PËRSHENDES POETIN RUDOLF MARKU PËR DEMASKIMIN QË I BËRI SOT NË NEWS 24, PARACAKTIMIT TË POETIT LAUREAT NGA NJË JURI INJORANTE QË VOTON QORRAZI PA NJOHUR ASNJË POEZI NGA KADNIDATI I PËRZGJEDHUR PREJ TYRE
Nga Sulejman Mato, poet, shkrimtar, studiues, essesit
Përshendes poetin Rudolf Marku për xhestin e tij qytetar të largimit nga një juri jo-poetike dhe e paaftë për të gjykuar rreth vlerave te poezise shqipe dhe sidomos për demaskimin që I bëri sot në Neës 24 kësaj jurie, injorante që nuk kishte lexuar as kandidatin e zgjedhur prej tyre.
Ishte i vetmi poet,madje dhe laureat, nga ajo pseudo juri, qe beri xhestin e largimit, nderkohe kater te tjeret as qe nuk duhej te pranonin te merrnin persiper nje detyre te tille, pasi nuk kane as te drejten morale dhe as te drejten profesionale te vazhdojne me heroizem aventuren e vet.
Kjo do te ishte njelloj sikur te ndodhte qe macet te gjykonin per qenin me te mencur apo gomeret te gjykonin per kalin me te shpejte.
Pershendes poetin Rudolf Marku për prononcimin e tij sot në TV Neës 24, ku solli fakte të injorancës dhe pafatësisë së katër anëtarëve të jurisë së poetit laureat. Është e turpshme që këta anëtarë të Jurisë nuk njihin asnjë poezi as titull libri nga kandidati i përzgjedhur prej tyre.
Ne e denim që juria ishte e mbushur me injorantë, puthadorë dhe njerëz të paintegritet professional që do të lexonin emrin që u ishte dhenë në xarf si në big brother, por që të vinte puna deri këtu, ku juria voton dhe propozon qorrazi, kjo nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend.
U bëj thirrje anëtarëve të mbetur të jurisë që të japin menjëherë dorëheqje dhe t’i japin fund kësaj komedie.
I bëjë thirrje Alda Bardhylit të japë dorëheqje, pasi denoncimi që bëri publiksht Rudolf Marku për fallsifikimin e procesit është shumë e rëndë për të dhe institucionin që përfaqëson ajo, përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës.