Gazeta Nacional Albania

THAÇI KA MË SHUMË SE 10 VJET QË DREJTON BISEDIMET – KOHA QË T’IA LËRË RADHËN EKIPIT TË RI.   Nga Harri Bajraktari

Takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte një hap në drejtimin e duhur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ky ishte një ndryshim nga sjellja e papërgjegjshme dhe fushata e presionit që Thaçi dhe aleatët e tij të vjetër dhe të rinj po I bënin kryeministrit Albin Kurti. Vetëm dy ditë më parë, Thaçi botoi në publik  një  seri fyerjesh e akuzash personale për kryeministrin. Një  president nuk mund të sillet kështu, sidomos në momente  kyçe.

Ai e ka fajësuar Kurtin se pse ka ngecur procesi I bisedimeve me Serbinë, mirëpo Thaçi ka dhjetë vjet që bisedon me serbët. E filloi qysh me Baroneshën Ashton, pastaj me Frederica Mogherinin. Shumë mire që zgjodhi negociatat. U nënshkruan shumë marrëveshje me Serbinë, mirëpo ato nuk u zbatuan. Serbia nxori shumë përfitime, sidomos në rrugën e integrimi europian, kurs Kosova gati asgjë. Presidenti Thaçi ishte shumë kritik për  BE-në në takimin e tij të fundit me zyrtarë gjermanë e francezë. Mirëpo, Thaçi ishte njeriu që drejtoi bisedimet në emër të Kosovës. Ai  është fajtor për marrëveshjet e dobëta, që kanë mbetur pa u zbatuar e përmos përfitimin nga Kosova. Pas një decade dështimesh që i kanë kushtuar Kosovës, është koha që Presidenti t’ia lërë, më në fund, dikujt tjetër drejtimin e bisedimeve.

Në zgjedhjet e fundit, Kosova votoi për një shumicë të re politike Pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jof ituesit e rinj, u takon atyre tani të qeverisin vendin dhe ta përfaqësojnë në bisedime me Serbinë, në bashkëpunim me SHBA dhe BE.

E mira është që Thaçi të tërhiqet nga procesi i  bisedimeve. Ka ardhur koha që Kosova të rifreskojë ekipin e negociatave. Le të shohim se çfarë mund të arrijë Kurti me vizionin e tij dhe partnerët e tij në LDK. Në vend që të përfitojë politikisht nga mospajtimet mes SHBA-së dhe Kurtit, Thaçi duhet të ndërhyjë për të ndërmjetësuar dhe për të ndihmuar që SHBA ta kuptojë më mire Kosovën dhe që miqësia në mes të dyvendeve të mos cënohet.

Mjaft me luftën e fjalëve dhe përçarje tpolitike. Kosova meriton më shumë se kaq. Let t’ia hapim rrugën një zgjidhjeje me bisedime të reja.

 

*Harry Bajraktari ështëthemelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat&Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit.