Gazeta Nacional Albania

Tri pyetje për shkrimtarët: Përse shkruani? Nga MEXHIT PRENCI

 

 

Tri pyetje për shkrimtarët: Përse shkruani? Për çfarë shkruani? Për kë shkruani?  Njeri  thotë shkrruaj për të kënaqur vetvten. Një tjetër thote shkruajj  kur me vjen per te shkruar. X, – shprehet se shkruan pas  impresoneve   që merr nga takimi me njerëzit, ngjarjet e situatat në një realitet të caktuarm dhe i hedh ne letër  te komunikoj me njerëzit me gjuhen e artit. Ndryshe Y, – e konsideron veten të veçantë dhe shkruan letërsi me një fantazi frelëshuar të pa arsyeshme. Shpjegimin e togfjalëshit “fantazi e pa arsyeshme” e gjej te thënja e Francisko Gojës:“Fatntazia e paarsyehme pjell përbindsha, ajo e lidhur me arsyen eshte mema e dijes dhe mrekulli e artit”.

 

2

Shkrimtarë të ndryshshem shkrujanë ndryshe kanë kendveshtrime te ndryshme, viziione të ndryshme. Kanë qasje të ndyshme edhe për njeriun (personazh në një vepër letrate):: dikush e vendos në qendër të veprës njeriun, një tjetër, u jep përparësi ngjareve, situatave, rrethanave, atmosferes  dhe objekteve. sipas  veshtrimit te tij subjektiv#ka sipas meje eshqë qasje e gabuar.

 

3

Shkrimtari që reflekton nje realtteti historik e bashkekohor të caktuar dhe e shndërron në realitet artistik në vepër, nëse nuk e vendos njeriun ( personazhin) në qendër të saj, nuk paraqet me vërtësi artistike realitetin jetësor në raport me  te vertetën e jetës..)

 

4

Unë jam me Euripidin, tragjikun e Madh dhe të fundit të Athinës. Në tragjeitë e tij pasqyrohet kriza politike dhe ideologjike në demokracinë skllavopronare të Athinës në gjysmën e dytë të shek.V  p.e re. Si “filosof i skenës” siç eshte quajtur Euripidi vuri në qendër të  veprës Njeriun dhe e paraqiti artistikisht siç është ai vetë ne realitetin ku jeton e punon

***

Ndërsa Eskili e paraqiti njeriun,  më të mirë sec ishtte ne realitetin jetesor ekzistues, si njeri ideal.

 

5

Togfjalëshi “e vuri njeriun ne qender te vepres “ me hallet e problemet e jetës, përveç kuptimit të mirfilltë  i jep  pergjigjen edhe pyetjes që shtrohet ne fillim të këtij shkrimi  e, në të njejtën kohë shpreh  të vettetën e jetës  se njeriu realisht është në qendër të jetës, çka i tillë duhet të jetë edhe  në veprën artistike në luftë me të keqen për të arritur të mirën, në luftë me regresiven për progrsiven, në luftë për  mireqenje, liri e drejtesi, kundër te fortit që sundon te dobtin.

 

6

Në dramaturgji, letërsi & kinematografinë  tonë shpesh autorët u japin përparësi ngjarjeve, situatave, rrethanave & objekteve sa njeriu del në plan të dytë. E kundërta është ajo që duhet: Njeriu ((personazh letrar ) është e duhet të jetë kryefjale e kryefjaleve në një vepër artistike.