Gazeta Nacional Albania

Skender SHERIFI, Bruksel: ALAIN DELON – NË KËRKIMIN E FËMIJËRISË TIME TË HUMBUR !

ALAIN DELON OSE BUKURIA VRASTARE ALAIN DELON : NË KËRKIMIN E FËMIJËRISË TIME TË HUMBUR !
Të nderuarit miq dhe mikesha !
Pas Jean-Paul Belmondos, na iku para pak ditësh për në botën tjetër edhe Ylli i fundit mashkullor i kinematografisë franceze, me rrezatim planetarë, zoti Alain Delon, dhe ky lajm nuk mund të na lere indiferent, sepse na kanë përcjellur gjatë gjithë jetës tonë, filmat e tij, personaliteti i tij, shikimi i tij, fytyra e tij, energjia dhe jehona e tij … pra, na ka lënë ai Njeri aq i posaçëm, një vulë, një gjurmë, një kujtesë dikund në shpirtin tonë. E kemi të gjithë deshëm apo nuk deshëm, një copëz të Alain Delonit brenda vetës. E pse, qysh, me çka ?
Unë, e kualifioka me qëllim aktorin gjigant francez, me këtë titull dhe nëntilull të këtij shkrimi, sepse mendoj që i korrespondojnë përfekt, ngaqë, janë pikërisht ato dy elemente, të cilat mund ta rezumojnë karrierën dhe jetën e tij. Si paradoks i gjallë, me atë sindromin evident të Marylin Monroes (= ma keni vjedhur, fëlliqur dhe sabotuar Fëmijërinë time, dhe tani keni për ta paguar, duke më dashur, m’admiruar, m’idolatruar deri në pikën e fundit, edhe pse etja e ime për dashuri është e pashërueshme, një oqean i pafund, edhe pse e dimë që më në fund, do jam i dënuar nga vet Jeta jonë, për ta përjetuar një vetmi absolute, duke i shpalosur kujtimet e mia të kaluara, si një album i shenjtë fotografik ! ) Pra, ka diçka prustiane ( Marcel Proust ) tek Alain Deloni, por gjithashtu edhe celiniane ( Louis-Ferdinand Celine ). Por më në fund : « na ishte një herë BUKURIA … e çfarë bukurie, o Zot ? » si në filmin sublim të Viskontit adaptuar nga libri i Thomas Mann : « Vdekja në Venedik » me muzikën apokaliptike të Gustav Mahlerit … ku në një moment thotë Personazhi kryesorë : « ai që i lëshon sytë mbi bukurinë, i ka lëshuar edhe mbi vdekjen ! » Po, po, të nderuar Lexues, është ai magnetizmi magjik, misterioz, enigmatik, i papërshkrueshëm, i cili në një moment të caktuar mund të pushton çdokënd prej nesh. Nëse vjen pyetja përfundimtare për t’i thënë të interesuarit : « o zotëri Delon, po si mund ta përshkruajsh ti vet jetën tënde me një formulë ? çka ke mësuar nga kjo jetë ? cili mund të jetë këshilli, apo pleqëria e juaj për né ? »
– Së pari kam luajtur në maksimumin e mundshëm me bukurinë time, e cila ishte kapitali im dhe e kam shfrytëzuar pa limit.
– Dhe së dyti, kam qenë gjithmonë në kërkesën e fëmijërisë time të humbur, të frakturuar, të plagosur shpirtërisht, dhe nuk kam mujtur kurrë për ta shëruar siç duhet atë dhimbje, atë mungesë permanente, atë vakuum egzistencial. Kam startuar me karta katastrofike në jetë !
Prandaj, kam jetuar gjithë jetën, në thelb, në esencë, mjaft i vetmuar në botën time dhe me kodet e mia, i rrethuar me 50 qenë të racës policore, deri te ky i fundit, miku im besnik Lubo, të cilin mund ta eutanazioni pas meje, pasi që kam kërkuar me testament, që të varrosemi tek parku gjigant i Shtëpisë ime në Douchy, në atë kishëzen e vogël, të cilën e kam pas ndërtuar me kohë, pikërisht për atë qëllim, ngaqë dëshiroj për të pushuar bashkë me qentë e mi. Pavarësisht depresionit kronik, i cili ja ka lënë një ngjyrë tragjike jetës time, jam krenar për gjithë çka kam bërë dhe e shtyra deri në këtë moshë 88 vjeçare me rreth 90 filma si referencë, 8 deri në 10 prej të cilëve mund ta kapërcejnë kohën, sepse mund të konsiderohen si vepra 100 % përqind artistike, të cilat e nderojnë pa dyshim artin e shtatë.
Janë edhe ato 3 femrat ikonike që e kanë dashur tmerrësisht, e pa rezervë Deloni, dhe të cilat i ka si shtylla permanente, mbi të cilat është ndërtuar si Njeri së pari, dhe si aktor së dyti, edhe pse, kanë qenë më tepër në shërbimin e tij, duke u përgjigjur fantazmave dhe kërkesave të tij, nganjëherë të tepruara, mos edhe tiranike, kështu që e kanë duruar aq sa kanë mundur, deri kur janë dorëzuar … Me një egocentrik të tillë, kuptohet që nuk është lehtë !
p. 2
Po flasim për Romy Schneider, e bukura Përandoreshë « Sisi », dashuria e tij e parë e rinisë, ajo që nuk mund të harrohet kurrë, ngaqë e ruan një parfum poetik idilik, por edhe dështimi tragjik i asaj marrëdhënie, për shumë arsye, të cilat e dojnë gati një libër për ta sqaruar. Pastaj vjen Nathalie Delon, pak a shumë gati alter-egoja e tij, po me atë lloj karakteri pa koncesion, dhe më në fund, ndoshta ajo, e cila ju ka përshtatur pak më tepër stilit dhe mbrendësisë së tij, sepse kanë qenë të ndërtuar në një brumë. Pra, Natalia është Deloni në model femre, kopja e tij, motra shpirtërore, porse kur nuk i pëlqen një gjë, kur diçka e irriton, shpërthen dhe eksplodon keq, si vet Deloni, ngaqë është e pa përmbajtur dhe në idealin e saj, ëndrron për diçka absolute 100 % përqind të pastër dhe pa rrena, çka në jetën normale nuk ndodh kurrë … Dhe më në fund, vjen zonja Mireille Darc, edhe ajo, aktore, e cila e ka pasur, por në një mënyrë krejt natyrshëm, atë psikologji te infirmierës, të nënës, të motrës së madhe, e cila të këshillon për mirë dhe kujdeset në maksimum për ty, dhe paralelisht edhe të dashnorës, që rrinë në vendin të cilin ja kanë atribuuar. Bile, kur ndërroj jetë nga sëmundja, pat deklaruar Alain Deloni, që jeta e tij pa Mirelën, nuk ka tani asnjë vlerë për të, dhe që mundet me u zhdukur prej kësaj bote që nesër, pa asnjë pendim.
Mirëpo, me këtë aktorë ekspecional, komplet jashtë normave, duhet për t’u nisur nga fillimi.
Alain Delon-i, lind në vitin 1935 në Francë, duke e pasur për babë, zotin Fabien Delon, i cili ka vdekur në vitin 1977, pasi ka punuar si drejtor të një salle filmi në Bourg-la-Reine, kurse nëna e tij quhej Edith Arnold ( ka vdekur në moshën 84 vjeçare në vitin 1995 ) dhe punonte si nënpunëse në një farmaci … pra, aktori ynë, vjen nga një familje, e borxhezisë së mesëme provinciale franceze. Tani, duhet për ta imagjinuar siç duhet jetën e këtij djaloshi dhe me e pyetur vetën : po çka do kishim bërë neve dhe sesi do kishim reaguar në atë rast, dhe si do kishte qenë fati jonë në të ardhmën ? Ngaqë, nuk janë hajgare banale kafesh këto punë !
Në vitin 1939, kur Alain Delon është 4 vjeçarë, do ndahen keq Prindërit e tij, dhe në një mënyrë krejt egoiste dhe të papërgjegjshme fare, që mos ta kemi këtë Fëmijë ndër këmbë, do e fusin në një familje adoptive mikëpritëse, por që nuk është familja e tij, pra janë njerëz komplet të huaj për të. Kështu, që kjo ngjarje ekstreme krijon një thyerje shpirtërore dhe emocionale të madhe dhe të pariparueshme tek Alain Delon, të cilën nuk mund ta shlyen kurrë, dhe do e përcjell gjer në frymëmarrjen e fundit të jetës së tij. Kjo frakturë fëminore, do e dikton më vonë gjithë karakterin dhe sjelljen e tij në jetë … por aty, do futen pastaj në shtesë disa elemente të tjerë. Bile në një intervistë televizive të bukur me Bernard Pivot, në pyetjen e fundit kur e pyet Pivot-ja : më në fund çka do kishe dëshirë për me të thënë ty personalisht Zoti ? – Dhe përgjigjet : « do kisha dëshirë të më thotë, eja tani, se më në fund, ja ku i ke prindërit e tu, të dy së bashku dhe në harmoni ! » dhe me mënyrën emocionale sesi e tha, më shpëtuan disa lotë ! Ja pra, fjala, dhimbja shpirtërore e një plaku mbi 80 vjeçarë, që e ka famën dhe karrierën eksepcionale të Alain Delonit … por që nuk mund ta shlyejnë as oskaret, as cezaret, as sukseset, as milionat, as vilat, as makinat, as ari apo diamanti !
Babai i tij adoptiv është guardian burgi në Fresne. Si fëmijë, do luanë përditë në ato terrenet afër burgut, dhe do kalon kohën disa herë dhe me vizitorët e jashtëm që vijnë për t’i pa, herë pas here, të burgosurit e tyre. Ky është universi i fëmijërisë të Alain Delonit : i rritur me dy prindër të huaj, dhe duke bredhur nëpër rrugë, terrene, oborre, kopshte afër një ndër burgjet më gjigante të Francës që janë ( Fresnes dhe Fleury Mérogjis ). Dikur e çojnë prindërit adoptiv në shkolla katolike, por nga sjelljet e tij të pa disiplinuara, do e përjashtojnë 6 shkolla.
Prindërit adoptiv do lodhen me të dhe do i ankohën nënës së tij Edith, duke i thënë, nuk po dimë se çka me bërë me këtë laper të luajtur mendsh, a po na heq qafe ? Ajo zonjë, duke qenë e rimartuar tani për së dyti, me zotin Paul Boulogne, një tregarë mishi në kasaphane,
p. 3
i cili blen dhe shet mishëra dhe salame të ndryshme, donë për ta ruajtur me çdo kusht qetësinë e saj me bashkëshortin e ri, pa e pasur në ngarkim atë Fëmijë të cilin e ka hedhur gati mjedis rruge kur ishte 4 vjeçarë. Por, megjithatë, e kapë një fajësim kristian dhe e lutë burrin e saj Paul, për t’ia gjetur një shkollë profesionale, një punë dhe një banesë ? Dhe ky çuditërisht, i përgjigjet pozitivisht, do e pranon në shtëpinë e tij, duke ja lëshuar një dhomë dhe do e punëson në tregëtinë e tij të mishërave, ku i ka 16 Persona të cilët punojnë për të. Fillimisht, Alain Deloni disiplinohet një minimum, shkon në shkollë dhe e merr një diplomë teknike për kasap i specializuar dhe punon rregullisht tek Burri i dytë i nënës së tij Edith. Por shumë shpejt do merzitet, e kupton që ky zanatë nuk mund ta përmbush gjithë jetën dhe ardhmërinë e tij, edhe pse nuk e dinë aspak natyrisht në atë moshë tepër të ré, se çka dëshiron në realitet për të bërë ? – Çka do, por, kasap gjithë jetën : jo se jo !
Si adoleshent krej i ri, e luan një rol tek Babai e një miku të tij Olivier Bourguignon, në një metrazh të shkurtër. Pastaj, siç vepronte dikur Artur Remboja, tenton për të ikur me një auto-stop dhe disa mashtrime të ndryshme, mendja e tij, për LAMERIKA, si albanezët e dalur nga Gulagu nën qiell të hapur i Enver Hoxhës, ëndrron përtë shkuar me jetuar në Chicago, të Amerikës, me plaçkitur ndonjë Bankë me Al Caponen, por do e ndalë Policia në Bordeau. Pra, do bredh këndej e andej, do flen ku të mundet nëpër shokë dhe shoqe, do vjedh, do trafikon, do mbijeton mbarë dhe mprapshtë, dhe dikur në moshën super të ré 17 vjeçare, sa për ta shijuar aventurën e vërtetë, si të ishte ajo punë një rol në një film, një sfidë me vetveten : « ta provoj se deri ku mund të shkoj dhe se çka do më sjell ajo eksperiencë ? » shkon për t’u angazhuar në ushtri, në shërbimin ushtarak të Marinës Kombëtare. Mirëpo, duke mos e pasur akoma moshën e duhur madhore 18 vjeç për të pranuar ushtria, Prindërit e tij e firmosin një dokument, duke e dhënë pëlqimin e tyre. Porse, në vitin 1953 duke e vazdhuar formimin e tij ushtarak, do shkon Alain Deloni për t’i vjedhur disa materiale ushtarake, instrumente radiofonike për komunikim, kështu që Marina Kombëtare do i thotë : ose për t’u larguar definitivisht prej ushtrie, ( hup dhe del përjashta me një sqelm në byth ) ose si dënim moral, për ta vazhduar edhe 5 vite suplementare, eksperiencën tënde me Marinën Nacionale ? Dhe ashtu, do e dërgojnë në Indokinë, ku zhvillohet nëpër xungla, një luftë tepër e egër dhe e pamëshirshme, siç e keni pa ju vet në të gjithë filmat amerikanë mbi Vietnamin. Pastaj, do e arrestonë ushtria në Indokinë, sepse zoti Delon, e ka vjedhur tani një Jeep për të bërë pak turizëm nëpër Azi, dhe për t’i shijuar kafet dhe bordelet e vendit. Dhe kështu, imagjinojeni situatën e tij, në ferrin indokinez ! Do e feston Alain Deloni, 20 vjetorin e tij në një burg ushtarak të Vietnamit. Pa folur pastaj fare për eksperiencën unike dhe të rrallë, që e ka përjetuar andej në Indokinë, për të cilën nuk është zgjatur kurrë, ka qenë dhe është akoma sot, një zonë e errët, e pa sqaruar dhe e pa dokumentuar siç duhet ? Pra, nuk dihet saktësisht se çka mund të ketë përjetuar Alain Deloni gjatë atyre vitëve të rinisë së tij në terrenet dhe fushë betejat e Indokinës ? Gati një Black Out total ! Ngaqë, nuk ka qenë atje, Klub Mediterranéja, ose Pushimet all inclusivë në Bodrum apo në Dubrovnik. Porse, e ka zbuluar disiplinën ushtarake, vlerat dhe solidaritetin e ushtrisë, sensin e nderit, respektin ndaj kodëve, ndaj Flamurit dhe pasionin ndaj armëve … Bile, të gjitha këto elemente, i ka ruajtur mund të thuash gjatë gjithë jetës së tij. Kodet ushtarake, kodet banditeske apo mafioze, kodet sportive … mbi këto elemente ndërtohet karakteri dhe sjellja e tij në jetë.
I kam pas thënë shpeshherë vetës : ai djalë, e ka brenda vetës, një anë malësore, korsikane, diçka kanunore, ku veprojnë disa rregulla precize. Sepse, vjen i formuar nga aventurat dhe dramat e tij, nëpër rrugët e Francës, dhe pastaj në fushë betejen e Indokinës. Dhe aty, nuk bëhet fjalë për shtojzovalla dhe zana malesh në Mirditë apo Peshkopi …
p. 4
Jo, jo, në arenën e jetës së egër bruto, je si në ringun e boksit, ku vetëm të fortit mund t’ia dalin me sukses, ngaqë, nuk e ke nënën tënde për të përkëledhur, as Jacques Lacanin për të thënë, eja e shtrihu në kolltukun tim dhe po të ndihmoj për t’i hequr mjegullat dhe ngarkesat e tua të kota. Në ato rrethana mbretëron vetëm ligji i mbijetesës me çdo kusht dhe nuk ka aty pastaj shumë llafe, komente apo analiza morale.
Në vitin 1956, do rikthehet Alain Deloni në Paris prej nga Indokina, në moshën 21 vjeçarë.
Nuk ka punë, nuk e dinë se me çka mund të merret, ka këputur çdo lidhje me prindërit e tij natyrorë ( Fabianin dhe Edith-ën ) dhe do merr çka t’i ofrojnë : me shkarkuar malërat nga kamionet, kamarier nëpër kafet e Champs-Elyzées, banon në Hotelin Regjina të Parisit, takon dhe kalon një aventurë me këngëtarën e njohur franco-italo-egjiptiane Dalida … po ashtu, do bredh më vonë disa kohë në zonat « Pigalle – Montmartre » me banditët, trafikantët, dilerat, delinkuentët e përditshëm, dhe prostitutat e dy sekseve. Njëri prej tyre, një homoseksual i quajtur Carlos, do e merr komplet në mbrojtjen e tij personale. Dhe sikurse në ushtri, shihet qartë, që i pëlqen ajo botë margjinale e banditizmit të vogël, të mesëm apo të madh, me kodet e saj strikte dhe një farë besnikërie në mes. « se nuk tradhtohet një shok ! « Bile, deri në fund, pa u formalizuar fare, i ka pas ruajtur disa lidhje miqësie edhe me ato mese të quajtura mafioze. Fjalën e ka pasur fjalë dhe besnikërinë e ka pasur kult ! Çka do e konfirmon edhe regjisori ikonik i filmit francez Jean-Luc Godard në vitin 1990, pas filmit që kanë bërë së bashku … – « Po zoti Jean-Luc, si jeni marrur vesh me Alain Delonin dhe a keni mujtur për t’u kuptuar ? » dhe është përgjigjur : – « Mrekullisht mirë, sepse ai i ka për nga natyra e tij, ato rite dhe kode komunikimi të gjeneratave të vjetra, të Banditave të mëdhenj, ku fjala e ka një peshë dhe sjellja e ka një dinjitet … prandaj, komunikimi ka qenë i thjeshtë dhe i qartë me të. Nuk kam asnjë ankesë ! Kurse, me Gérard Depardieu, jo … se, ai nuk ka për nga edukata e tij, asnjë normë, parim, princip dhe evoluon pa kritere precize në jetë. Improvizion gjithçka brenda një çregullimi dhe kaosi të mbrendshëm total, porse nuk ka vijë drejtuese. » Pastaj, me bukurinë e tij eksepcionale, gjysmë hyjnore, gjysmë djallëzore, pra jo bukuri vrastare, kundër të cilës, askush nuk mund të rezistonte gjatë … Të gjitha femrat, por edhe mëshkujt, duke u nisur nga ato Prostitutat e lagjës, do dashurohen në të, do e mbajnë tek apartamenti i tyre, dhe disa prej tyre, edhe do punojnë për të. Një jetë pak a shumë mes një aventuristi dhe një gjigolo, tamam si Richard Gere në filmin : « American Gigolo ».
Por edhe aty, dikur do merzitet dhe do e fiskon një limit … « Jo, motherfucker, se nuk do mundemi për të vazhduar ashtu me vite, duke më mbajtur femrat dhe mëshkujt, si gjigolo luksi ! Jam dikushi, jam Alain Deloni, jam luftëtarë i Indokinës, dhe duhet t’ua tregoj të gjithëve se kush jam ? Avanti Popolo … Bandiera rosa !»
Vjen tani në lagjën e njohur dhe mitike të Saint-Germain-des- Prés, ku gjithë kohën 24 orë në 24, gulfon arti, aventura, takimet, zbulimet, projektet, revolucionet, dashuritë, utopitë … dhe në netët parisiane, e takon aktorën e njohur Brigitte Auber, pikërisht në atë Klubin Shen Gjermen, dhe ajo do mpihet nga bukuria e Delonit gjer në ekstrem, dhe meqenë që ka ra në një dashuri të pakontrolluar, do i propozon për të jetuar së bashku në apartamentin e saj luksoz të Parisit 7, me një komfort maksimal. Kështu, që Alain Deloni do largohet nga Pigalli dhe zona banditeskte e Parisit, nga gjithë ajo shoqëri e mëparshme, për të takuar tash e më tutje, meset artistike dhe borgjeze. Do e merr Brigitte Auber me vete në Festivalin e Kanës të vitit 1957, dhe do banojnë në një Vilë në Saint-Paul de Vence, në Provencë. Aty, në Festival, do ja prezanton shoqja e tij agjentin e vet, zotin Geroges Beaume, disa miq aktorë të njohur si Jean-Claude Brialy, dhe kështu gradualisht do hyn në ato meset kinematografike franceze,

p. 5
por edhe internationale, sepse në atë Festival të Kanës, e ke prezent gjithë botën. Në një moment, i propozon producenti David O. Selznik për ta bërë një provë në Romë.
Dhe shkon Alain Deloni, duke banuar tek një fotograf italianë, i cili do bëhët më vonë i famshëm, zoti Gian Paolo Barbieri. Do i kalon të gjitha provat me sukses dhe dikur zoti Selznik do ja propozon një kontratë 7 vjeçare për në Amerikë, por me kusht që ta mësojnë perfekt anglishtën. Pra, do i fillon disa leksione me shoqën e regjisorit francez Yves Allégret, zonja Michèle Cordoue, e cilja edhe ajo, sikurse të tjerat, do hipnotizohet komplet nga bukuria e tij përrallore dhe e pa përshkrueshme, dhe do jetë natyrisht dashnorja e tij. Mirëpo, pastaj, ajo do i thotë me insistim burrit të saj « shikon, o i dashur, duhet dëtyrimisht që ta marrish këtë djalosh në filmin tënd të ardhshëm, a more vesh, se s’bën ndryshe ! » Dhe ai, duke e pa natyrën që ka, do ja jep një rol të rëndësishëm në filmin e tij : « Quand la femme s’en mêle » në vitin 1957. Dhe Yves Allégret do i thotë, sepse ja kupton thelbin dhe fuqinë natyrore, diçka që nuk mund të vjen nga akadamitë e artëve apo konservatoriumëve artistike, por nga vet jeta bruto : « shikon Alain, mos aktron fare, mos u sforcon për asgjë, okay ? Fol lirëshëm dhe natyrshëm siç po flet tani me mua … shikon lirshëm siç po më shikon mua … pra, mos luaj fare, por përjetoje situatën ashtu siç je ti, dhe pikë. » Dhe natyrisht do jetë atraksioni i filmit, sa që të gjithë do harrohen, aq do e zotëron Deloni me magnetizmin e tij, gjithë ekranin. Pastaj, do e luan një film tjetër, me vëllain e Yves Allégret, zotin Marc, me titull : « Sois belle et tais-toi » 1958, ku për të parën herë e takon në distribucionin e rolëve edhe Jean-Paul Belmondon. Tani, duke e konstatuar se çka po ndodh me jetën e tij dhe si po zhvillohen gjërat, ai i kupton menjëherë këto dy elemente esenciale :
– i pari është ky : … e kam një kapital të rrallë dhe unik, diçka që më tejkalon edhe mua … atë bukuri marramendëse … dhe më duhet për ta përdorur për ta arritur kulmin, pa pikën e rezervës … Pasi, po pakën mëshkujt dhe sidomos femrat para meje, do t’i trullosi dhe do t’i çmendi të gjithë pamëshirësisht me këtë bukuri, por jo krejt falas, sepse, do më japin atë çka e dëshiroj unë dhe pikë . Pra, do e instaloj një marrëdhënie pushteti … me një deal të qartë !
– Kurse elementi i dytë është : që mua, po më pëlqen kinematografia, për të luajtur role, pa ndonjë stërmundim të madh, ngaqë, po më rekomandojnë të gjithë regjisorët për të qenë ai që jam unë, në vërtetësinë e natyrës time dhe për ta interpretuar rolin, si të isha duke e përjetuar unë vet atë skenë në jetën time të përditshme, pa e stërholluar, cerebralizuar, intelektualizuar, thelluar me 100 pyetje të kota … veçse për ta përjetuar sa më lirshëm dhe sa më natyrshëm dhe pikë ! Duhet që më në fund, të mbahet në mend, ngjyra, brumi, parfumi, energjia, magnetizmi i Alain Delonit në ekran, pavarësisht rolit që ka … Ajo është vula e aktorëve të mëdhenj botërorë. Tani, për nga ana tjetër super praktike …
Po fitoj plot lekë, po jetoj në lukse, po m’admirojnë të gjithë, po m’idolatrojnë, dhe pse jo, le ta shfrytëzoj këtë pozicion gjer në fund. Ngaqë, nuk kanë dalur të gjithë mendsh dhe kot nuk e bëjnë, për budallyk, porse mendojnë që ja vlej dhe që e meritoj. Kush do e paguan Lionel Mesin apo Ronaldon me miliona pa e merituar fare, dhe pa e pasur më në fund, ndonjë fitim komercial me ta ? Është vet ligji i tregut … Kështu, që aventura e tij kinematografike do vazhdon dhe do rrezaton kudo në botë …
Po, e filloj me një film artistikisht i pa rëndësishëm fare, që quhet : « Christina » 1958, e regjisorit Pierre Gaspard Huit, sepse, aty pos faktit që e luan rolin kryesorë me aktorën gjermano-franceze internacionalisht të njohur nga seriali : « SISI – Përandoresha e Austrisë » Romy Schneider, do bien të dy në dashuri gjatë atij xhirimi, dhe do vendosin për të jetuar së bashku. Dhe në atë kohë, duke qenë të dy me një bukuri hipnotike, sipas mediave dhe opinionit publik, do jenë dëtyrimisht « qifti mitik i kinematografisë franceze dhe evropiane »
p. 6
Të ndjekur dhe të radiografuar hap pas hapi nga gazetarët dhe paparazit, në çka asnjëri prej tyre nuk ishin të mësuar. Alain Deloni është 23 vjeçarë dhe Romy 20 vjeçare ! Por me jetën e valavitur dhe xhirimet që kanë njëri dhe tjetri nëpër Botë, ajo aventurë do zgjatë 5 vite, dhe në dhjetor 1963, do e gjen Romy një letër të Alain Delonit ku i thotë : të uroj çdo të mirë, po ta dorëzoj zemrën time me këto trëndafile të bardhë, por jam tani në Meksiko me Natalinë, jo atë rusën që e këndon Gilbert Bécaud, por me të dashurën e tij të dytë, e cila do jetë edhe nëna e Anthony Delon, zonja Nathalie Delon. Do takohen në një diskotekë pariziane, do martohen në vitin 1964 dhe do ndahen pas 5 vitësh gjatë vitit 1969. Pastaj, në vitin 1968, do e vazhdon një lidhje 15 vjeçare me aktoren franceze Mireille Darc, të cilën e ka pas njohur që në vitet 1960, por me të cilën do e ndanë rolin kryesor në filmin : « Jeff » 1969, të regjisorit Jean Herman, dhe të dy do vendosin për të jetuar së bashku deri në vitin 1983. Ndërkohë, pavarësisht këtyre tri lidhjeve kryesore të jetës së tij, Alain Deloni, për nga natyra e tij e thellë, është një puro aventurist dhe egocentrik, dhe nuk do mend, që i ka koleksionuar me qindëra aventura të tjera të përkoshme, aty ku ju ka dhënë rasti, dhe këto tri femrat e tij, e kanë ditur atë gjë, pa asnjë dyshim. Tani, nëse i shoh restrospektivisht këto 3 dashuri madhore të Alain Delonit dhe i analizoj me filtrin tim personal të Poetit, mund t’iu them që : me Romy Schneider-in, është ajo dashuria e parë, e kallur, a pa kalkuluar, plot hove dhe pasione, romantike, rinore, plot surpriza dhe shpërthime, por edhe idhnime dhe kriza … porse ajo dashuri nuk mund të harrohet as pas 100 vitësh ! … Por, asnjëri prej tyre nuk ishte tamam i pjekur për ta administruar siç duhet me kohën, sidomos në ato rrethana mjaft komplekse, porse ka qenë sipas meje, dashuria kryesore e jetës së tij, për nga ana shpirtërore dhe emocionale, ajo që ja ka dhënë shkundjet dhe dridhjet maksimale, por edhe lotët dhe merzinë maksimale. Fundi i jetës së Romy Schneiderit ka qenë dramatik, ngaqë do i vdes djali 14 vjeçarë, nga një incident super idiot, duke u therrur pahir në bark mbi një gardh me hekura të mprehtë përsipri, dhe ajo aktore dhe nënë fuzionale me djalin e saj të dashur, nuk do mund ta kapërcen as përballon atë dramë. Pastaj, në një farë mënyre, zhytet komplet në një depresion të thellë, të cilin e ushqen pa asnjë limit me alkoole, me plot medikamente famaceutike të ndryshme, deri kur dikur i pushon zemra, në një vetmi totale … dhe një ditë, do e gjejnë të vdekur në apartamentin e saj në vitin 1982. Kurse me Natalinë, e ka gjetur atë alter-egon e tij femërorë, mirëpo, ajo i ka rezistuar dhe nuk i është dorëzuar fare, nuk ka bërë lëshime para kërkesave dhe kapriceve të tij, bile ka ndodhur që edhe ja ka futur shuplakë mjedis publikut, çka e donë një farë guximi kur flitet për atë aktor. Pra, ka qenë një femër e vendosur me temperament, me një karakter deri dikund tepër të përafërt me Delonin. Dhe ato lloj lidhjesh nuk munden për ta pasur jetën e gjatë. Sepse, askush nuk mund të kompletohet me fotokopjen identike të tij … çdoherë në furi, eufori, zhurëm, pasion, sharje, pajtim, dikur bëhet super e lodhshme, dhe njëri prej tyre, do i bjen sqelm dhe do ikë për të provuar diçka tjetër.
Kurse me Mireille Darc, ka fjetur rehat, sepse ajo ka qenë në një farë mënyre motra e madhe, këshilltare, nëna e urtë, infirmiera, por edhe dashnorja e tij, dhe ja ka toleruar të gjitha anët e tij eventualisht negative, plus edhe aventurat e tij anekse.
Nuk duhet me harruar kurrë, që ai Djalë vjen nga rruga, nuk është rritur me një familje normale, stabile, e cila e ka dashur, nuk ka pasur ndonjë edukatë familjare as shkollore. Pra, e ka formuar rruga dhe aventura, e mund të thuash Indokina gjatë 4 vitëve. Sipas fjalës : « ku rafsha mos u vrafsha … hajde, e ta provoj, dhe do shohim, punë e madhe ! » Pastaj, kur ka ardhur përsëri në Paris, ka jetuar prapë dita në ditë, në aventura, delikte të vogla, duke e mbajtur femrat dhe mëshkujt dhe duke e pasur si kapital kryesorë, atë bukurinë e tij
p. 7
legjendare. Prandaj, nuk duhet pritur prej tij, për të qenë një burrë ideal në një lidhje martesore, as një babë ideal, çka më duket mua evidente.
Kurse, në aspektin puro kinematografik, karriera e tij e merr një dimension internacional në vitin 1960 me disa filma referencial kult : « Plein Soleil » 1960 , i regjisorit fantastik francez René Clément, ku shpërthen bukuria elektrike dhe hipnotike e Alain Delonit, në një thriller psikologjik të orkestruar për mrekulli. Do mahnitën edhe amerikanët me filmin, dhe i pari, vet Martin Scorsese, dhe duke e pa Luchino Viskonti këtë aktor UFO, gati marsian, i cili e len gojë hapur … mund të shtoj që edhe do dashurohet komplet në të, do ja propozon një rol gjenial në filmin e tij : « Rocco dhe vëllezrit e tij » në 1960. Kështu, që karriera e tij do i kalon të gjitha kufijtë e botës. Deloni është një yll i filmit në Francë, por tani edhe në Itali, dhe pas pak edhe në mbarë Planetin tokësorë. Pastaj, do vjen edhe filmi sublim i Michelangelo Antonioni : « Eclipse » në 1962, ku Deloni shkëlqen si agjent traider në bursen monetare, dhe më kujtohet kritika e filozofit francez Gilles Deleuze, me të cilin jam zhagitur disa kohë nëpër bare dhe restorante pariziane, film i skanuar perfekt, në fletorët e ti kinematografike. Mos harroni që në Francë, filmi trajtohet seriozisht dhe ultra profesionalisht, si një art në veti madhorë, baras me një roman të Prustit apo të Floberit. Nuk është si në Amerikë, një industri e zbavitjes dhe një biznes i rëndomtë sikurse të tjerët, por është diçka, që e pasuron thesarin kulturorë të një kombi dhe të një shteti. Atëherë, vazhdon me atë filmin kult të pa arritshëm sot nga askush : « Le Guépard » 1963, nën regjinë perfekte, kulmi i kulmit, nga Luchino Viskonti, me siguri Personi më i kompletuar dhe i kultivuar që ka njohur deri sot arti i shtatë. Pra, ka qenë një enciklopedi në vete, siç e ke pasur në Itali më vonë, zotin Umberto Ecco, njerëz universal me një kulturë të palimit dhe me një rafinim ekstrem. Bile kush është ai që nuk e ka pa dhe nuk e ka admiruar këtë film ? E çka mund të thuash mbi Alain Delonin, Burt Lancasterin, Claudia Cardinalen ? Magjia e papërshkrueshme e artit të 7 !
Prej këtij momenti, nga Poli i veriut deri në Polin e jugut, aty ku ka salla filmi, nuk ka një person që nuk e njeh tani Alain Delonin ! Edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës, në Rusinë e Stalinit, në Kinën e Maos, apo në Korenë veriore të Kim il Sungut dhe të psikopatit aktual.
Mund të citohet si referencë serioze edhe filmi : « L’insoumis » 1964, të regjisorit francez Alain Cavalier, i cili e trajton temën e luftës në Algjeri dhe atë të dezertimit ushtarak. Filmi : « Paris brûle-t-il ? « 1964 të regjisorit René Clément, ku e luan një rol edhe Jean-Paul Belmondo. Filmi i regjisorit francez madhor dhe referencial sipas meje, për sa i përket zhanrit policor, thriller, suspense psikologjik, me një minimalizëm budist në sfond, super efikas, ku çdo gjë shkon direkt tek esencialja … pra, mjeshtri absolut Jean-Pierre Melville, ku Alain Deloni të magjeps vetëm me lëvizjet dhe shikimin e tij, pa folur shumë : … « Le Samourai » 1966. Pastaj, e kam pas përmendur në librin tim të fundit … Ka luajtur në një film, të inspiruar nga një vepër erotiko-poetike, e mikut tim André Pieyre de Mandiargues, e cila më ka pas pëlqyer shumë : « La Motocyclette » 1968, të regjisorit anglez Jack Cardiff, me aktorën këngëtare Marianne Faithfull. Por nuk kam arritur akoma për ta pa, edhe pse m’intereson !
Një film tjetër shumë me rëndësi është edhe : « La Piscine » i treti me regjisorin Réné Clément, në vitin 1969, ku e rigjen përsëri të dashurën e tij të rinisë, Romy Schneider, gati 10 vite më pas, dhe atmosfera e xhirimit është super elektrike dhe erotike. Mund të citohet edhe filmi : « Le Clan des Siciliens » 1969 – të regjisorit Henri Verneuil, sepse në zhanrin policor, thriller, ky film i konkurencon pa problem edhe filmat e përkryer amerikanë.
Dhe po në atë zhanër, filmi tjetër, por me dorën magjike të Jean-Pierre Melville : « Le Cercle Rouge » i vitit 1970, ku luan edhe Yves Montand, Gian Maria Volonté dhe Bourvil.

p. 8
Pastaj, për nga ana më tepër simbolike, ngaqë ishte dëshira e tij për ta ndarë një film me dy rolët kryesore së bashku, dhe ai vet e ka parapërgatitur atë projekt nga A-ja, deri në ZH, po flas për filmin e Jacques Deray, i vitit 1970, që quhet « Borsalino » me Jean-Paul Belmondo, një film policor, i cili do e korrë një sukses publik të plotë, me miliona spektatorë nëpër salla.
Duhet ditur një gjë dhe është esenciale : këta dy persona, aktorë popullorë gjigant me famë internacionale, kanë qenë konkurent, në një garë permanente mes veti, të cilën e ka pas orkestruar dhe ushëqyer për mrekulli gjithë shtypi dhe televizionet franceze, por edhe kanë qenë miq në jetën e përditshme, kanë pasur një respekt të thellë njëri për tjetrin. Mirëpo, konkretisht gjithë kinematografia franceze, për nga ana financiare si industri, sepse, leku e ka rëndësinë e tij, edhe pse po flasim për art, është bazuar në këta 2 EMRA, si motorr kryesorë për t’i montuar filmat dhe buxhetet, me shpresë për të korrur fitime financiare, me të cilat kanë mujtur për ti financuar disa projekte pak më intime, autoriale dhe anti komerciale. Pra, po fitojmë disa miliona dollarë me Delonin dhe Belmondon, dhe pastaj mund ta financojmë një Godard, një Alain Resnais, një Manoel de Oliveira, të cilin mund ta shohin në maksimum 100.000 veta, mos edhe më pak, porse, si art referencial, do ja vlen për në kontekstin kulturorë puro francez. Pra, spektakli dhe industria zbavitëse, PO … por edhe ana tjetër : « ART dhe ESE të Autorëve, PO ! » Ky quhet « eksepcioni kulturorë francez, unik në botë dhe në Europë, ku vet shteti e mbështetë artin dhe kulturën kombëtare dhe shpeshherë edhe ndërkombëtare. Nuk mund ta imagjinoni sesa Regjisorë të huaj, të ardhur nga katër anët e Planetit tokësorë, kanë mujtur për t’i xhiruar Filmat e tyre, vetëm sepse i ka financuar Franca ? Kështu, që Alain Deloni me Jean-Paul Belmondon, e kanë mbajtur gjallë gjithë indrustrinë kinematografike franceze gjatë minimumi 30 vite, duke qenë kulmi dhe ikona e saj … Plus edhe kanë qenë siç ju thash « konkurent » por në konceptin pozitiv të fjalës. Bile, e kam dëgjuar Alain Delonin në një intervistë me Bernard Pivot, animatorin emblematik të letërsisë franceze dhe botërore në kanalin e dytë publik francez, duke thënë : « me mikun tim Jean-Polin, na kanë futur në një konkurencë të shëndoshë, dhe si përfundim pas 40 vitëve karrierë, ai në rrugën e ti dhe unë, në timën, ka raste që ai ka dalur fitues dhe i pari, ka raste të tjera që kam dalur unë para tij, por sidoqoftë më në fund, e kemi mbajtur të dy gjithë kinematografinë franceze në këmbë dhe e kemi bërë maratonin të bashku. Por në çdo sport, për me qenë më i miri, si Usain Bolti apo Muhamed Aliu, duhet për ta pasur një konkurent dinjitoz të nivelit tënd, për të shtyrë për të shkuar edhe më larg. E kjo ka qenë marrëdhënia ime me Belmondon. Porse, miqësia dhe respekti kanë predominuar mbi të gjitha. Mos harroni që dallojmë komplet nga karakteri, formimi dhe rrugëtimi ynë, pra, nuk jemi njësoj, as të ndërtuar me një brumë. Sepse, Jean-Paul Belmondo, vjen së pari nga një familje e ngritur me babain e tij skulptor madhorë, i cili e qonte në muzeun e Luvrit për çdo javë dhe në atelienë e tij, dhe ka evoluuar në një familje të harmonizuar, të kultivuar dhe të edukuar, me një stabilitet psikologjik dhe emocional, një siguri të plotë në vete. Pastaj, ai e ka mirë e keq, një formacion shkollor në konservatoriumin e artëve dramatike, ka mësuar teatrin, lojën e aktorit, e ka një bazë pedagogjike dikund, edhe pse natyra e tij ka qenë tepër e veçantë dhe ka predominuar më në fund, por mbi një bazë shkollore dhe kulturore. Kurse, unë vi nga hiçi, nga rruga, nga aventurat dhe jam ndërtuar si një kafshë e egër duke iu përgjigjur instinktit tim dhe e kam zhvilluar përmes takimëve dhe eksperiencave të ndryshme, një kulturë të improvizuar komplet autodidakte, pa struktura të paracaktuara apo të paraprogramuara. Unë, nuk kam ëndrruar për të qenë aktor, dhe kam ardhur në botën kinematografike krejt aksidentalisht, përmes femrave që më kanë dashur dhe idolatruar, dhe duke e provuar, më ka pëlqyer dhe i kam shfrytëzuar të gjitha avantazhet e atij profesioni.
p. 9
Pastaj, është një nuancë e madhe që duhet nënvizuar : unë nuk jam aktor, në konceptin klasik të akademive, nuk jam Laurencë Oliver i shkollës londoneze, jam UNË në çdo rol dhe asgjë tjetër … sepse, vi në çdo rol, me bagazhin që ma ka dhuruar jeta ime, eksperiencat e shumëta. Nuk vi me leksionet e shkollave … Unë nuk luaj komedi, por jam roli ! Pra, siç kanë qenë gjithë aktorët e mëdhenj ikonik të filmit amerikanë apo këtu në Francë, zoti Jean Gabin, ose Lino Ventura. Neve, e imponojmë prezencën, energjinë tonë në çdo rol, dhe prandaj dëshiron aq shumë publiku për të na pa në disa filma. Janë fansa, na kanë adoptuar !
Po, e vërtetë, Belmondo është një personalitet i ekuilibruar dhe i natyrshëm, popullor dhe super simpatik, të cilin njerëzit nëpër rrugë dhe kafe, e përshëndesnin duke e thirrur direkt në emër, apo duke ja rrahur shpatullat, si ta kishin shok, dhe ai ju sillte mirë të gjithëve, pa asnjë problem. Kalonte ajo energji 100 % përqind popullore, diçka e regjistrit pak më intim … « e njohim, është sikurse neve, mund ta kishim pasur shokë, e donë sportin, kafet, femrat, hajgaret, humorin, gastronominë, vërat, nuk është mendje madh, e ka një simpati të lindur të natyrshme, nuk na snobon fare … mund ta prekim, mund ta përqafojmë, mund t’ia kërkojmë një foto apo një autograf me shkrim dhe e dimë që do na përgjigjet. » Ju e patë vet sesi e përcolli Franca, në ceremoninë e Invalidëve, në një mënyrë edhe popullore dhe grandioze me një respekt maksimal. Ndërsa, Alain Deloni e ka një natyrë tjetër, komplet të kundërt, është shumë më i mbyllur, më sekret, më misterioz, më i pa disponueshëm, më melankolik, më depresiv, dhe nuk mund t’i afrohesh aq lehtë, për ta thirrur në emër, apo për t’i thënur « hej, ti mik … » se do ta hash një shuplakë apo një fjalë nënçmuese. » Nuk është i buzëqeshur, është bile hije rëndë, si ta kishte gjithë botën mbi shpinë, ashtu siç ishte babai im në shtëpi … unë ju dukja si një i droguar i luajtur mendsh. Deloni jeton me plagët e tia të pashëruara të fëmijërisë, e ka si shok apo shoqe jete autentike, VETMINË e tigrit … të vetmit që i duron dhe i donë për një kohë të gjatë deri në fund, janë qentë e tij … e pse ? Ngaqë, ata e dojnë besnikërisht gjer në fund, pa i kërkuar asgjë, i rrinë në këmbë dhe e dëgjojnë, janë aty prezent rreth tij, por pa e penguar, pa i diktuar diçka, pa e kritikuar, pa i thënë, pse nuk po e bënë këtë punë, apo këtë tjetren ? Shiheni ju vet fundin e tij : « më varrosni aty ku i kam varrosur të gjithë qentë e mi ! » sepse, Deloni ka jetuar me kujtimet e tia, në kohërat e kaluara, e jo në të tashmën aktuale, sepse kjo kohë e sotit, e irriton në maksimum, e urren, pshurrë dhe dhien mbi të, nuk i sheh asnjë vlerë, asnjë kualitet … sheh vetëm degjenerim dhe antivlera, e jo që e ka komplet gabim, por ai e çon gjer në ekstrem dhe ka thënë disa herë … nuk më intereson asgjë nga kjo epokë, dëshiroj vetëm për të kaluar në botën tjetër, me shpresë a mos do e gjej Romy Schneiderin, Mirelën, Jean Gabin, Luchino Viskontin, Jean Pierre Melville, Belmondon, Venturën, etjerë, atje lart. » Atëherë, nuk ke se çka për të shtuar në realitet. Duhet për ta pranuar ashtu siç është dhe pikë ! Si njeri privat dhe intim, ka qenë super i komplikuar dhe i papërshtatshëm. E ka pasur atë hije të rëndë dhe atë energji negative, depresive, diçka që të fundosë dhe plumbosë, edhe pse kur është paraqitur në publik, ka ardhur me atë Personazhin e tij, të bukuroshit, të yllit madhorë të filmit dhe ka shkëlqyer gjithëkund. Porse, pas atij personazhi, pas bukurisë ikonike dhe mitike, ka vajtuar ai fëmija 4 vjeçarë, të cilin e kanë braktisur prindërit, ai djaloshi 17 vjeçarë, për të cilin prindërit e tij nuk kanë hezituar sa për ta hequr qafe, për të firmosur që të hyn në ushtri dhe që ta dërgojnë në Indokinë apo kudo tjetër … Imagjinojeni, që do e bëj unë atë veprim me djalin tim Rafaelin : tingëllon që nuk po merzitemi fare për fatin e tij … le të merret ushtria me të dhe le ta qojnë në çfarëdo fronti luftarak, punë e madhe ! « Bile, nuk ka mundur për t’ua falur atë gjest të ultë prindërve të tij … Deloni është rritur si qeni i rrugëve nëpër Shqipëri !
Por jeta e ka shpëtuar, dhe së pari bukuria e tij e paparë askund, pastaj femrat e mahnitura.
p. 10
E ka pasur krejt natyrshëm atë energji të egër kafshërore, hipnotike, dhe kur ka hyr Alain Deloni dikund në një lokal, janë ndalur njerëzit, me mëshkuj dhe femra dhe e kanë shikuar atë fytyrë engjulli dhe djalli duke kaluar … janë turbulluar pa e kuptuar sepse, ka ndodhur diçka, por çka ? Aty, qëndron misteri i Alain Delonit ! Magnetizmi i tij, i pa shoq …
Më kujtohet edhe filmi jo shumë i njohur, por për mua super interesant i Valerio Zurlinit me titullin : « Le Professeur » i vitit 1972, ku e luan super mirë, rolin e një profesori të letërsisë në Rimini të Italisë, dhe bjen në dashuri me një studente të tij, duke e tradhëtuar gruan. Pastaj, e ke vrasjen e Trotskit të Jozef Losey, po në vitin 1972, ku luajnë edhe Richard Burton me Romy Schneiderin. Filmi tjetër me Jean-Pierre Melville që quhet : « Un flic » 1972, me Catherine Deneuve dhe Richard Crenna. E ka edhe filmin fantastik të dytin me regjisorin e njohur Jozef Losey, me titullin : « Monsieur Klein » në vitin 1976. Duhet cekur edhe një eksperiencë speciale me papen e Nouvelle Vague zoti Jean-Luc Godard, në filmin pikërisht të titulluar ashtu : « Nouvelle Vague » në 1990, dhe ky takim kinematografik Delon – Godard është sipas meje mjaft interesant realisht, edhe pse i kam disa rezerva.
Nuk i kanë munguar as shpërblimet e ndryshme në jetë. Edhe pse, nga një lloj arrogance dhe narcisizmi që e ka pasur në mënyrën sesi ka komunikuar me të tjerët, ato meset zyrtare të kinematografisë, pra, establishmenti, mund ta ketë me siguri xhelozuar dhe lënë pak anësh, të izoluar në botën e tij … Por, përpos atyre 10 medaljeve dhe vlerësimëve të nderit, që do i merr nga meset politike apo ushtarake zyrtare, në fushën më artistike të filmit, Festivali i famshëm i Berlinit do jep Arushën e Artë për ta nderuar gjithë karrierën e tij në vitin 1995. Po ashtu, do vepron edhe Argjentina, Egjipti, Rusia, Italia, Turkia, deri në të famshmin Festival të Kanës, i cili do e shpërblen me Palmën e artë, për ta kurorëzuar gjithë karrierën e tij, në maj të vitit 2019. Ku do përgjigjet me gëzim por edhe me mërzi dhe ironi : « ju falënderoj që ma keni dhuruar një shpërblim postum, do të thotë postmortorë, porse paradoksi është që jam akoma gjallë dhe nuk prishë shumë punë ! »
Tamam, sikurse në sferën e dashurisë me ato tri femrat e tij emblematike, në kinematografi, mund të thuhet që dashuritë e tij madhore janë ata tre regjisorët të cilët e kanë kuptuar, asimiluar perfekt magjinë dhe kompleksitetin e personalitetit të këtij aktori gjigant që ka qenë Alain Deloni, ata që e kanë filmuar për mrekulli, deri në atë masë, ku shpërthen fuqia e tij sharmuese përtej ekranit, ajo bukuri vrastare, për t’iu rikthyer temës fillestare të shkrimit tim. Aty ku ky aktor ka eksploduar me të gjitha parametrat e talentit të tij … janë po ata 3 kineastë që e kanë kapur dhe kanë atë mister, atë egërsi instinktive dhe atë fuqi të Delonit, atë shikim magjik, atë energji erotike, mashkullore dhe femërore, diçka që na mahnitë dhe na turbullon dikund deri në subkoshiencë të thellë … Po, po, sepse Deloni është diçka tjetër, pak siç ka qenë Marlon Brando, i fillimëve në ekran, me Elia Kazanin, një fenomen i rrallë, të cilit pak kush mund t’i rezistojnë, ngaqë janë Personalitete të tjera, pak UFO, komplet jashtë normave të zakonshme dhe të cilët vijnë për të na u imponuar me një energji dhe një stil krejt tjetër … Kështu, që janë këta tre kineastë gjenialë që kanë ditur sesi duhet për të na ofruar edhe neve si spektatorë gjithë atë spektër të talentit të tij të pazavendsueshëm : René Clément, Luchino Viskonti dhe Jean-Pierre Melville. Nuk e di sesa ju afrova nga bota deloniane ? Por e di që është diçka unike dhe absolutisht e pa përsëritshme !
Nuk do flas për pasardhësit e tij, brenda familjës, grindjet, përçarjet dhe xhelozitë e fëmijëve mes veti, kush do trashëgon çka ? Kjo është puna e tyre mes veti dhe me gjykatat franceze.
Dihet që e ka preferuar vajzën e tij Anoushka, të cilën e ka pasur me një manekene holandeze më duket, dhe bile, ka pas luajtur edhe në teatër me të. Kjo vajzë ka qenë dashuria e tij e fundit me siguri. Besoj, që 2 djemët e tij legal, Anthony Delon dhe Alain-Fabien Delon, i ka
p. 11
neglizhuar pak më tepër, duke i parë në subkoshiencën e tij si mëshkuj konkurent, dhe të dy kanë pasur mjaft probleme me vevetën dhe me babain e tyre. Në disa raste, edhe kanë devijuar, duke qenë të arrestuar për disa shkelje ligji nga Policia franceze.
Problemi tjetër, është fakti, që e ka pasur realisht një djalë tjetër ( me statut kopil ilegal ) i quajtur Ari Boulogne, por të cilin babai i tij Alain Deloni, nuk ka pranuar për ta njohur.
Pra, është evidente, që e ka pasur një aventurë me NICO, ajo femra lidere e grupit mitik : « The Velvet Underground » gjatë një turneje të tyre nëpër Europë dhe në Francë, dhe ka lindur ai djalë ARI, të cilin e ka njohur dhe rritur disa kohë edhe nëna e Alain Delonit, zonja Edith, e cila e ka konsideruar si nipin e tij, pa asnjë pikë dyshimi. Pastaj, ai djalë duke u rritur me rrethin e Andy Warholit, me nënën e tij NICO, në fabrikën e famshme të New-Yorkut, e cila funksiononte 24 orë në eksese, seks, drogë dhe alkool, natyrisht që edhe ai vet është bërë adikt i substancave hallucinogjene. E kanë lutur disa herë, Nico, nëna e tij, por edhe vet Ari që ta njohin, porse e ka refuzuar sistematikisht, po ashtu edhe për ta bërë një test ADN.
Dikur ai djalë, pavarësisht talentit potencial që ka pasur në jetë, si fotograf, por duke qenë komplet i çregulluar dhe i varur nga drogat dhe alkoolet, ka përfunduar i vdekur me një overdozë, në një skuat të shkretë të Parisit dhe një pjesë e opinionit publik, ja kanë marrur për të madhe Alain Delonit, i cili nuk e pat atë fisnikëri dhe gjenerozitet për ta njohur si djalin e tij … Pra, ka vepruar gati me të, ashtu siç kanë pas vepruar Prindërit e tij me Alain Delonin, kur ishte 4 vjeçarë. Pse ? Nuk e di dhe do ngelet një mister …
Mirëpo, neve, na intereson prioritarisht aktori që ka qenë dhe filmografia e tij, me të gjitha ato kujtime dhe emocione që na i ka dhuruar të gjithëve, duke e ditur, që na ka përcjellur edhe neve në jetë, siç na përcjellin aktorët, muzikantët, filozofët, piktorët e mëdhenjë botërorë. Dhe e falenderojmë me plot zemër dhe shpirt natyrisht. Merci pour tout Alain !
Pastaj, askush nuk ka pritur prej artistave ikonik planetarë, që të jenë qenie perfekte, pa asnjë të metë, çka edhe nuk janë … por kjo është jeta e tyre private, kurse neve na intereson më tepër gjurma e tyre artistike, sesi na kanë pasuruar dhe frymëzuar neve në shpirt ?
Adios Rocco, Tancrède, Jeff Costello … adios Alain Delon … Më ka pas folur për ty mikesha jonë familjare Annie Girardot, me të cilën ke pas luajtur dy filma, nëse nuk gaboj. E di që ke pasur disa miq edhe tek meset banditeske, limit mafioze, më ka pas folur për ty edhe një shqiptarë me origjinë nga Malësia, i cili ka jetuar në ato mese në Bregun e Azurit, nëpër kazino dhe klube nate, duke i ndarë disa momente me ty … quhej Sadik Krasniqi, alias Bruno.
Nuk e di çka ka pas ndodhur me Stefan Markoviçin, porse kaloj ajo punë. Por është e sigurt, që ke pasur brenda vetes disa personalitete mjaft kontradiktore, me disa zona të errëta.
Ke qenë biznesmen i sukseshëm me parfume, produkte të tjera, ke qenë një koleksionist super i talentuar vizatimësh të vjetra klasike, pikturash, makinash bugatti, dhe nëpër Azi, pra Japoni dhe Kinë, ke qenë për ta një gjysmë Përendie. Ke pasur dhe ke pas shprehur në mediat franceze disa simpati personale me ekstremin e djathtë, pra me Jean-Marie le Pen, edhe pse ke qenë 100 % përqind fans i Charles de Golit, të cilin e ke pasur si idol, gati si Babë imagjinarë. Ke disa gjëra të përbashkëta me Brigitte Bardonë : një farë mizantropie, një vetmi, një lidhje të favorizuar me kafshët, një urretje radikale ndaj kësaj epoke, me të vërtetë dekandente dhe të çoroditur … Kaq, miku im … por ke çka ke, pavarësisht që në disa pika apo tema, nuk mund të jam aspak dakort me ty, kjo është evidente … Unë personalisht, të dua dhe të respektoj, sepse mua më ke pasuruar me atë çka më ke ofruar dhe në këtë moment ta shprehi gjithë mirënjohjen time. Pushofsh në paqe miku im aty ku ke vendosur për të pushuar, në parqet e shtëpisë tënde, çka ngelet një privilegj i rrallë … pra, je i varrosur po aty ku je jetuar gjithë jetën tënde. Në Douchy, ke qenë në botën tende muzeale, në parajsin dhe
p. 12
në ferrin tënd paralelisht, ndoshta edhe në burgun tënd të mbrendshëm luksoz. Po ashtu, siç ishte Marlon Brando në vilën e tij tahitiane, në aparencë i rrethuar, por komplet i vetmuar.
Uroj që atje në botën tjetër, të jesh i pajtuar tani me vetën, me fëmijërinë tënde, dhe me prindërit e tu të pamend. Duhet me i falur gabimet, o mik, ajo është madhështia supreme ! Uroj që të qeshish pak më shumë, çlirohu o burrë, del dhe vallëzon komplet nudo, nëpër kopshtet e Edenit, ta marrish atë jetën paralele me pak lehtësi dhe humor, dhe ku me e ditur, nëse të jipet rasti, për ta takuar në sferat e sipërme, kozmike dhe qiellore, ndonjë mik apo mikeshë, Jean-Paul Belmondon, Jean Gabin, Lino Ventura, Louis Jouvet, Jean Marais, Annie Girardot, Romy Schneider, Nathalie Delon, Mireille Darc, Luchino Viskonti, Michelangelo Antonioni, Monica Vitti, Jean Pierre Melville, René Clément, eventualisht ZOTIN apo ndonjë ëngjull, edhe pse e di që ke qenë ateist, porse unë mendoj që ka diçka tjetër misterioze dhe të panjohur, të padefinuar, diçka përtej të dukshmës … m’iu bën të gjithëve të fala, i dashur Alain Delon … Kërkoju falje gjithë atyre që i ke demtuar, me dashje apo pa dashje, kërkoj falje vetës, për të gjitha ato që i ke munguar apo që nuk i ke kuptuar … gjeje paqën, harmoninë me kozmosin miku im, qetësinë absolute, pafundësinë e plotësuar, heshtjen që flet vet, pa fjalë … a more vesh, more kokëfortë ? Mos reziston më … dorëzoja qenien tënde komplet misterit dhe pafundësisë, okay miku im ? Rikujtoj dy vargje të Rembosë apo Bodlerit, një muzikë të Mozartit … kaq e kishte filmi i jetës tënde, i dashur Delon … erdhi fjala « Fund – The End – Fin – Fino … » Ndoshta do takohemi apo jo, në këto Universe paralele ?
Përqafime nga çorodia dhe vullgariteti tokesorë, nga mbretëria e antivlerave aktuale.
Porse është faji i jonë tek e fundit dhe neve do na duhet që dikur ta riparojmë atë disfatë tragjike. Ose do e bëjnë fëmijtë tonë …
Arrivederci Parigji dhe Roma … due ekspreso por favore !

– Bruksel, me 25 gusht 2024