Sot në “Tropikal” Durrës, një kafe me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag, por edhe bashkëpunëtorin prej vitesh të gazetës kombëtare Nacional, me shkrime për artin, përkthime dhe ilustrime artistike për gazetën.
Me Gazmendin, gjatë kafes miqësore, biseduam për hartimin dhe konceptimin e Katalogut të punëve të tij artistike, kryesisht të portretit, me të cilën është bërë aq i njohur në Austri, Gjermani dhe perëndim, si dhe botimin e këtij katalogu nga Shtëpia Botuese Nacional, Tiranë.
Po kështu folëm për organizimin dhe kurimin e ekspozitës së punimeve të tij më të mira, afërsisht pas një viti, të kuruar dhe organizuar nga Qendra e Arteve dhe Kulturës Nacional, Tiranë, në sallën e ekspozitave Nacional.
Së fundi zhvilluam edhe një intervistë të cilën do ta botojmë në gazetën Nacional, të printuar dhe online, në numrin e 7 shtatorit 2024.
Mujë Buçpapaj,
Botues i gazetes “Nacional