“SIGAL UNIQA”, pjesë e Piramidës së Tiranës/ Ponari: Lokacioni më i ri i inovacionit në sigurime dhe edukimit financiar
“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.
Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompania ka fituar besimin e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut jo vetëm për shërbimin profesional ndaj klientit, mbi 500 milionë euro dëme të paguara por edhe për inovacionin që ka sjellë vazhdimisht.
Dhe një kompani Sigurimi kaq novatore, që ecën me hapat e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të mos ishte pjesë e ndërtesës më novatore në Tiranë.
Falë bashkëpunimit me Fondin Amerikan të Zhvillimit, një partner i hershëm dhe shumë i rëndësishëm i SIGAL UNIQA, dhe Bashkisë së Tiranës, një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka tashmë pjesë të mozaikut të saj të mirëideuar edhe kompaninë më të madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”.
Themeluesi dhe CEO-s i kompanisë, Avni Ponari, teksa foli mbi rëndësinë që kanë sigurimet në përditshmërinë e gjithësecilit prej nesh, u shpreh se, zyra e “SIGAL UNIQA” pranë Piramidës së Tiranës nuk do të jetë thjesht një zyrë ku klientët aktualë dhe të rinj do të marrin shërbime sipas standarteve evropiane por edhe një qendër inovacioni, rekreativiteti dhe auditor leksionesh mbi sigurimet dhe edukimin financiar në përgjithësi.
“Është traditë e SIGAL-it që të jetë gjithmonë pranë gjërave të reja, pranë inovacioneve, pranë zhvillimeve dhe teknologjive. Zhvendosja e një zyre këtu në Qendër të Teknologjisë, mund ta quaj, të Tiranës, afër Piramidës, është një risi për ne sepse me këtë ne përmbushim një detyrim që kemi ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë.
Këtu do të bëhen trajnime të fushave të ndryshme, aq më tepër trajnime për të rinjtë që duan të njohin botën e sigurimeve, një nga më të rëndësishmet në botën e qytetëruar. Për të qenë afër me ne dhe të jenë të punësuarit tanë.
Por nga ana tjetër, ne kërkojmë që, në kuadër të dixhitalizimit dhe futjes së teknologjive të reja, ne t’ju shërbejmë klientëve edhe në pagesën e dëmeve në distancë”, u shpreh ndër të tjera Ponari.
SIGAL UNIQA, 25 VJET LIDER NË TREGUN E SIGURIMEVE
E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit të duhur dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ushtron aktivitetin e saj sipas standarteve tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite kanë bërë që mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
Whatsapp: 068 60 62 829