Gazeta Nacional Albania

Skifter Këlliçi: DUKE KUJTUAR SHKRIMTARIN ODHISE GRILLO, MIKUN E MADH TE FËMIJËVE

Ishte pranverë e vitit 1959, kur u njoha me Odhise Grillon, student i vitit të fundit të fakultetit histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe në UT dhe po përgatitesha për provimet përfundimtare, kurse Odhiseja, ndonëse disa vjet më i madh se unë, ishte student i vitit të dytë i këtij fakulteti . Deri atëherë dija që ende 17 vjeçar, ai kishte nisur të punonte gazetar në revistën “Hosteni” dhe kishte botuar vjersha për fëmijë; kurse unë, i dhënë pas sportit, shkruaja në gazetën “Sporti Popullor” dhe “Zeri i Rinisë”, ku kisha botuar edhe një tregim, ç’ështëe vërteta të dobët, dhe asgjë më shumë. Por nuk u bë letërsia që të na njihte. Shkak u bë lënda e gramatikës dhe sintaksës së gjuhës shqipe, që e jepnin profesorët shumë të zotë, por dhe shumë të rreptë, Shaban Demiraj dhe Stefan Prifti, ku unë dhe Emil Lafe, që më pa su bë nga gjuhëtarët e njohur, ishim nga më të mirët e kursit. Ndaj dhe Odhiseja u njoh me mua dhe më kërkoi që ta ndihmoja në këto lëndë në të cilat nuk shkëlqente si në lëndët e leërsisë.
Dhe unë ashtu bëra. Por, pas marrjes së diplomës, kur fillova të punoja gazetar në Radio Tirana, takoheshim rallë, sepse të them të drejtën, nuk e ndiqja thuajse fare letërsinë për fëmijë. Mirëpo, në shtator të vitit 1964, kur kisha dy vjet që isha bërë dajë, mbeska ime, krahas edukatoreve të kopështit dhe prindërve të saj, nisi të më kërkonte që edhe unë t’i tregoj… përralla. Dhe këtu më zuri fort ligsht sepse, jo vetëm kisha harruar përrallat që më kishte treguar dikur gjyshja, por nuk kisha lexuar përralla që botoheshin në revista për fëmijë. Mirëpo e keqja ishte se mbeska kërkonte që, veç të tjerash t’i rrëfeja edhe përrallat që i kisha rrefyer më parë. Por ngaqë ato ishin përralla të sajuara unë ia rrëfeja ndryshe, domethënë hiqja ose shtoja ngjarje të tjera, duke pandehur se kështu po e hidhja lumin; mirëpo mbeka më qortonte, sepse ajo mbante mend me hollësi rrëfimin e parë të kësaj ose asaj përralle.
Ishte kjo arsyeja që unë u takova me Odhisenë, i cili, ndërkohë , ishte bërë nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë për fëmijë. Dhe Odhiseja, fisnik dhe hokatar, ma qau hallin dhe jo vetëm kaq, por më dhuroi dy nga librat për fëmijë që kishte botuar në atë kohë. Kështu që unë, jo vetëm kisha ç’t’i rrëfeja mbeskës dhe vite më pas nipit, për të ardhur te fëmijët e vëllait dhe djalit tim në vite, nga libra të tillë “Qukapiku”,”Xhepi I kungulleshës”, Pipiruqi mëson shkronjat”,novelën “Pushkë në bregdet”.
Me sa e sa sa vëllime të tjera sidomos me vjersha, Odhise Grillo ishte bërë nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë për fëmijë, madje dhe autor tekstesh të këngëve të njohura të kompozitorëve Agim Prodani, (“Kujtimet e studentit”, ”Vajza me trëndafil”, dhe Leonard Deda,( “Kur gjethet bien”) etj. Ishte kjo edhe arsyeja që atij iu dha medadalja ”2000 millenium”nga Instituti Biografik Ndërkombëtar i Amerikës, që akordohet për njerëz të shquar në fushën e letërsisë .
Pata rast të njihesha dhe më shumë me Odhise Grillon, kur krejt rasësisht edhe unë, u bëra shkrimtar për fëmijë. Dhe ja se si:
Në shtator të vitit 1966, kur si pasojë e të ashtuquajturit “qarkullim kuadri”, nisa të punoja arsimtar në Berat, u njoha dhe më shumë me shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare, që edheai ishte caktuar në Berat, por si korrespondet i gazetës “Drita” .
Një ditë me tha të lexoja novelën e tij ”Qyteti I jugu”, me motive vetëjetëshkrimore që ishte botuar në revistën “Nëntori’. Në novelë, që më pas u bë shtrati i romanit të famshëm “Kronikë në gur”, siç dihet, realiteti i viteve të Luftës së Dytë Botërore rrëfehen nga një fëmijë i vogël, banor i një qyteti jugor, që është “Gjirokastra”, me ngjarje shumë origjinale dhe nivel shumë të lartë artistik.
Meqë dhe unë kisha përjetuar ngjarje nga kjo periudhë së bashku me vëllanë tim binjak, Luanin, i ndikuar edhe nga kjo vepër e Kadaresë, vendosa që të shkruaja një novelë. Nëse në sfondin e ”Qytetit të Jugut” janë rrugët dhe shtëpitë gurta gjirokastrite, në sfondin e novelës sime ishin muret dhe shtëpitë prej qerpiçi të një mëhalle të Tiranës , ku kisha kalur fëmijërinë. Dhe personazhe kryesore, dy binjakë, unë dhe vëllai im.
Pandeha se kisha shkruar nje vepër për të rritur si “Qyteti i jugut”, por në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e dërgova, më thanë se novela se i përkiste letërsisë për fëmijë. Nuk u binda. Ia dashë Odhisesë ta lexonte . Ditë më vonë u takova me të dhe më përgëzoi se kisha shkruar një vepër origjinale për fëmijë, ndërthurur, për herë të parë në këtë gjini edhe me ndeshje futbolli që zhvillonin fëmijët.
Nën titullin ”Kujtimet e mëhallës së vjetër”, kjo novelë botua në vitin 1968 dhe për habinë time u prit mirë nga fëmijët. Jo vetëm kaq, por më pas Odhiseja i propozoi drejtorisë së botimeve në Ministrinë e Arsimi t që ajo të përfshihej si lexim jashtëshkollor. Dhe kështu ndodhi . “Kujtimet e mëhallës” së vjetër” që nga viti 1971 deri në vitin 1991 shërbeu si lexim i tillë për klasat e gjashta të shkollave tetëvjeçare.
Dhee jo vetëm kaq.
Kisha vënë re se Kadareja disa nga personazhet e një romani i trajtonte dhe në një roman tjetër. I kërkova atij nëse dhe unë mund të veproja kështu . E quajti të natyrshme idenë time. E miratoi këtë ide edhe Odhiseja. Kështu dy vëllezërit binjakë të novelës”Kujtimet e mëhallës së vjetër” tashmë u bënë personazhe të romanit të ri ri “Pas gjurmëve”, me ngjarje dramatiko-humoristiko -aventurore në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.
Në fund të vitit 1969 e dërgova për botim në Shtëpinë Botuese ”Naim Frashëri” dhe desha që recensionin ta bënte Odhisea. Por me që ai ishte i ngarkuar me shumë punë, recensionin e bëri një kritik që ishte dhe shok imi. Dhe për habinë time, pa u takuar me mua, kur punoja ende arsimtar në Berat, ky shok e dërgoi recensionin e tij në redaksinë e fëmijëve me të cilin hidhte poshtë krejtësisht romanin tim ”Pas gjurmëve”. Mbeta i shushatur. Ua dhashë ta lexonin dy shokëve shkrimtarë për fëmijë, në Berat, të cilët nuk arrinin të gjenin se ku qëndronin të metat këtij romani. Atëherë kërkova ndihmën e Odhisesë që ishte i zënë me dy dorëshkrime të tij. I la mënjanë ato dhe pas disa ditësh u takuam në shtëpinë e tij. Më shpjegoi se duhej të hiqja krejtësisht kreu ne parë të romanit, i cili, sidoqë ngërthente ngjarje gazmore të fëmijëve, nuk lidhej organikisht me ngjarjet kryesore që pasonin pra, siç tha ai, ishin “mish i huaj” në roman. Më bëri edhe disa vërejtje të tjera.
Pasi i ndreqa këto të meta të romanit, që m’u dukën të arsyeshme, ia dërgova redaksisë së fëmijëve në “Naim Frashëri”. Dhe pa kaluar mirë tri javë, filloi procesi i redaktimit të romanit. E pëqafova Odhisenë me shumë mirënjohje për ndihmesën që më kishte dhënë për këtë roman, të cilin pandeha se nuk do të shihte kurrë dritën e botimit.
Odhisea nuk u mjaftua me kaq. Kur në vitin 1972 Kinostudioja “Shqipëria e Re” shpalli një konkurs për skenarë filmash artistikë dhe “Pas gjurëve” u bë një libër i këndshëm për fëmijët, ai më dha mendimin që mbi motivet e tij të shkruaja një skenar dhe ta paraqitja në këtë konkurs. E falenderova, por ngurrova t’i përvishesha kësaj punë të koklavitur, ku nuk kisha asnjë përvojë. Por Odhiseja nuk m’u nda. E shkrova skenarin dhe e paraqita në konkurs. Dhe u habita, kur skenari “Pas gjurmëve” fitoi çmimin e dytë . Ai tërhoqi dhe vemendjen e Xhanfise Kekos që, ndërkohë nga montazhire, ishtë bëre regjisore e disa filmave artistikë për fëmijë. Ajo më takoi dhe me përzemërsi më bëri vërejtje, që më mërzitën , sepse m’u dukën shumë të vështira për t’u realizuar.
Ndërkohë, Xhanfiseja u mor me skenarë të filmave të tjerë për fëmijë dhe kjo punë u harrua. Por nuk harroi Odhiseja, që një ditë më takoi ne Klubin e Lidhjesë së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe me nxiti që vërejtjet e Xhanfisesë, të njëllojta edhe vëretje të tij, ishin plotësisht të mundshme për t’u ndrequr dhe kështu skenari do të bëhej shumë I goditur.
Përsëri ngurrova. Por këtë radhë ishte Xhanfiseja që një ditë më takoi enkas dhe më kërkoi të lexonte skenarin, tashmë thuajse të harruar. E lexoi shpejt dhe më bëri disa sugjerime. Ia dorëzova pas disa javësh. Kur e takova, më tha se e kishte lexuar së bashku me Endrin, burrin e saj, regjisor i njohur dhe se tashmë do ta paraqiste atë në këllishin artistik. Por e lexoi sërishmi Odhiseja që më dha disa ide të të tjera me interes. Kështu, edhe pas vërjetjeve të tjera të këshilit artistik, skenari u miratua, brenda vitit 1978 u xhirua dhe filmi po atë vit u shfaq na sallat e kinemave të vendit tonë.
Në gusht të vitit 1979 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë në Xhifoni, (Itali), ai u nderua me çmimin e tretë midis filmave nga 95 vendeve të botës, që shënoi kështu nje sukses në kinematografinë tonë . Më uruan miq dhe shokë. Natyrisht edhe Odhiseja.
Por ndihmesa e tij nuk përfundoi me kaq.
Kaluan vite. Ndërkohë më kishte bërë shumë përshypje jeta e Bilal Xhaferit, shkrimtar me origjinë çame, me babanë të pushkatuar nga diktatura komuniste si nacionalist, që kishte sjellë si pasojë që ai të katandisej si punëtor me punë nga më të rëndat. Sidoqoftë, kjo nuk e kishte penguar të merrej me letërsi; kishte nisur të botonte tregime dhe poezi në faqet e “Zërit të Rinisë “dhe gazetës “Drita”, duke dëshmuar se po bëhej nga shkrimtarët më të njohur. Por me ashpërsimin luftës së klasave në vitet 1967 e tutje, atij iu mohua e drejta për të botuar, duke përfshirë edhe romanin me temë historike nga periudha e Skëderbeut” “Krasta Kraus’. Në këto rethana, u shtrëngua të arratisehj në Greqi dhe që andej në Amerikë, dhe atje të demaskonte regjimin komunist në faqet e revistës “Krahu I Shqiponjës’, e cila me nismën e tij nisi të botohej në #ikago.
Ishte Odhisea që pasi lexoi një skicë-idenë një romani që mendoja të shkruaja mbi motivet e jetës së Bilal Xhaferit, e pasuroi atë me detaje të reja dhe kështu midis viteve 1997-1998 unë shkrova romanin “Vdekja është midis nesh”, kushtuar Bilal Xhaferit,( hamendësohet se ëshë vrarë nga Sigurimi I Shtetit, I cili e ndiqte edhe në mërgimin e largët.
Romanin e dorëzova në vjeshtë të vitit 1998 në Shtëpinë Botuese “Toena”. I bindur se ai do të priste radhën që të futej në procesin e redaktimit, u mora vetëm me shkrime që u botuan në gazetat e kohës. Dhe ja, e papritura e këdshme. Një pasdite dëgjoj të trokitura në derën e apartamentit tim. E hap dhe shoh Odhisenë të qeshur, që futet me një libër në duar. Ma zgjat mua. Në ballinë lexoj ”Vdekja është midis nesh”, autor , Skifter Këlliçi. Në faqen e brendshme të librit, redaktor Odhise Grillo!…
Mbeta i stepur nga kjo e papritur kaq e këndshme. E kishte marrë dorëshkrimin nga ”Toena” e kishte redaktuar dhe ja, më sillte kopje të tij.
“Të përgëzoj, – me tha. – Kisha dhe disa vërejtje të vogla ,por i kam ndrequr vetë…sepse ti je shumë I ngarkuar.( Kisha fituar ndërkohë lotarinë amerikane dhe së bashku me gruan dhe djalin po merresha me dokumentacionin e ngatërruar të kësaj pune).
Në fillim të viti 1999 ishte Odhiseja që në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve organizoi një takim me shkrimtarë dhe pjesëtarë të Shoqatës “#amëria”, për të promovuar këtë roman. Më kujtohet së ndër të tjerë romanit i bënë analizë dhe shkrimtarët e njohur çamë Qamil Buxheli, Bedri Myftari dhe Odhiseja, duke e cilësuar si roman që pasqyronte me vërteësi artistike disa nga momentet e jetës së mundishme të Bilal Xhaferit.
Në ditët e para të vitit 1999, u largova nga Shqipëria për në Amerikë. Por pasi u ndava I përmalluar edhe me Odhise Grillon. Por fati desh që më pas ai të vinte në Nju Jork, ku kishte të afërm të tij. E mora nga Bostoni disa herë në telefon, lamë të takoheshim dhe të d shmalleshin, por ai befas u sëmur…Ishte goditur nga hemoragjia cerebrale. Arriti një çast që nuk mund të komunikonim. U nda nga nga jeta në Nju jork në muajt e parë të vitin 2003 me dëshirën që të varrosej në Vuno, ku kishte lindur 71 vjet më” përmbledhjen me përalla “Hajduti me çizme”, librin me vëzhgime “Panorama letrare”, të gjtha për fëmijë.
I shkrova këto radhë, për të kujtuar këtë shkrimtar të rallë në leërsinë tonë për fëmijë, që, mbi të gjitha, veç talentit, ishte fisnik dhe dhe gatshëm të jepte gjithçka që kishte në zemër dhe shpirt, që krijimet e shokëve dhe miqve të tij shkrimtarë të dilnin sa më të goditura, ashu siç veproi me dhe me mua.