*Drejtor i Institutit të Studimeve dhe projekteve Nacionale
Shqipëria duhet t’i thellojë maredhëniet ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), me synimet drejt një baze tejtër të fuqishme ushtarake të përhershme, përvec asaj të Kucovës.
Kjo do t’u siguronte shqiptarëve në Ballkan siguri dhe siguria, sic dihet, prodhon liri dhe mirëqënje, investime amerikane dhe begati. Vetem gjatë një muaji të stërvitjes Shqipëri-SHBA-NATO, vendi ynë, sic u shpreh ambasadorja amerikane Yri Kim, përfitoi 35 milionë dollarë.
Shqipëria ka një shans të dekurajojë përfundimisht armiqtë e saj historik në rajon e më gjërë, duke deshmuar seriozitet dhe aftësi për të arritur marrëveshje të reja që cojnë drejt synimeve për të shndërruar Shqipërinë dhe shqiptarët aleatë real dhe të fuqishëm të SHBA-ve dhe NATO-s.
Shqipëria duhet të kërkojë ndihmen amerikane jo vetëm për forcimin e teknologjijsë, rrijtes së kapaciteteve luftarake të mbrojtes dhe modernzimin e tyre, por edhe një mbeshtetje financiare për të mbajtur një ushtri të fortë, shumë më të madhe në numër dhe të përgaditur për të përballuar krahas SHBA cdo sfidë të sigurisë në rajon dhe në botë.
Shqiptarët janë një komb trim dhe armëdashës dhe tani u ka ardhur shansi për të dëshmuar se mund t’i bëhen krah SHBA-ve në ruajtjen e paqes së kërcënuar nga koalicioni ruso-serb në rajon, apo kërcenuesve të tjerë të ekstremizmave të ndryshëm, përfshirë edhe ata fetarë në botë.
Shumë të rinj shqiptarë të gjendur të papunë, të pashpresë dhe me pa mundësi për të siguruar jetësën e tyre dhe të familjeve të tyre me punë të ndershme, janë detyruar që për mbijetesë të zgjedhin rrugë të gabuara të përfshirjes në trafiqe për përftime të shpejta dhe të rrezikshme, apo edhe të rekrutohen si mercenarë në luftra ekstremiste që nuk u takojnë shqiptarëve.
Shqiptarët e rinj kanë rast për të treguar guximin dhe trimërinë e tyre, si dhe për të siguruar mirënqënjen e tyre dhe të familjeve, duke qënë ushtarë të vendit të tyre, ushtarë në NATO-s dhe koalicionit ushtarak Shqipëri-SHBA.
Shqiptarët mund të rivendosin autoritetin e tyre të lirisë, shtetit ligjor dhe begatisë në Ballkan dhe në Mesdhe për krah ushtrisë amerikane, duke i afruar Amerikës jo vetëm bazat detare, tokësore dhe ajrore si një partneritet strategjik, por edhe forcën njerëzore të kualifikuar dhe mirëmotivuar. Shqipëria duhet të ketë një ushtri shumë herë më të madhe dhe më të modernizuar që të jetë aleate e denjë e SHBA-ve.
Kjo do t’i shtonte nderin vendit të shqiponjave, si dhe do të kërcënonte cdo armik që është përpjekur të likujdojë shqiptarët gjatë shekullit të fundit.
Natyrisht, do të forconte demokracinë, do të shpetonte vendin nga krizat e përhershme dhe shkatrruese, nga korrupsioni, si dhe mungesa e legjitimitetit të qeverive që dallin prej zgjedhjeve të diskutueshme. Vendi ynë mund të shkurtonte kështu rrugën e anëtarësimit në BE.
Shqipëria për shkak të tranzicionit dhe përshtatjes me parametrat e NATO-s, demontoi armatimet e kohës së luftës së ftohtë duke filluar nga tanket, avionet luftarakë, anijet luftarake etj, duke lënë një boshllëk të madh në kapacitetet mbrojtëse të vendit. Aftësia blerëse e qeverive për armatime të reja ka qënë e vogël, duke e lënë Shqipërinë në pozita inferiore në krahasim me Greqinë dhe Serbinë, supër të armatosura.
Sido që duke qënë anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendi ynë është i garantuar nga pikëpamja e sigurisë, disproporcioni i madh në armatime me Greqinë dhe Serbinë e bën të pasigurtë të ardhmen.
Kur flasim për kërcënime, ato nuk kanë qënë dhe as nuk janë vetëm teorike, dhe rezultat i platformave të sigurisë, që zakonisht vendet hartojnë. Gjatë 30 vjetëve të fundit rajoni i Ballkanit është përfshirë në luftra shfarosëse si rezultat i politikave genocidiste serbe , të inkurajuara nga Moska, luftra të cilat kanë qënë të drejtuara si gjithmonë kundër shqiptarëve dhe tokave të tyre.
Ne e dimë se si u gjend Shqipëria në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999. E pafuqishme për t’iu kundërvënë pushtuesve të egër serbë në Kosovë ndërkohë që Milloshevici spastroi Kosovën me rreth 2 milionë shqiptarë etnikë dhe ekzekutoi më mijëra shqiptarë të tjerë të pambrojtur. Nëse nuk do të ishin SHBA-të, presidenti Klinton dhe NATO, kombi shqiptar do të shndërrohej një komb pa atdhe dhe refugjatë nëpër botë.
Këtë ndihmë jetike amerikane, shqiptarët nuk do të duhet ta harrojnë kurrë. Po kërcënmet ndaj shqiptarëve vijojnë. Serbia e mbeshtetur nga Rusia është e përfshirë në një garë armatimi, ndërsa ka ngritur një bazë ushtarake në Nish afër Prishtinës.
Presidenti serb Vucic, një ish zëdhënës i kasapit serb, nuk lë rast pa lavdruar Milloshevicin si dhe kërcënuar Kosovën për ndërhyrje në rajonin e Mitrovicës së veriut.
Greqia për fat të keq nuk clirohet nga mllefet antishqiptare. Ky vend edhe për shkak të konfiktit të përhershëm me Turqinë shpenzon cdo vit miliadra euro për fuqizimin ushtarak. Ndërkohë që zëra ektremistë dëgjohen edhe në nivele të ministrave. Deri para dy vjetësh ish ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Kamenos deklaronte në kufurin shqiptaro-grek se për kaq orë mund të pushtonte Shqipërinë, apo për kaq minuta Maqedoninë, duke mos marrë asnjëherë një përgjigje edekuate nga Tiranë. Pra siguria kombëtare është e kërcënuar dhe zgjerimi i marredhënjeve ushtarake Shqipëri –SHBA është një përgjigje e mirë, e përhershme dhe vizionare, përvec të tjerave, edhe ndaj vendeve skeptike ndaj Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kudo në botë SHBA dhe NATO kanë instaluar demokracinë dhe sigurinë dhe siguria prodhon liri dhe begati për të gjithë, pra edhe për kombin shqiptar në Ballkan dhe më gjërë.
Stërvitja “Defender Europe 21” me angazhimin e mbi 30 mijë trupave ushtarake të të gjitha llojeve, nga SHBA-të dhe 25 shteteve anëtare të NATO-s, i ka dhënë një shans të artë Shqipërisë të cilin duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të thelluar këtë maredhënje, bazuar edhe në një konsensus kombetar.
Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe e territorit të saj mes lindjes dhe perendimit, ka qënë shpesh një faktor vuajtesh pwrgjatw historisw prej antikitetit deri nw periudhwn e luftws sw ftohtw. Besoj se ka ardhur momenti që kjo poezitë gjeografike t’i kthehet në një favor jetëgjatë për të konsoliduar rrënjet tona perëndimore dhe rikthyer rolin parësor në rajon dhe më gjërë.