Gazeta Nacional Albania

STUDIUESI DHE PUBLICISTI BEQIR SINA PROMOVON SOT NË TIRANË, LIBRIN ROB NJË BIOGRAFI PËR DY KOHË. Veprimtaria do tw mbahet sot 8 shtator 2022, ora 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar

STUDIUESI DHE PUBLICIST BEQIR SINA PROMOVON SOT NË TIRANË, LIBRIN ROB NJË BIOGRAFI PËR DY KOHË

Veprimtaria do tw mbahet sot 8 shtator 2022, ora 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar

Studiuesi dhe publicisti i mirënjohur Beqir Sina promovon sot në Tiranë, librin : ROB: Një biografi për dy kohë.
Veprimtaria do tw mbahet sot me 8 shtator 2022, ora 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar

Jeni te ftuar te merrni pjese.

Beqir Sina, ka lindur në internim, ndersa sot si publicist konsiderohet zëri i shqiptarëve në SHBA.
Ka lindur në një kamp internimi dhe në kushte përndjekje dhe syrvejimi kaloi kaloi32 vjet.
Libri trajton historinë e jetës së tij dhe të familjes ne internim ne kampin e punes ne kushte te veshtira nen shtypjen e regjimit komunist. Shkrimet dhe kujtimet e tij per kete periudhe flasin per disa nga personazhet e shquara te jetes politike te kohes se Mbreterise qe perfunduan ne internim dhe ne burgje dhe ai i ka njohur duke qene i internuar me nenen e tij.

Pas renjes se regjimit komunist me 1992, jetën e nisi nga e para me ikjen e tij në SHBA ku studioi gazetari, u bë një gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, pwr nw Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Është shembulli i një gazetari që nuk mbyllet në redaksi por gjendet gjithmonë në terren mes shqiptarëve dhe për shqiptarët. Për kontributin e tij në hapësirën e diasporës, Beqir Sina ka marrë titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.
Është kritik për zhvillimin e ngadaltë të Shqipërisë dhe për politikën e deritanishme dhe nuk i kursen fjalët për propagandën mediatike, siç e quan ai situatën aktuale në vend.

Beqir Sina eshte nderuar nga Presidenti i Shqiperise Bujar Nishani por edhe nga Bashkia e New Yorkut.
Bashkia e Bronx-it dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nderuan gazetarin Beqir Sina
për punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit në gjuhën shqipe.

Beqir Sina, eshte gazetari me i palodhur, me i dashur dhe me i respektuar ne komunitetin Shqiptar ne Amerike, Nju Jork.
Diplomuar ne Gazetari dhe Shkenca Kompjuterike ne Kolegjin New York Tech në Brooklyn, ai eshte bashkepuntor i rregullt i Gazetes Bota Sot dhe i shumë mediave në Shqipëri e Kosovë, si gazeta Nacional.
Ka shkruar mbi 4 mijë shkrime, ka bërë dhjetra intervista, dhe ka fotografuar presidentë, kryeministra, senatore dhe kongresmene amerikanë, artistë, lider të komunitetit, personalitete te shou – biznesit dhe te fushave te ndryshme.
Beqir Sina lindi dhe u rrit ne internim e kaloi 30 vjet në kampin famëkeq, ne Saver te Lushnjes. Pas renies se totalitarizmit ai u largua nga Shqiperia dhe nga viti 1992 jeton e punon ne New York.
Nga viti 1992 deri ne vitin 1994 dhe Punon ju nuk redaktor radion “Zëri dhe Kombit”, te themeluar nga i ati, Rasim Sina, aktivist i çeshtjes kombetare. Nga 1998 deri ne vitin 2003 eshte korrespondent i rregullt i Radio Kontakt në Tiranë. Qe prej vitit 2003 punon si korrespondent me axhensinë e lajmve Illyria News Agency INA dhe me gazetën Bota Sot, me gazetën Illyria, me gazeten Nacional, Tirane, dhe televizionet e komunitetit shqiptar ne Amerike.
Eshte anëtarë i shoqates se gazetareve amerikan ( i pavarur ) dhe është i akredituar si gazetar pranë Organizatë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.