Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet. SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, kompani me përvojë 200-vjeçare, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.
Në 22 vite SIGAL UNIQA ka paguar 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.
Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive, të dhjetëra biznesve, të kompensimit financiar të mijëra të sëmurëve.
Një rast konkret është edhe ai i biznesit të shtetasit Jorgo Prifti.
“E nis ditën e punës duke menduar se gjithçka është në rregull, por në pak sekonda rrezikon që mundi i gjithë jetës tënde të shkojë dëm. Kështu ndodhi edhe me restorantin tim.
Një ditë të nxehte gushti, teksa restoranti ishte në punë e sipër, një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike për pak rrezikoi të gjithë biznesin.
Shyqyr Zotit, biznesi ishte i siguruar pranë SIGAL UNIQA, kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri. Dhe shuma e siguracionit ishte me të vërtetë e papërfillshme në krahasim me vlerën që ka biznesi im; vetëm 300 euro.
Pas zjarrit bëra një kërkesë për dëmshpërblim pranë SIGAL dhe në një kohë shumë të shpejtë përfitova një dëmshpërblim prej 30 mijë Eurosh.
Kjo më ndihmoi të riktheja biznesin tim në gjendjen e mëparshme, ndërsa aktiviteti vijon normalisht edhe sot e kësaj dite.
Unë dua ti bëj thirrje kolegëve të mi biznesmenë, por jo vetëm, që të mos e lenë mundin dhe djersën e tyre në mëshirë të fatit”, u shpreh Prifti.
Ndërkohë ne biseduam edhe me drejtoreshën e degës nr.2 të SIGAL UNIQA Group Austria në qytetin e Durrësit, zonjën Marsela Resulaj.
“Qarku i Durrësit ishte ndër më të goditurit nga tërmetet e vitit 2019 duke lënë pas banesa të dëmtuara por edhe humbje jetësh.
Ngjarje të tilla por edhe përgjigja në kohë e SIGAL UNIQA Group Austria duke paguar në kohë të gjitha dëmet, rritën interesimin e qytetarëve për Sigurimin e Pronës, edhe pse shifrat nuk janë aty ku duhet, duke patur parasysh se sa aktivitet sizmik ka Shqipëria.
Një rast konkret është edhe ai i z.Jorgo Prifti, i cili siguroi biznesin e tij pranë kompanisë sonë.
Zjarri i dëmtoi një pjesë të restorantit që ai menaxhon por falë sigurimit në SIGAL UNIQA ai u dëmshpërblye në një kohë shumë të shpejtë dhe konform rregullave dhe ligjeve në fuqi.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri, ndodhet në qytetin e Durrësit me dy degë, të cilat janë 24 orë në shërbim të klientëve.
Ne nxisim qytetarët të blejnë Sigurimet e Pronës për të shmangur çdo ngjarje të papritur që mund të rrënojë gjendjen e tyre ekonomike në pak sekonda”, u shpreh znj.Resulaj.
Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ne jemi krenarë që na besojnë më shumë se 1 milion klientë dhe që shifrat tona janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë shërbejnë 42 produktet tona në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
SIGAL UNIQA, prej më shumë se 22 vitesh, me punën saj, kërkon të frymëzojë, të sjellë vlera dhe risi për klientët e saj dhe jo vetëm produkte.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë sonë përballë klientëve.
SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU…
Kronika e plotë: https://youtu.be/CqtOxJ88sUs (Ky është vendi ky duhet vendosur video. Por kujdes! Jo thjesht si link)