Gazeta Nacional Albania

SKifter Këlliçi: GRANATA QË PËLLCITI NE… HALENË E REPARTIT (Tregim humoristic sipas një ngjarjeje të vërtetë)

Kohë më parë një shok imi, V. GJ., më kallëzonte ngjarjen e mëposhtme, ndodhur në verëtë vitit 1953, kur ai kishte qenë ushtar në një repart kufitar, pranë një zone malore. Ushtarët kishin bërë qitje me karabinë, me mitralozin trikëmbësh dhe tani e kishin radhën të bënin qitje me granatë, si të rikujtohej me nderim se partizanët tanë trima kishin luftuar edhe me këtë armë, që ia kishnin rrëmbyër armiqve pushtues.
Kështu, për traditë, pas clirimit të Shqipërisë, në garat e atletikës, edhe në reparte ushtarake, ishte përfshirë ato vite edhe flakja e granatës sportive. Ndaj në poligonin e atij reparti ushtarak, në një largësi prej 35-40 metrash ishte hapur një gropë me hapësirë pak më të madhe se perimetri i një pusi uji.
Granatat kishin formë cilindrike me dorezë poshtë tyre.Kësisoj, ushtarët, një nga një, do të merrnin hov dhe do t’i flaknin ato, mundësisht brenda sipërfaqes së mësipërme, ose sa më afër saj. Afërmendësh që ishin mësimore, pra që nuk sillnin asnjë rrezik,sepse ciflat e tyre fluturonin jo më shumë se tre-kaër metra rreth gropës.
Për të parë qitjen, kishin ardhur shumë nga oficerët dhe nënoficerët e repartit, madje edhe Cufja, oficer i dalë në pension,shumë I afërt me një nga gjeneralët më të mëdhenj të asaj kohe, që ishte edhe byroist. Do të vinte per vizitë në këtë repart bash edhe vetë ky gjeneral, me trealamet këshilltarësh ushtarakë sovjetikë. Doemos që ata do të shihnin edhe qitjen me granatë . Mirëpo, meqë ata, një djall e dise përse, u vonuan shumë , komandanti i dha karar që më së fundi ta fillojë atë.
Gojë më gojë e vesh më vesh, deri në repartin e largët malor,kishte ardhur llafi se gjatë luftës ai kishte qëruar nga faqja e dheut plot armiq edhe me gjuajtje granatash. Madje një herë, sic rrëfenin, kishte gjuajtur me granatë nga një kodër rreth një qyteti,ku qëndronin partizanët, që kishte pëllcitur brenda dritares së komandaturës gjermane, dhe kishte bërë batërdi, aq sa nazistëve që ndodheshin mbrenda asaj zyre, nuk u shquhej as nami dhe as nishani.
Ta pret mendja, se me këtë largësinë, teprohej, sa nuk hante as kandari.Mirëpo,Cufja, për këtë ndodhi, të vërtetë ose të pavërtetë, nuk kishte bërë kurrë zë…Por që ai vite më parë ishte shpallur kampion në garat sportive midis reparterve ushtarake, kjo ishte e vërtet sa drita e diellit.
Me tëmbaruar qitja, e cila doli shkëlqimisht e goditur, sanuk pritej, me një fjalë që tëgjitha granatat egjuajtura nga ushtarët ranë mu brenda gropës, disa ngaushtarët iu lutën Cufes,veteran i këtij reparti që, si nishanxhi i regjuar që kishte qenë gjatë Luftës, të bëntenjëhedhje demonstrative tëgranatës.Por, ama, jo me granatë mësimore, nga plasja e të cilave prej gropës së gërmuar, vec ciflave fluturonin edhe ca guri cka, grimca dheu dhe pluhur, por me granatë të njëmendtë.
Sigurisht se ishte kërkesë habitshme, që nuk përfshihej në program, por Cufes ato fjalë lavdiplota ierdhën ëmbëlake dhe i gudulisënshpirtin dhe zemren. Ndaj dhe ktheu kokën nga komandanti i repartit, si të kërkonte edhe mendimin e tij. Dhe komadanti e mori këtë vështrim si urdhër, sepse, helbete, fjala ishte jo vetëm për një ish-oficer famëmadh të këtij reparti, por, për më tepër, edhe për një të afërm të një gjenerali nga më të mëdhenjtë dhe, pa e zgjatur, vetëm me një levizje tëkokës,urdhëroi të sillej nga depoja e armatimeve nje granatë që pëllciste vërtetësisht. Dhe ashtu u bë….
Në këto e sipër, Cufja e mbërtheu granatën në dorë, e tundi, si të maste forcat dhe pastaj ktheu koken nga gropa ku duhej të flakte.
Në luftë kishte qenë i fuqishëm si dem.Por edhe tani, mesoburrë, po si dem ishte.Mirëpo, përpara se të fillonte qitja mësipërme mësimore, ai kishte rrëkëllyer ca gota në klubin e repartit, ku, doemos, e kishin qerasur…. Mendjen vërtet e kishte top,por jo shikimin.
SIdoqoftë, i hoqi granatës sigurecën dhe nderidorën prapa, që ta degdiste tutje e tëhu, bash në gropën ku kishin përfunduar granatat e tjera mësimore. Por, nga që dielli që vazhdonte si i dremitur rrugëtimin e tij të zakonshëm nëpër qiell, i lëbyri cazë sytë, ose, ngaqë e kuptoi se granatën nuk do të mund ta vërtiste shumë larg, u kthye të merrte vrull, por mbeti cazë si i mëdyshur.
Këtu ndodhi mënxyra. Të tërë sa ishin aty përrreth, oficërë dhe ushtarë, lëshuan ca britma veshcjerrëse, që sikur i kallën datën Cufes, dhe ai, duke e marrëme mend se granata mund edhe t’i shpërthente, e lëshoi sa i hante dora dhe krahu,pa e ditur e se kudo të bitisej…
Duhet të sqaroj lëcitësit,se sic më rrëfente shoku këtëngjarje, andej nga Cufja hidhte vështrimin e tij humbarak, ndodhej gropa e ujërave të zeza të nevojtoreve dhe pak më tutjeklubi i kulturës që pasohej nga menca, zyrat, magazina e rrobave dhe pastaj fjetorja e ushtarëve.
Dhe, për djall, granata e flakur nga dora e Cufe shenjëtarit, bitisi jo në gropën e hapur nga ushtarët për hedhjen e granatave mësimore, por shi në gropën e nevojtoreve, ose sic e thotë populli, në gropën e halesë së repartit, që s’do mend ishte e ku e ku më e madhe se ato të zakonshmet ku menderosnin cdo ditë një tabor ushtarësh. Dhe tanimë që andej nuk u shpërthyen në hava, guricka, mbështjellë me re pluhuri, por rrëke ujërasht ë trasha haleje me kutërbime të ukubetshme, që lyen e përlyen gjithcka në një hapësirë të madhe, trupat e oficerëve dhe ushtarëve të shtrirë palmuc për tokë, dhe, cka ishte edhe më e beterosur, ato u hallakatën në muret dhe mbi catitë e ngrehinave e mësipërme të repartit, pastaj nëpërmjet dritareve të hapura për freskllëk, edhe brenda tyre, në tryezat e mencës, në librat e dhomës së kulturës, në mbulesat e shtretërve tëfjetores, në magazinës rrobave…
Por këto nuk ishin hicmosgjë para përlyerjes me copa të zeza të pëgërash të busteve të të Enver Hoxhës dhe Stalinit që komandanti mbante pranë njërës dritare të zyres së tij, të cilat ishin bërë sterrë.
Si mbetën të tromaksur nga kjo gjëmë brengëmadhe, të tërë, me oficerë dhe ushtarë,pa edhe guzhinierë, brofën vrikthi më këmbë, prekën gjokset, mullaqet e syfeteve të tyre, se mos, o perendi e madhe, ishin zografisur me cifla të asaj granate të mallkuar, dhe morën frymë lirisht, ndonëse duart iuqullosën nga shukat e lëngëshme të fekaleve, që u kullonin deri poshtë në grykë e në gjokse .
Daha më ligsht e kishte pësuar shkaktari i kësaj zallamahie, Cufja, që ishte plandosur në një pellgth muti dhe po zhgërryhej si derri në llum.
Por e keqjame e madhei priste oficero-ushtarët e ketij reparti më pas, sepse nga casti në cast edhe mund t’ia behte delegacioni me këshilltarët sovjetikë, qëi kryesonte as më shumë dhe as më pak, gjeneral-miku i Cufes.
Ndaj të tërë u turrën nga banjot, zhveshën rrobat që këllirë u qelbeshin për ibret dhe zunë të sapunoseshin,të laheshin e shpëlaheshin me ujë të nxehtë në dushe, pa e vrarë mendjen,vecanërisht oficerët ,se ishin hallate bythëjashtë.
Pastaj ashtu cullak,si I kishte bërë nëna, u sulën nga magazina dhe si mundën rrëmbyen rroba tëreja, se të ato që kishin veshur, disa ushtarë, roje,që nuk kishin pësuar këtë hata mënxyrëmadhe, po i mblidhnin,për t’i cuar në lavanteri.
Në këto e sipër, u bë sa kaq gjullurdi, sa nuk e merrte vesh qeni të zonë. Dhe kjo, sepse edhe një pjesëe rrobave në magazinë ishin bërë helaq nga ujërat e zeza që kishin vërshyer nga dritaret e hapura.
Ata ushtarë qënuk mundën tëgjenin rroba të reja në magazinë, zunë të hiqnin prej rrobave të tyre njollat e fëlliqura. Pati fat komandanti, që kishte ruajtur në raftin që mbante në zyrë,një uniform tjetër. Pastaj fshiu sa i bëri xixë bustet Envero-Stalinian e, madje edheme llapë, packa se ndjeu në gojë shijen e athët të lëngut urino-mutësor, duke mallkuar veten që i kishte dhënë urdhër nënoficerit të depos së armëve të sillte granatën ‘”pe vërteti’. Pra,mallkonte edhe Cufen që kishte shkaktuar tërë këtë katrahurë.
Kuptohet se më i sikletosuri i gjithëve ishte vetë Cufja, jo vetëm për kokëkrisjen e tij marroke, që kishte bërë,por edhe sepse, i veshur me rroba beharore, që ishin bërë helaq, tani rrekej të gjente një rrobë ushtari. Mirëpo,nga që ishte bufalaq, mezi gjeti një të tillë, por të vogël për përmasat e tij vëllimore dhe shëmbëllente tani me Shvejkun e romanit aq gazlotsjellës të shkrimtarit cek, Jaroslav Hashek.
Së fundi, edhe ajo shumë rëndësore, dy nga ushtarët, bojaxhinj të mbaruar, me pompa që ruheshin nëmagazinë, i futën fët e fët një të lyer me gëlqere ballinave të ngrehinave të llangosura aty- këtu me llumërat e bollshme qenefore dhe kësisoj zhdukën prej tyre ëdo shenjë dyshimtare.
Kurgrupi ushtarakëve sovjetikë me gjenaralmikun e Cufes vuri këmbë në repart, ata i priti me temenara, por zemërligështuar,komandanti dhe oficerët. Doemos, i priti edhe Cufja. Gjenerali zgurdulloi sytë , kur e pa atë të veshur ushtar. Por Cufja i ftilloi me lezet se kishte marrë pjesë në stërvitjen e ushtarëve për hedhjen e granatës, ndaj ishte veshur ashtu. Atëherë gjenerali e lëvdoi dhe ua shpjegoi këtë veprim të Cufes miqve të dashur sovjetikë, që e përgëzuan me fjalët: “Harosho, ocen harasho!“ (pra: “Mirë,shumë mirë!”).
Mirëpo atyre u bëri përshtypje një erëmim i krupshëm, që i bënte ata hera herës të mblidhnin buzët dhe të mbulonin fyejtë e hundëve me shami. Por jo gjeneralit, që fatlumturisht ato ditë i kishte këto të fundit të bukosura nga një flamë e sëkëlldisëse.
Atëherë Cufja, që kishte shtrydhur trutë më parë,si gjente një bicim shkaku të kësaj hataje që kishte ndodhur kaq papritur për gomarllëkun e tij me brirë, si me lezeti shpjegoi atij se ai erëmimi vinte nga një burim ujërash… termale që kishte shpërthyer pa pritur,diku pas kodrave, tutje repartit ushtarak .
Gjenerali zhgarrepsi sytë, por pasi I hodhi miku tnjë vështrim zhbirues për shpjegimin që i kishte tër cifërsirosur,u shpjegoi sovjetikëve c’kishte ngjarë. U bindën, a s’u bindën ata nga ky shpjegim i sajuar, këtë nuk emori vesh askush aty, por miqtë e shquar sovjetikë, dhe tok me ta edhe gjenerali madhor, u ranë druve shkurt, pra nuk e zgjatën shumë vizitën, sepse duhma kutërbuesenga ai burimi me…ujëra termale, ishte bërë pambarimisht e bezdishme.
Nga ana tjetër, gjenerali e mor ipak a shumë me mend, c’kishte ndodhur… Por, ngaqë më pas komandanti mbeti po komandant dhe Cufja, ndonëse rrallë, shihej të kalonte serbes nga rruga ku ndodhej reparti, kuptohet se i kishte vënë kapak kësaj meseleje,sepse, në fund të fundit, vec mutrave qe kishin pëllcitur në hava nga gropa e hales ose qenefit të hatashëm, merreni si të doni,dhe stërkalave të tyre,që kishin sjellë këtë duhmë hundëshpuese për gazep,pas hedhjës fatgremisur të granatës nga shenjëtari mësipërm namëmadh ,asnjë rrezik tjetër nuk kishte ndodhur në atë repart.