Gazeta Nacional Albania

SIGAL sjell në Pogradecin e Lasgushit klasikët e muzikës

Orkestra e Harqeve Sigal improvizoi në sheshin “Odeon” të qytetit të Pogradecit një koncert shumëngjyrësh me pjesëza të shkëputura nga kollosët botërorë të muzikës klasike si: “Suita” e Bah, “Zërat pranveror” të Shtraus, “Serenata” e Moxart dhe nga kompozitori i periudhës romantike Shubert.

Nën dirigjimin e mjeshtrit Ermir Dizdari Orkestra SIGAL mblodhi rreth vetes qindra qytetarë dhe turistë në qytetin liqenor.

Që prej vitit 2009, Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA ka shërbyer për promovimin e shumë artistëve të rinj dhe të afirmuar në fushën e letërsisë, muzikës dhe arteve pamore.

Në Klubin e Artit janë zhvilluar dhjetëra aktivitete kulturore ndër të cilat ekspozita pikture, mbrëmje muzikore, portrete artistësh, promovime librash dhe seminare me tematika të ndryshme.

Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL UNIQA është një vend që mbledh artet në një dhe ju jep mundësinë e kalimit të orëve sa çlodhëse aq edhe informuese mbi veprat e njohura të artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Që prej vitit 2013, pjesë e Klubit të Artit është Orkestra e Harqeve e përbërë nga 15 instrumentistë profesionistë, e dirigjuar nga Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari.

Kompania lider e sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, i ka dhënë një rëndësi të veçantë edhe përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve me një sërë aktivitetesh që synojnë përmirësimin e jetës së tyre, por edhe pasurimin e anës mendore dhe shpirtërore.

Ne besojmë fort se muzika rikthen shpresën dhe shëron shpirtrat e plagosur, ndaj pas Pogradecit Orkestra e Harqeve SIGAL do ndalet edhe në qytete të tjera…