Gazeta Nacional Albania

SIGAL, 26 vite histori suksesi! Lideri i padiskutueshëm i sigurimeve

Prej vitit 1999, SIGAL ka qenë sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe inovacionit në tregun e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sot, kompania më e madhe e sigurimeve në vend shënon një moment të rëndësishëm – 26 vite suksesi, rritjeje dhe përkushtimi ndaj klientëve dhe partnerëve të saj.
Nga hapat e parë e deri më sot, SIGAL ka arritur të ndërtojë një rrjet të fuqishëm sigurimesh, duke ofruar mbrojtje dhe stabilitet për miliona qytetarë e biznese. Me një histori të pasur sfidash dhe arritjesh, kjo kompani ka qenë gjithmonë një hap përpara në përshtatjen me kohën dhe nevojat e tregut.
Në një mesazh të veçantë për të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët besnik të SIGAL, themeluesi dhe CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, ndan rrugëtimin e kompanisë dhe vizionin për të ardhmen.
“Përvjetoret janë momente të rëndësishme, pasi mbartin brenda vetes madhështinë e një historie suksesi. Kanë kaluar 26 vite nga dita kur SIGAL nisi këtë rrugëtim, duke u bërë sot një nga brandet më të njohura dhe të besuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregjet ndërkombëtare. Këto vite kanë qenë një udhëtim me sfida, përpjekje dhe arritje të mëdha, me një staf të përkushtuar, produkte inovative dhe një strategji që ka udhëhequr tregun e sigurimeve në rajon. Sot, SIGAL është më shumë se një kompani – është një urë e fortë bashkëpunimi me partnerët më të fuqishëm europianë dhe një shkollë për breza të tërë profesionistësh”, theksoi Ponari.
CEO i SIGAL, z.Ponari, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm:
“Sot unë ndihem krenar që SIGAL është një brand mjaft i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Mjaft i njohur në tregjet botërore dhe një nga kompanitë më të besuara. Partnerët tanë sot në Europë janë më të fuqishmit dhe së bashku me ta ne ndërtojmë një urë të rëndësishme, një kompani që ka vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare, e që është bërë një shkollë e madhe për të gjithë stafin e SIGAL, për të gjithë stafet e kompanive të tjera dhe për gjithçka të ndërtuar në industrinë e sigurimeve. Unë shpresoj që shumë shpejt do të marrë vlera edhe më të mëdha”, tha z. Ponari
Ai uroi të gjithë stafin e kompanisë lider në tregun e sigurimeve në tre shtetet, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, si dhe bashkëpunëtorët ndër vite e klientët për besimin.
“Urime stafit të SIGAL! Urime të gjithë atyre që na kanë shoqëruar këto vite që janë më të rëndësishmet për ne, të gjithë klientët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut! Sepse së bashku ne vazhdojmë të krijojmë atë që kemi nisur 26 vite më parë. Gëzuar të gjithëve!”
Me mbi 300 zyra dhe një rrjet prej mbi 2000 punonjësish, SIGAL vazhdon të jetë lider në sektorin e sigurimeve, duke sjellë vazhdimisht inovacione dhe shërbime të përshtatura për nevojat e klientëve.
Për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi – punonjësit, partnerët dhe klientët – kjo ditë është një moment për të festuar suksesin dhe për të parë drejt të ardhmes me ambicie edhe më të mëdha.
E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
Sot, SIGAL është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohet me standarte tërësisht evropiane.
Me më shumë se 500 milionë euro dëme të paguara në 26 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL.
Ndaj dhe sot, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Nëse ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni:
Web: www.sigal.com.al
Ose shkruani në:
Whatsapp: 068 60 62 829