Gazeta Nacional Albania

SIGAL UNIQA: JA SI TË KUROHENI JASHTË SHQIPËRISË NËSE SËMURENI RËNDË

JA SI TË KUROHENI JASHTË SHQIPËRISË NËSE SËMURENI RËNDË

 

 

Në një kohë kur po përballemi me shifrat e frikshme të infektimeve nga COVID 19, duket se pandemia e vetme nuk është vetëm ajo e koronavirusit por edhe sëmundjet serioze, kryesisht ato tumoriale.

 

Të dhënat tregojnë se 1 në 5 qytetarë shqiptarë diagnostikohet me sëmundje serioze përpara se të arrijë moshën 65 vjeç.

Rreth 5500 raste me sëmundje tumorale diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë, ku më i përhapuri rezulton të jetë kanceri i mushkërive kryesisht tek meshkujt i ndjekur nga tumori i gjirit tek femrat.

 

Problemi më i madh i këtyre sëmundjeve mbetet barra financiare që rëndon familjet shqiptare për tu kuruar si dhe gjetja e mjekëve dhe spitaleve të specializuar për këto sëmundje.

 

Duket se besimi i qytetarëve shqiptarë tek spitalet në vend është ulur, sepse numri i atyre që shkojnë në spitalet e europës apo të botës për tu kuruar është gjithmonë në rritje.

 

Nga të dhënat e kompanive të sigurimit që ofrojnë sigurimin e shëndetit privat për qytetarët, rezulton se çdo ditë 4-5 qytetarë u drejtohen kompanive për të kërkuar mbulim të shpenzimeve, për shkak të diagnostikimit me sëmundje të rëndë.

 

Teksa një pjesë e kompanive u mbulojnë qytetarëve shpenzimet për tu kuruar nga këto sëmundje në spitalet në Shqipëri, kompania Sigal Uniqa Group Austria duket se është e vetmja kompani e cila ofron sigurim dhe mbulim të shpenzimeve për tu kuruar nga sëmundjet e rënda në çdo spital të botës.

 

Sigurimi për sëmundjet e rënda që ofron Sigal Uniqa mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro në vit dhe i mundëson të siguruarit që të marrë një opinion të dytë për sëmundjen nga mjekët jashtë Shqipërisë si dhe të kurohet në spitalin që ai e zgjedh vetë në Europë apo kudo në botë.

Ky sigurim mbulon edhe shpenzimet për biletën e avionit dhe akomodimin në hotel për një familjar që shoqëron të sëmurin.