Gazeta Nacional Albania

SIMBOLIKA IDENTITARENDËR AUTORË SHQIPTARË TË KOSOVËS TË BREZIT ‘68 – Ardian Marashi


Ardian Marashi

SIMBOLIKA IDENTITARE

NDËR AUTORË SHQIPTARË TË KOSOVËS TË BREZIT ‘68

Parashtrimi

Në historinë e afërt të Europës viti 1968 regjistron lëvizjet e para masive të pasluftës, me çka shënohet ndërrimi i brezave: brezi i ri, që nuk jeton me idealet e dikurshme të Luftës, impono-het duke ia hapur vetes rrugën me forcë dhe duke shtruar para shoqërisë kërkesa të reja: emancipim shoqëror e politik, barazi burrë-grua, heqje e dënimit me vdekje, dekolonializim.

Për shqiptarët e Kosovës ky vit shënon gjithashtu ndërrimin e brezave. Afirmohet një brez i ri, i cili nuk pajtohet me brezin e Luftës për probleme themelore: ideali komunist dhe internacio-nalist i brezit që bëri Luftën, humbet terren përpara një ideali tjetër, idealit kombëtar dhe vetë-vendosjes, i cili shtrohet me forcë. E veçanta e Kosovës për sa i përket këtij ndërrimi brezash të 1968-ës është se brezi i vjetër i bashkohet përgjithësisht brezit të ri, e kjo bën që “konflikti i brezave” të kapërcehet, së paku në vështrim të çështjes kombëtare, e cila projektohet si preo-kupimi madhor i mbarë popullsisë shqiptare të Kosovës. Nëse demonstratat e rinisë shqiptare të Kosovës duhen përfshirë, po kështu, në kuadrin global të lëvizjes dekolonializuese, kjo është një çështje për të cilën historianëve u takon ta thonë fjalën e fundit.

Pikërisht në kuadrin e çështjes kombëtare të rishtruar me forcë nga lëvizjet studentore të vitit 1968, shkrimtarët dhe poetët njëzet e tridhjetëvjeçarë të këtij brezi bëhen përçuesit e zgjedhur të aspiratave mbarëpopullore. Në poezinë e tyre, poetët artikulojnë një simbolikë të qartë kombëtariste, të thuash në frymën e Rilindasve, meqenëse edhe momenti historik për Kosovën i këtillë ishte: si dikur në fund të shekullit XIX, shqiptarëve të Kosovës u duhej sërish të dëshmonin identitetin e tyre kombëtar përballë dhunës asimiluese serbe.

Artikulimi

Simbolika identitare artikulohet në disa drejtime themelore, të cilat shprehin qenësinë e patjetërsueshme të etnisë shqiptare: 1) në simbolikë të rrënjosjes, për të shprehur autoktoninë e popullsisë shqiptare të Kosovës; 2) në afirmimin e simboleve kombëtare, për të shprehur përkatësinë kombëtare; 3) në afirmimin e heronjve kulturorë kombëtarë, si shprehja më e plotë e dinjitetit të kombit; 4) në begatinë e referencave kulturore, për të shprehur përkatësinë në një kulturë të dallueshme nga kultura asimiluese; 5) në simbolet etno-psiqike, për të dëshmuar dallimin në rrafsh të trashëgimisë shpirtërore; 6) në konstituimin historik dhe politik, për të vërtetuar se shqiptarët kanë një histori të përbashkët e për rrjedhojë një të ardhme politike që u përket vetëm atyre ta vendosin; 7) në qenësinë territoriale, për të përcaktuar hapësirën vitale shqiptare në gjeopolitikën ballkanike; 8) në simbolikën e qëndresës, për të afirmuar vullnetin e gjithmonshëm për liri; 9) së fundi, në identifikimin e kundër-simbolikës shqiptare, e cila denoncon politikat asimiluese dhe pushtetin e dhunës.

Metoda

Në qasjen e mëposhtme propozojmë të shohim, në kornizat e një tabele, se si realizohet konkretisht shprehja e simbolikës identitare në dy vepra të dy autorëve përfaqësues të brezit 1968, gjegjësisht Azem Shkrelidhe Agim Vinca2. Autorët, ashtu si edhe veprat e tyre, janë përzgjedhur pa kurrfarë paramendimi, thjesht në funksion të studimit të dukurisë dhe të faktit

Azem Shkreli: Dhembja e pikës (zgjedhur e përgatitur nga Ali Podrimja), Albas, Tiranë-Tetovë 2002.

Agim Vinca: Psalmet e rrënjës, Brezi 9, Tetovë 2007.

se tekstet e tyre poetike sjellin jehonën e dy momenteve kyç të historisë së re të Kosovës: poezia e Shkrelit sjell ndjeshmërinë e pasdemonstratave të vitit 1968, kurse ajo e Vincës ndjeshmërinë e pasluftës së vitit 1999.

Duhet vërejtur, veç, se vëllimi i Shkrelit përmban poezi të zgjedhura dhe është më i distancuar nga rrethanat; kurse vëllimi i Vincës përmban poezitë e radhës, shumë prej të cilave të shkruara gjatë luftës.

Tabela propozon pesë kolona: e para veçon tipin e simbolikës së përdorur; e dyta inventarizon fjalët e fushës semantike ku funksionon simboli; e treta sintetizon fushën semantike në nyje kuptimore thelbësore; e katërta shqyrton mënyrën si përforcohet simboli në nivel ideo-estetik; e pesta paraqet rezultatin e pritur nga përdorimi i simbolikës përkatëse, ose materializimin e mesazhit të autorit.

Kolona e dytë dhe e katërt përmbajnë përkatësisht elementet leksikore të vjela nga veprat dhe vargje ilustruese: me germë të rregullt janë shënuar vjeljet nga Shkreli, kurse me kursive ato nga Vinca. Për të dy volumet të cilëve u referohemi, vjelja e elementeve leksikore është bërë e plotë, pra janë inventarizuar pa përjashtim të gjitha rastet e përdorimit të fjalëve për fushë të njëjtë semantike. Veçimi i tyre në një tabelë inventarizuese jashtë kontekstit të poezisë, lejon deshifrimin e simbolikave të drejtpërdrejta të tekstit, si dhe evidentimin e sigurtë të mesazhit që synon të përcillet. Në anë tjetër, një vështrim analitik i tabelës mundëson përgjithësime në rrafshin hermeneutik, po aq sa edhe një qasje serioze problematikave estetike që lidhen me artin e angazhuar.

Argumentimi

Le të shohim konkretisht çfarë informacioni përftohet nga vjelja e dy teksteve dhe çfarë na sugjeron ky informacion.

Ajo që tërheq më së pari vëmendjen në këtë tabelë, lidhet me shumëllojshmërinëe simbolikës identitare të përdorur (kolona e parë), si dhe me gjerësinë e fushave semantike ku shtjellen simbolikat e veçanta (kolona e dytë). Në kolonën e dytë shpërfaqet pothuaj çdo aspekt i shprehjes identitare të kombësisë, që nga metafizika e rrënjëve deri te problematikat historike, duke u mëshuar të veçantave: referentëve kulturorë, emërvendeve dhe simboleve kombëtare. Është e kuptueshme se një mënyrë e tillë procedimi e autorëve e lidh poezinë me rrethanat, duke bërë që ajo të shkruhet për dikë dhe kundër dikujt. A është kjo mënyra më e volitshme e të shkruarit? Sigurisht, kjo është mënyra e kërkuar nga autorët dhe ne nuk kemi arsye ta gjykojmë zgjedhjen e tyre. E rëndësishme është të vlerësojmë nëse kjo zgjedhje arrin ta realizojë vetveten estetikisht,domethënë nëse pikënisja poetike përputhet me prodhimin fundor të materializuar në tekst dhe me rezultatin e dëshiruar nga autorët.

Vlerësimi

Për të qenë i paanshëm dhe sadopak objektiv, vlerësimi nuk synon të analizojë veprën si objekt në vetvete dhe as mbështetet në një krahasim diskriminues me çfarë është arritur më e mirë në poezinë shqipe a botërore. Vlerësimi merr për bazë destinimin e dyfishtë të veprës letrare, faktin sa kjo vepër përmbush aspiratën e autorit nga njëra anë dhe pritjen e lexuesit nga ana tjetër. Nga ky pikëvështrim, të dy vëllimet e shqyrtuar ia kanë arritur qëllimit: poetët kanë arsye të jenë ndier të përmbushur në qëllimin e tyre si misionarë të çështjes kombëtare, teksa lexuesi gjithashtu e gjen veten të interesuar në mënyrë sistematike nga shënjuesit e tekstit poetik. Një kësi vlerësimi imponohet nëse mbetemi në përcaktimin fillestar se kemi të bëjmë me një “poezi rrethanash”, të shkruar në kushte të atilla që e bëjnë të natyrshëm ligjërimin e qëllimshëm. Mbetet të saktësojmë se në poezinë e Shkrelit qëllimi shërben veç si pikënisje për të na e shtruar sofrën poetike me gjithë të mirat, ndërsa tek Vinca sofra poetike shërben si pretekst për ta na e servirur qëllimin me të gjitha varietetet e mundshme.3

 

I

simbolika 

II

fusha semantike

III

nyjet kuptimore

IV

përcjellja estetike

V

rezultati / mesazhi

1)

Simbolika e rrënjosjes

guri, kulla, kështjellë, mur, muranë, rrasë, shkëmb, shkrepat, currat || mal, malësor, Malësi || asht, vorret, të vdekurit, etërit, fisi, vendlindja, toka, trolli || buka, dej, damarë || bimë, mbjell, farë

rrënjë, mbjell, bimë || tokë, vendlindje, fis, mëmëdhe, vatan, varrezat e vendlindjes, fshati im, buzëdrinas || buka, sofra, djepat

rëndesë

rrënjë

përtëritje

“Atdheu është dheu i birit, i atit e i shpirtit shenjt”

“Në mishin tonë për krimb, atdheu është ashti”

“koha ime e gurit”

“Dikush na gjeti në palë të një balade të moçme”

Kosova është atdheu i moçëm e i përjetshëm, atdhe i patjetërsueshëm e i pazëvendësueshëm: Kosova është rrënjë, limfë e jetës.

2)

Simbolet kombëtare

flamuri, kuqeziu, kuqezi, shqipe, shpendi ynë, zogu ynë, zog i zi, shpendët e malit || gjuha, arbërishtja || shqiptarizmi, arma || gjaku, kuq, zjarri, prushi, vetima

flamuri i kuq, flamuri shqiptar, skuq, shqiponjë || “shkrolat shqipe”, shqipja, shqip, shqipëroj

flamur

gjuhë

armë

liri

“e kuqja e gjakut | lulet e gjakut | lulëkuqe të gjakut | buka e kuqe | fjalë t’kuqe si gjaku | t’idhëtat e gjakut | ujëvarat e gjakut | gjaku i penës” Kosova është rrënja, Shqipëria trupi; ato nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën, kanë të njëjtit simbole dhe një emë-rues të përbashkët: shqiptarizmin.
3)

Heronjtë kulturorë

Ilirët, Buzuku, Migjeni, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Anton Pashku, Esad Mekuli, Martin Camaj, Naim Frashëri (aktori), Tahir Ibra, Tafë Toska, Sak Selmani, Dasho Shpendi, Pren Pali

De Rada / plaku i Makit, Naimi, Fishta, Faik Konica, Çajupi / Andon Zakoja, Fan Noli, Lasgush Poradeci, Aleksandër Moisiu, Dervish Temo, Dervish Hima, Thoma Kaçorri, baca Esat (Mekuli), Dritëro Agolli / poeti i tokës / poeti i Devollit, Jusuf Gërvalla, Ndoc Gjetja, Agim Spahiu, Azemi (Shkreli), Dini (Mehmeti), Ali Podrimja, Kadare, Mihal Hanxhari || Rexhep Elmazi, Mirko Gashi, Beqir Musliu, Fahredin Gunga, Latif Berisha, Ymer Elshani || Ismet Toto, Qemal Draçini, Viktor Harra, Havzi Nela, Fazli Greiçevci, Vilsoni e Genci

poeti

(poeti tribun / poeti hero)

njeriu i popullit

Përcjellja estetike e simbolikës realizohet në dy rrugë:

a) kushtimi i poezisë një heroi kulturor të caktuar;

b) vendosja e heronjve kulturo-rë në një kontekst ku nevojitet autoriteti i tyre.

Bota shqiptare ka të njëjtit heronj kulturorë:

a) Ilirët, që qëndrojnë në rrënjë të etnosit;

b) Autorët e vjetër, që shënojnë hyrjen e shqiptarëve në historinë moderne;

c) Rilindasit dhe shkri-mtarët e mëvonshëm, që farkëtuan identitetin modern të shqiptarëve.