Gazeta Nacional Albania

Sulmuan me lëndë kimike ushtarët e uzinës së armëve, zbulohet se nga hynë ‘turistët’ në Shqipëri, Dyshime për spiunazh/

Gazetarja Klodian Lala ka raportuar për News24 se tre të arrestuarit e ngjarjes së mbrëmshme në Gramsh, kanë hyrë në vendin tonë tre muaj më parë.
Një prej tyre ka hyrë nga porti i Durrësit ku ka sjellë edhe makinën, ndërsa dy të tjerët kanë ardhur në Shqipëri nga aeroporti Rinasit.
“Situatë e qetë, numër i shtuar ushtarakësh.
Tre shtetasit e ndaluar, po merren në pyetje nga agjentet e Anti Terrorit dhe prokurorë dhe shërbime të inteligjencës.
Ata pretendojnë se janë në Shqipëri për të promovuar turizmin industrial dhe se këtë e kanë bërë edhe në shtet e tjera.
News24 ka mësuar se tre të arrestuarit kanë hyrë në Shqipëri 3 javë më parë, dy nga Rinasi dhe një nga pori i Durrësit ku ka sjellë edhe automjetit.

Po kryhen verifikime mbi vendin ku kanë qëndruar gjatë kohës që ishin në vendin tonë.
Në Gramsh mendohet të kenë ardhur tre ditë më parë, banorët këmbëngulin se të dhënat janë të sakta pasi makina që përdornin binte në sy në fshat”, ka raportuar Lala.