kanë të drejtë , kur urrejtja dhe dhuna drejtojnë sjelljet njerëzore.

                                                                        

-Në çfarë konsiston dhuntia e të të rrëfyerit ?

-Nuk është e lehtë përgjigjja në këtë pyetje.  Ajo është pjesërisht në sferen e psikologjisë. Me dhuntinë për të rrëfyer lindesh ashtu siç lindesh me disa aftësi,prirje të tjera. Trëgimtaria është lloj i veçantë avanture, e cila përmbushë nevojen e rrëfimtarit por edhe të dëgjuesit ose të lexuesit. Duhet të kompletohen    shumë gjëra për rrëfimtarin e suksesshëm. Para se gjithash aftësia që të bashkëndjejë  në personin  e atij që dëgjon ose që lexon, që të menaxhoj me fjalët dhe iu jep atyre njëfarë  fuqie magjike.

Në rrëfimtarinë e tregimtarëve të talentuar njësoj shijojnë edhe tregimtari dhe publiku i tij.  Rrëfimtaria është njera nder komunikimet e rëndësishme në mes të individëve por por edhe gjithë popullit.

 

Ju e kuptoni vet jetën si udhëtim, edhe vet rrëfimtarinë si një udhëtim, kur dhe ku takoni njerëz të ndryshëm, fate dhe siç thoni ,jetojmë në shumë botëra paralele, në botën e realitetit, botën e imagjinatës dhe botën  ëndrrave,të cilat ndërlidhen, gërshetohen. Si kombinohen këto botëra në frymëzimin dhe në shkrimtarinë Tuaj ?

Rrëfimtaria është udhëtim përmes botëra të ndryshme dhe përmes fateve të ndryshme. Rrëfimtaria është e suksesshme nëse vendoset ajo lidhje në mes të botërave të ndryshme , nëse fshihen kufinjtë në mes të asaj që është reale dhe joreale, ëndrres dhe realitetit. Rrëfimtaria është ashtu si edhe vetë jeta gërshetim i të se mundshmes dhe të mrekullueshmes , hapje e kuptueshmërisë për shumëllojshmëri   të ekzistencës sonë dhe përpjekje  e shprishjes  të fshehtësisë së kuptimit të asaj ekzistence. Rrëfimtaria njëkohësisht është  edhe krijim i një jete tjetërfare paralele, e cila buron nga jeta jonë e përditshme por edhe e  tejkalon  dhe e  plotëson.

 

 

Çfarë paraqet për Ju shkrimtaria dhe cilat janë dhimbjet  e lindjes se  vepres letrare ?

-Të shkruarit është kënaqësi, është edhe sëkelldi,mundim.  Kurdo filloni tekstin  e ri gjendeni para   bardhësisë se pastër të letrës ,të cilen duhet mbushur në një mënyrë tjetër, të ndryshme. Nga ajo që tashmë veçse është rrëfyer. Aty nuk ndihmojnë meritat e mëhershme,gjithmonë jeni fillestar. As përvoja e mëhershme nuk ndihmon shumë, madje edhe mund të jetë ngarkesë. Kam bërë pauza në mes të shkrimit të librave të mija, sepse para se të ulem të shkruaj duhet ta kem planin e përpunuar të romanit ose të tregimit me të gjitha detajet e rëndësishme., me dramaturgjinë e ngjarjeve. Mrekullohem me guximin e shkrimtarëve të cilët hyjnë në avanturë të  të shkruarit duke besuar dh e duke u nisur vetëm në fantazinë e  tyre dhe në frymëzimin e çastit. Unë nuk bëj pjesë nder ta.

 

– Për kënd shkruani. A keni në imagjinaten tuaj lexuesin konkret, të adresuar ?

-Shkruaj për një lexues të imgjinuar, i cili u përgjigjet pikëpamjve të mija të letërsisë. Përpiqem të shkruaj libra të tilla çfarë si lexues do të doja t i lexoja. Mirëpo, kur të shfaqet tregimi ose romani , sëcili lexues  ka të drejtë në interprerimin e vet dhe  versionin vetanak dhe mundet që në tekst t i gjej edhe atë që shkrimtari nuk ka qenë i vetëdijshëm  kur ka shkruar, që ta plotësojë dhe ta ripëpunojë përmbajtjen. Sëcili libër ka aq  versione sa ka lexues .

 

Pse jeni të preokupuar me temen e se keqes,ligësisë, rrëfimtarinë për format e ndryshme të se keqes ?

-Ashtu siç nuk mund të depërtojmë në kuptimin e ekzistencës njerëzore, poashtu është e pamundur të kemi përgjigje përfundimtare se cili është kuptimi i se keqes e cila shfaqet në forma të ndryshme. Nga ajo që natyra  bënë katastrofa të mëdha, deri tek ajo që  njerëzit ia bëjnë  njeri-tjetrit. Hana Arent  me rastin e gjykimit të Ajhmanit në Jerusalem për krimin – asgjësimit të Hebrenjve në Holokaust ka shkruar se duke e shikuar Ajhmanin  në bankën e të akuzuarit ka kuptuar se krimi  është banal dhe se është  vepër e një byrokrati të vdekjes që i ka mundësuar asaj që të flejë qetë, sepse ka qenë e bindur se krimet e ngjashme me ate të Holokaustit nuk do  të përseritet më. U pa megjithatë se  nuk kishte pasur të drejtë. Krimet e mëdha dhe katastrofat e mëdha përseriten, krimet monstruoze mbi popuj të tërë.Kjo  vetëm  do të thotë se është vështirë nëse jo edhe e pamundur të depërtohet deri tek esenca metafizike e se keqes, por është sfidë e madhe të gërmohet ajo esencë.. Kjo pyetje është inkuadruar në të gjitha religjionet botërore, në meditimet filosofike, në art.Shumë përpjekje të sqarimit, të spjegimit por pa përgjigje të drejtë, të saktë, ashtu siç nuk ka përrgjigje në pyetjen se cili është qëllimi, se cili është kuptimi i ekzistencës njerëzore pprgjithsisht.

Jeni shkrimtar serb me prejardhje hebreite. Cili është kontributi dhe  cilat janë karakteristikat e këtij qarku letar në letërsinë serbe ?

-Shkrimtarët siç janë Aleksander Tishma, Danilo Kish dhe David Albahari me veprat e tyre paraqesin majen më të lartë  të letërsisë serbe dhe të asaj ex-Jugoslave. Kanë pasur por edhe sot kanë ndikim të madh në gjeneratat e reja të shkrimtarëve. Ndonëse ndryshojnë edhe për shumëçka, kanë edhe diçka të përbashkët. Në letërsinë e tyre kanë thurur fatin e  trashëgimisë famijare , fascinimin e tragjedisë, të  cilën e ka përjetuar populli hebrej, që e ka  mprehur shumë ndjeshmërinë e tyre letrare për të gjitha format e ndryshme të padrejtësisë dhe të dhunës nga të cilat është e ndërtuar bota jonë.

 

-_Flisni për Vëllazërinë e shkrimtarëve  dhe se shkrimtaria është   vetëm shkrim i një libri të madh. Si kështu?

– Ky është mendim i Borhesit se si të gjithë shkrimtarët e shkruajnë një libër të përbashkët të madh.. Nga ai libër  kuptojmë se si njerëzit kanë jetuar  dikur, si jetojnë sot dhe çfarë janë pritshmëritë nga e ardhmja. Kjo është një vazhdimësi e cila përbashkon gjithë atë që  është shkruar dhe që do të shkruhet që përbëjnë historinë e qenies njerëzore. Shkrimtarët janë njëkohësisht arkivistë dhe profetë.

 

A është mposhtur shpirti politik i Qosiqit dhe i Millosheviqit.Çfarë është ndikimi dhe roli i Francuska 7, ASSHA, KOS në shoqërinë serbe dhe ku konsiston  roli i intelektualëve të pavarur në kundërshtimin e shovenizmit, hegjemonizmit serb,ndaj politikës se dhunës  të se keqes,   dhe në ç’masë kundërshtojnë politikat e tilla ? A është mposhtur përfundimisht fashizmi në këto hapësira, konkretisht në shoqërinë serbe  me 9 maj 1945 apo jeton edhe më tej në forma të tjera, të ndryshme ?

Ai shpirt politik, fatkeqësisht nuk është mposhtur. Në vet kreun e pushtetit janë disa nga ata të cilët kanë marrë pjesë në  „rebelimin e popullit“ që solli  deri të shpërbërja e përgjakshme e Jugosllavsë.Kriminelët e luftës siç janë Vojisllav Shesheli dhe të ngjashëm  me te janë mysafirë të rregulltë të tabloidëve dhe të mediumeve elektronike me  po atë të njejtin fjalor opskurantist i cili u paraapriu dhe i  cili solli deri te krimi. Nacionalizmi serb nuk ka përjetuar katarsisin .Pa stabilizim politik në Serbi, pa Serbi demokratike, tolerante nuk do të ketë stabilizim në këtë pjesë të Evropës. Ndoshta është fjalë e madhe të flasim për fashizëm  të hapur në Serbi, më parë do ta quaja  „fashizëm zvarritës“  ku e kur ekziston rreziku  që nacionalizmi, militarizimi, adhurimi i liderit të shndërrohen  në një sistem të rrezikshëm, ekstremisht të djathtë shkatërrues, që është një rrezik  i veçantë për vet Serbinë, në ë cilen një e treta e popullates nuk janë etnikisht serb. Politika e  brendshme e Serbisë,e mos të flasim për politilen e jashtme,do të duhej të bazohej  në të kuptuarit maksimal të   nevojave të pakicave dhe të marrëveshjes. Sëcili ekstremizëm e rrezikon  stabilitetin e brendshëm të Serbisë. Rreziku bëhët  më i  madh  se këtu në Ballkan  dhe në anët tjera, në mjediset tjera poashtu ekzistojnë individë dhe grupe ekstremistësh. Një shkëndi mund të kallë flakë dhe të shndërroj  në një zjarr të madh. Do të mjaftonte që ndonjëra nga fuqitë e mëdha nga çfarë arsyeje këtë ta dëshironte.  Lus Zotin që të na jep mend ashtu që në  vend të  „fuqi baroti” ,me një mrekulli që këto hapësira tona të shndërrohen në oaze të paqes në një formë të arsyeshme, skandinave. Profesoresha Mira Mioçinović ,  një tekst e ka titulluar me konstatimin për pafuqinë e aaj që është eviente.  Vërtetë bëjmë pjesë në gjendje absurde që mo t’i  besohet diçkajes që është evidente, e që  genjeshtra, demagogjia dbe dyfytyrësia  të cilat çojnë në katastrofë, paraqesin gjendjen dominante të shpirtit e të politikës e  cila lindë nga konceptimi i tillë  gjërave.

 

 

 –Çfarë do të thotë dhe  çfarë paraqet nje “Serbi Ndryshe, Tjetër(fare)“ ?

Ky është edhe një paradoks i gjendjes sonë aktuale. Inteligjenca nacionaliste serbe dhe pushteti me  urrejtje dhe me  fyerje flasin për  ta ashtuquajturit  „serbianët tjetërfare,të ndryshëm“, si për tradhëtarë,mercenarë të huaj  e  ngjashëm.Shprehja,emërtimi „ Serbia tjetërfare, e Ndryshme „ ka lindur në fillim të viteve të 90-ta dhe nga krijimi i Qarkut të Beogradit, shoqatë e cila ka kundërshtuar politikën populliste millosheviqiane e memorandumiane. Janë publikuar edhe dy  përmbledhje tekstesh nga takimi  i Qarkut të Beogradit, me titujt „ Serbia tjetër(fare)“dhe „Intelektualët dhe lufta “ .t;r Serbia tjetër(fare) thjesht do të thotë, tjeterfare, e ndryshme, Serbi më e mirë sesa Serbia e Millosheviqit. Definicionin më të mirë e ka dhënë Radomir Konstantinoviq, njeri nga urtakët më të mëdhenjë serb dhe kryetar i Qarkut të Beogradit. „Ajo ëshë Serbi e tillë e cila nuk pajtohet me krimet“. Se tash bindja e tillë antiluftë dhe paqësore përbirohet përmes baltës dhe egërsisht atakohet,vetëm dëshmon se ku gjendet sot shoqëria serbe dhe cila është gjendja dominante në shoqërinë serbe. 

-Pikërisht për shkak të viteve të 90-ta,publikisht në vitin 2016 jeni distancuar nga prezenca e presidentit serb Tomislav Nikoliqi, në ceremoninë  me rastin e marrjes se shpërblimit vjetor letrar për librin më të mirë të vitit, shpallë nga bibliotekat e Serbisë.

 -U gjeta në një situatë të pavolitshme  kur mu dorëzua solemnisht shpërblimi,kur në sallë ishte i pranishëm presidenti i atëhershëm i Serbisë, për çka nuk isha i informuar paraprakisht. Nuk kisha zgjedhje tjetër pos duke e marrë shpërblimin të distancohesha  publikisht nga prezenca e tij duke thënë se ai nuk e kishte vendin aty  dhe se që nga  fillmi kam qenë kundër politikes nacionaliste,  luftënxitëse ,të cilën ai e mishëronte , e udhëhiqte dhe e përfaqësonte.

 

Qëndrimi Juaj i qartë, i prerë  “Serbia pa Kosoven” hap rrugë drejt Unionit Evrpian .Pikërisht sot si komentohet dhe si janë reagimet për këtë qëndrim Tuajin e të bashkëmendimtarëve?

 

Nuk kam dilema rreth pranimit të pavarësisë së  Kosovës Marrëveshja  për pranimin e Kosovës i hap rrugë Serbisë të hyrjes në Unionin Evropian , i kontribuon stabilizimit të gjendjes në këtë pjesë të Evropes,marrëveshja  siguron ruajtjen e  trashëgimisë kulturore e shpirtërore serbe në Kosovë dhe jetë të prosperitetshme të serbëve në Kosovë do të paraqiste akt të rëndësishëm civilizue.s Refuzoj pranimin e atëfarë gjoja patriotizmi  i cili nuk  do kurrfarë marrëveshje , i  thelluar, i fundosu në mistikë dhe mitomani ,duke vetëshkatërruar  “patriotizmin”  e luftës i cili propagon se kundër pavarësisë se Kosovës duhet luftuar deri në serbin e fundit ,deri në shqiptarin e fundit. E kuptueshme se Evropa frikësohet nga konfliktet e reja të armatosura dhe se e përforcon presionin për marrëveshje. Ora po ecën. Fatkeqësisht , edhe një numër i  konsiderueshëm i opozitës  politike, si edhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë  arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Si edhe shumë herë  në të kaluaren ,kjo në fund paguhet me nje çmim shumë  më të madh

 

 

-E keni kritikuar euforinë serbe rreth ndarjes se Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili i ka dhënë përkrahje publike poitikës se Slobodan Millosheviqit ?

-Peter Handke e ka përkrahur politiken e Millosheviqit. Ka ardhur shpesh në  Beograd  dhe i ka shkruar disa pamflete të mbrapshta në dobi të politikes së tillë të rrezikshme e të dëmshme. Ka marrë pjesë edhe në varrimin e Millosheviqit.  Duke komentuar ndarjen e shpërblimit per letërsi Peter Handkes kam shkruar se Handke si njeri, si person  paraqet vetëm një  zero morale, pa hyrë në vlerësimin e vepres se tij letrare.

 

-Si  e vlerësoni rolin dhe angazhimin e intelektualëve ? Në ç’masë    “prodhuesit e shpirtit “,shkrimtarët,artistët, shkencëtarët, filosofët, kundërshtojnë të keqen  „Elita më e keqe sesa masa “mban titullin një libër me ese të Mirko Kovaçit për rolin e intelektualëve  në kohën tonë. Shumë intelektualë  në këto hapësira  dhe në kohën tonë  i kanë kontribuar në masë të rëndësishme  përhapjes se urrejtjes, prandaj edhe bartin përgjegjësi jo të paktë për  shumë lajthitje, përhapje e nxitje të urrejtjes e dhunes  por edhe për krime –thotë Kovaçi?

Mirko Kovaçi, miku im i madh dhe shkrimtari i madh ,i cili njësoj u takon letërsisë serbe, kroate, bosniano-hercegovase dhe asaj malazeze ishte kritikues i rreptë, i ashpër  i  rregjimit të   Milosheviqit dhe ishte i detyruar nga kërcenimi i likuidimit fizik ta lëshonte Serbinë dhe të  vendosej në Rovinj (Kroaci). Kemi mbajtur korrespodencë e cila më vonë është botuar nën titullin “Libri i letrave  1992-1995“. Shkrimet  dhe esetë kritike, të angazhuara më vonë i kam botuar në librin e eseve “A jemi përbindësha “. Gjithmonë e kisha inspirative fjalinë e  Primo Levit: “Në  botë ka  shumë derra të prishur, përbindësha  janë ata të cilët bëjnë sehir, qendrojnë e shikojnë“. Këtë fjali gjithnjë e kam ndermend. Krejt çfarë kam bërë , kam bërë  nga bindja  se mëkati më i madh është gjakftohtësia  në kohët e errëta dhe se gjakftohtësia ndaj krimeve dhe dhunes  është një tradhëti e vetme e njëmendet,e pafalshme ,tradhëti e  veprimit personal e  publik, por edhe e çfarëdo  njerëzillëku.

 

Si e vlerësoni qëndrimin dhe sjelljen e familjeve shqiptare të cilat gjatë Luftës se Dytë Botërore i strehuan familjet hebreite ?

-Pak është e njohur se Lidhja e komunave hebreike të Jugosllavisë mënjëherë pas mbarimit të Luftës se Dytë letrën e parë falenderuese ia ka dërguar shtetit shqiptar. Asnjë hebre i cili ka kërkuar dhe ka marrë strehim në Shqipëri, nuk ka pësuar. E dhënë, fakt ky për çdo  respekt.

 

 

 

BIOGRAFIA

 

Filip DAVID (1940 Kragujevc). Letrar, redaktor shumëvjeçar i Programit të drames të Televizionit të Beogradit. Në vitin 1991 është flakur nga puna për shkak të formimit të Sindikates se Pavarur të Radiotelevizionit të Beogradit. Është një nga themeluesit e Shoqates se  Shkrimtarëve të Pavarur,  themeluar në vitin 1989 në Sarajevë, që  mblidhte shkrimtarët më të rëndësishëm nga  viset e ish-Jugosllavisë dhe themelues i Qarkut të Beogradit (1990), shoqatë e intelektualëve të pavarur dhe i Forumit të Shkrimtarëve .Ka shkruar shumë drama televizive dhe skenare filmash. I ka botuar tre libra me  tregime : “Pusi në pyllin e errët ”, “Shenime për realen dhe  jorealen  ” , “Princi i  vatres”, romanet “ Pelegrinët e qiellit dhe të tokës”, “Ëndrra për dashurinë dhe për  vdekjen ”,     “ Shtëpia e kujtesës dhe e harreses” libri me sprova “Fragmente nga kohërat e errëta ” dhe  “A jemi përbindësha”, “Botërat në kaos”. Sëbashku me shkrimtarin Mirko Kovaç kanë publikuan  “Librin e letrave 1992-1995”.  Tregimet dhe romanet ,pos tjerash, i kanë fituar çmimet: shpërblimin për  shkrimtarin më të mirë të ri,  shpërblimin e Shoqatës se Shkrimtarëve “ Milan Rakiq” , Çmimin e  BIGZ-dhe të  Prosvetes për librin më të mirë të  vitit , Çmimin e  Andriqit,  atë të  javores NIN për romanin më të mirë të vitit, Çmimin  “Mesha Selimoviq” në Tuzëll. Nga fillimi i luftës në apesirat e ish-Jugoslavisë ka shkruar numër të madh tekstesh të angazhuara, kritike. të botuara në  “Nasha  borba”, “Feral Tribun”, “ Danas” dhe në shumë gazeta e revista në vend e në botën e jashtme dhe të emituara në Radion  franeze  (RFI).

Është anëtar  i “Grupit letrar 99“, të themeluar në Panairin e librit në Frankfurt në vitin 1999 . Librat e Filip Davidit janë përkthyer në shumë gjuhë (hungarisht, frengjisht, shqip, suedisht ,sllovenisht, gjermanisht, italisht, anglisht, polonisht, maqedonisht, esperanto) , kurse tregimet e tij janë përfshirë në mbi njëzet antologji në gjuhë të ndryshme botërore.